MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Arrestohet shqiptarja në Amerikë per racizëm, sulmoi dy gra muslimane - Thesari

E Shtunë 10 Shtator, 2016
Arrestohet shqiptarja në Amerikë per racizëm, sulmoi dy gra muslimane

Emirjeta_Xhelili

Një shqiptare fanatike në Brooklyn të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arrestuar nga policia për islamofobi.

Shqiptari Emirjeta Xhelili, 32 vjeçe, mbështetëse e kandidati republikan Donald Trump, u ka tërhequr hixhabin dy grave myslimane.

Autoritetet e drejtësisë thanë se ajo ka sulmuar gratë natën e së enjtes rreth orës 01:30 minuta. “Ik zhdukuni nga këtu”, mësohet të ketë thënë gruaja.

“Ik zhdukuni jashtë Amerikës”, u ka thënë ajo më tej. Policia tha se shqiptarja u përpoq t’u griste mbulesën e kokës.

Kjo është Amerika, ju nuk duhet të jeni ndryshe nga ne”, ka bërtitur 32 vjeçarja. Rreth një orë më vonë, Xhelili ka postuar mesazhe të mbushur me urrejtje në Facebook në një llogari me emrin Maria Magdalena. Ajo akuzohet për krimin e urrejtjes.

Woman arrested for allegedly attacking two Muslim women

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?