MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Blushi: Rama nxorri shokët nga burgu. Metën e do deri në zgjedhjet e ardhshme (VIDEO) - Thesari

E Enjte 08 Shtator, 2016
Blushi: Rama nxorri shokët nga burgu. Metën e do deri në zgjedhjet e ardhshme (VIDEO)

ben-blushi4_1

Blushi: Rilindja në 3 vjet nuk ka bërë asgjë! Thërret shpirtra si, ‘fantazma’ e Saliut

TIRANë-“Sa erdhi në pushtet Rama e nisi me shprehjen ‘burgu’. Ju kujtohet kur thoshte burg, burg, burg…? Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që nuk e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg. Ky njeri është Ilir Meta. Këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri ditën kur Rilindja do hyjë në zgjedhje. Megjithatë ky nuk është më problemi im”. Këtë deklarate të fortë e bëri sot në parlament, deputeti socialist Ben Blushi qe tha se Rames i duhet njohur merita per dicka.
“Ai edhe ka nxjerre disa njerez nga burgu dhe kete merite duhet t’ia njohim. Edi Rama ka nxjerre disa shoke nga burgu. Ka nxjerre deputete, kryetare bashkish njerez qe kane perdhunuar dhe kane vrare me doren e tyre”.

Blushi ka kritikuar ashpër të majtën në qeverisje duke i akuzuar së dështimet i fshehin duke përdorur Sali Berishën. “Rilindja e Saliut” e ka cilesuar fjalimin e tij Blushi. Blushi tha se Rilindja në 3 vjet ka dështuar në çdo premtim që ka bërë për popullin dhe se është shndërruar në një evokacion. Duke shpjeguar, evokacionin, deputeti u shpreh: “A ka bërë Rilindja gjë të mirë në këto 3 vjet? A ka bërë Rilindja në këto 3 vjet që duhet? Rilindja ka bërë një gjë, ka bërë një evokacion. Evokacion do të thotë të krijosh, apo të thërresësh një fantazëm, rit, kult cfarëdo, Rilindja e ka këtë , thërret fantazmën e Saliut, cdo ditë, cdo vakt, në Dibër, Tiranë e kudo. E thërret Saliun si ndihmë, sa herë që nuk funksionon si duhet, sa herë ekonomia është e ulët, e kanë kthyer Saliun në problem. E shfaqet Saliu, ju vjen në sallë e ju ndihmon. Kjo vazhdon të ndodhë, si ta nxjerrim Saliun e të na shpëtojë të gjithëve. Ka për të ndodhur deri ditën e zgjedhjeve. Rilindja nuk heq dorë nga evokacioni, dhe Saliu nga Rilindja, Rilindja mendon se Saliu është një fantazëm, PD mendon se është një shpirt. Të dyja e kanë shpëtim.”

 

 

FJALIMI I PLOTE I BLUSHIT
Nuk mund të shenjohet më shëmtuar tre vjetori i kësaj qeverie sesa me një akt normativ që propozon shkurtime të shpenzimeve publike dhe e fut ekonominë e vendit në një rrugë të panjohur.
Propozimi që vjen sot nga qeveria krijon dyshime të forta se rritja ekonomike në muajt që vijnë do të jetë shumë e vogël për te mos thënë e papërfillshme.
E di qe ekspertet e qeverise jane shume te ndjeshem kur vjen puna te rritja.Ne vitin 2013 ata parashikonin se do ta mbyllnin mandatin me 5 per qind rritje. Jemi me pak se nje vit nga skadimi i mandatit dhe rritja ekonomike mezi ka kaluar gjysmen e ketij parashikimi pra dicka me shume 2.5 per qind. Nuk jam i bindur nese ky vit do te mbyllet me tre per qind rritje, e megjithate edhe nese kjo ndodh do te ishte nje statistike e cila nuk i shton asgje ekonomise ne terma konkrete.
Por meqe jemi ekzaktesisht ne fund te vitit te trete te qeverise se rilindjes ja vlen te bejme nje bilanc.

