MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

7 deputetë i kërkojnë Ramës interpelancë për të dhënë llogari - Thesari

E Hënë 19 Dhjetor, 2016
7 deputetë i kërkojnë Ramës interpelancë për të dhënë llogari

7-deputet-rama

Shtatë deputetë me një vlersim të çmuar intelektual, kanë kërkuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, në lidhje me shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 Ben Blushi, i cili tashmë e ka fiksim dhe dëshiron ta ketë sa herë në duel kryeministrin Rama, ka goditur në shenjë për duelin e radhës dhe më të madhin deri më tani.

Hapja e negociatave për Shqipërinë dhe shtyrja në afate ende të panjohura, ka bashkuar deputetë nga parti të ndryshme. Shtatë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përmes një letre zyrtare kërkojnë një interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, për çështjen e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Në një kërkesë dërguar kreut të Kuvendit Ilir Meta, deputetët, Mimoza Hafizi, Ben Blushi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Agron Duka, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka shprehin shqetësimin për shtyrje me afate të panjohuar të çeljes së negociatave për anëtarësim.

“Para pak ditësh, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian nuk vendosi asnjë datë për hapjen e këtyre negociatave, për shkak të mospërmbushjes së pesë kritereve të përcaktuara në të gjitha dokumentet lidhur me vendin tonë. Ne jemi të shqetësuar se çështja e integrimit po shtyhet në afate të panjohura, duke krijuar mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë. Hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj ne kërkojmë interpelancë urgjente me kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij e të qeverisë në këtë proces”, thuhet në kërkesën e shtatë deputetëve.

Sipas procedurës parlamentare zyrtari që thirret duhet të paraqitet në seancë të enjten. Por kjo normë vlen per Kryeministrat jo për Edi Ramën. Uroj mos kete frikë! – shkruan Blushi në një postim në Facebook

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?