Cfare ka ndodhur ne tre vjet?
Disa jave me pare, po shihja si e ben bota vleresimin per nje kryeminister.
Pas Brexit, kryeministri David Cameron dha doreheqjen. Natyrisht ishin me mijera kriktikat dhe gjykimet qe iu bene por ajo qe mbahet mend ishte vetem nje fjali e nje deputeti konservator i cili tha: sot iku nga puna nje njeri i cili i siguroi qytetareve britanike miliona vende pune.
Ja pra si i vlereson Evropa njerezit qe ngarkon me pushtet.
A mund te thuhet kjo per Rilindjen pas tre vjtesh pune? A ka njeri qe mund ta mbroje kete koalicion restorantesh se ka shtuar vendet e punes, se ka rritur ekonomine, se ka sjelle me shume investime, se ka futur me shume femije ne universitet,se ka garantuar shendetesine falas se ka ndryshuar modelin e te berit biznes, se ka nxjerre mijera njerez nga varferia dhe se ka rritur pagat apo pensionet.
Fatkeqesisht asgje ka keto nuk ka ndodhur dhe une mund t’ua marre me rradhe nese doni.

Po filloj me punesimin.
Parazitet veterane te Rilindjes qe folen se fundi ne kampet e lluksit ne Jale, perpara femijeve qe benin plazh thane se pothuajse e kemi arritur premtimin e 300 mije vende te punes. Materiali qe kemi sot perpara i paraqitur nga vete qeveria deshmon se papunesia ne vend, pas tre semetrave me rradhe ne ngritje, me ne fund eshte ulur me 0.8 per qind ne semetrin e fundit pra ne maj qershor. E megjithate, sipas ketij vleresimi ajo mbetet 223 mije vete. Kjo do te thote, gjithnje sipas qeverise se papunesia sot eshte afro 17 per qind cka perben papunesine me te larte ne Evrope dhe ne Ballkan.
Askush nuk e di sa vende pune ka hapur Rilindja ne tre vjet por ajo qe dime te gjithe eshte se nga Shqiperia kane ikur te pakten nja dyqind mije vete qysh se Rilindja ka ardhur ne pushtet qe do te thote se Rlindja ka hapur me shume vende pune jashte Shqiperise se sa ne Shqiperi cka eshte dicka me te cilen pa dyshim mund te krenohet.

Kalojme te varferia.
Kjo eshte nje teme per te cilen Rilindja nuk do te degjoje. A me thote dikush sa shqiptare ka nxjerre kjo qeveri nga varferia? Sa shqiptare te mjere kane sot me shume te ardhura se para tre vitesh per te blere, per te paguar shkollat, spitalet dhe buken e perditshme? Per fat te keq askush nuk e di. Nje veteran i Rilindjes thote se kemi rritur ndihmen e ekonomike. Ne fakt fatura sociale e Rilindjes eshte e persekutuara e madhe. Sa here ka shkurtime buxheti ajo copetohet dhe futet ne griresen e shpenzimeve publike.

Por nese nuk e dini ju them une sa te varfer ka Shqiperia:400 mije vete qe jetojne 400 leke te vjetra ne dite,500 mije pensioniste qe jetojne me afro 100 euro ne muaj. Ja pra sa eshte varferia.
Kalojme te Arsimi, se kjo eshte nje teme e madhe qe keto dite po kthehet ne ankth. Degjoj ministren qe thote kemi ndryshuar rregullat e hyrjes ne universitete. Nga ky sistem i ri kam kuptuar vetem dicka:femijet nuk shkojne ne universitete ne baze te dijes por ne baze te aplikimit. Pra ata kane mesuar tre vjet dhe kane marre rezultate te mira penalizohen sepse ministria ka ndryshuar tekniken e pranimit ne shkollat e larta. Une nuk pres qe Rilindja te korrektoje ndonje gje por cudia ime eshte si ka mundesi qe ne cdo vend qeveria kerkon te fuse me shume femije ne shkollat e larta publike ndersa ne Shqiperi qeveria ben cmos per te futur me pak.

Kjo qe po ndodh me arsimin ditet e fundit eshte nje teknike tipike e Rilindjes: te penalizon per ate qe di dhe te favorizon per ate qe dukesh. Pra humb shkollen per ato qe ke mesuar dhe e fiton per ato qe ke kerkuar.

Kalojme tek Ndertimtaria. Kjo eshte nje ceshtje per te cilen nuk mund te mos flas duke qeshur. Rilindja ketu ka bere nje cudi: ka krijuar mijera km filma qe shfaqin susksest e Rilindjes Urbane. Sa here qe me qellonte te merrja pjese ne ndonje nga eventet e Rlindjes deri para disa kohesh, aty shfaqej nje film. Me dukej vetja si ne kinemate e koheve te vjetra qe para filmit je i detyruar te shohesh nje dokumentar me draper dhe cekan me kazma dhe lopata. Cudija eshte se filmat mbi rruget e rilindjes jane me te gjate se vete rruget. A mund te ndodhe kjo? A ka vend qe prodhon me shume kilometra filma per rruget se me shume kilometra rruge.

Per te treguar sa rruge ka bere Rilindja po marre nje rast. Rrugen qe lidh Elbasanin me Tiranen. Ne janar te vitit 2014 nje perfaqesues i Min transporteve tha ne komisionin e jashtem se ne fund te vitit 2014 rruga do ishte mbyllur. Para dy ditesh serish ne komisionin e jashtem nje tjeter perfaqesue e i kesaj ministrije tha se shpresojme te mbyllet breda vitit 2017. Jam i bindur qe nuk ka per te ndodhur. Per Rrugen e Elbasanit ne vitin 2017 do kete nje film por nuk do kete nje fund kjo eshte e sigurt.

I dhashe keto shembuj per te treguar se sa pak shprese duhet te kemi tek ndryshimi i ekonomise ne muajt dhe vitet qe vijne.

Sipas meje nuk ka shprese me kete model ekonomik i cili serish favorizon te pasurit ndaj te varferve, i cili serish bazohet tek taksa e sheshte,i cili nuk nderton por zbukuron, i cili nuk krijon por imiton.

Ky eshte modeli i Rilindjes.Rlindja eshte aftesija per te krijuar efekt pa punuar.Aftesia per te krijuar zhurme pa kenduar. Aftesija per te shitur pa prodhuar. Shume njerez ne fakt me pyesin a ka ndonje gje qe Rlindja e ka bere mire dhe une sot dua ti pergjigjem. Po ka dicka qe Rlindja e ka kthyer ne perfeksion. 

Ky eshte vokacioni per te krijuar evokacion.
Evokacioni eshte aftesia per te thirrur shpirtra apo fantazma permes nje rituali te caktuar.
Une besoj se Rilindja e ka kete aftesi. Ajo e therret fantazmen e Saliut sa here te doje. Diten dhe naten, ne dreke dhe pas dreke ne Tirane, ne Shkoder ne Vlore ne Kavaje dhe ne Diber.

Sa here Rilindja ka nje problem kryen nje evokacion. Therret Saliun ne ndihme. Dhe natyrisht Saliu si njeri i papertuar qe eshte nuk refuzon.Ai pergjigjet dhe e sjell fantazmen e vet. Edhe sot kjo po ndodh ne kete kuvend.Shqiptaret e kane votuar Rlindjen per ti qeverisur,por ajo eshte kthyer ne nje ritual okult:therret fantazmat ne ndihme dhe keshtu huton njerezit derisa te mbarojne zgjedhjet. Dhe kjo ceshtje me sa duket nuk ka zgjidhje sepse as Rlindja nuk heq dore nga vokacioni i evokacionit dhe as Saliu nuk ka ndermend te heqe dote nga te qenit nje fantazem qe ndihmon Rilindjen.

Ky eshte i vetmi ndryshim i Rilindjes me PD. Te dyja therresin ne ndihme Saliun sa here kane nje problem. Por njera e quan fantazem tjetra e quan shpirt.

Por nese doni te kuptoni se cfare ben Rlindja per ekonomine po ju jap nje te dhene tjeter.
E keni degjuar ndonjehere Edi Ramen te flase per ekonomine,per taksat,per pagat,per pensionet dhe per investimet e huaja?Pothuajse asnjehere.Ky flet per gjithshka perfshi krizat nderkombetare,vizat e kosoves,grushtin e shteti ne Turqi,zgjedhjet ne Amerike,ndeshjet e basketbollit ne NBA,librat e trajnereve te huaj,po per ekonomine shqiptare pothuajse kurre.

Ceshtja nuk eshte vetem se nuk di por sepse ekonomija nuk eshte prioritet i tij. Qe te bindeni po perpiqem t’ju jap nje statistike. Sot kjo qeveria ka kaluar 1000 dite ne pushtet.

A e dini si ndahen 1000 ditet e Edi Rames?
100 dite ne selfie. 200 dite ne avion. 300 dite ne stadium dhe 400 dite ne burg.
Qe ta spjegoj kete ceshtjen burgut se e di qe shume njerez do habiten.
Edi Rama eshte marre shume me burgjet. Pjesen me te madhe te ketij 400 diteshi qe ja ka dedikuar burgjeve, ka futur ne burg ata qe nuk paguanin energjine dhe ata qe ndertonin ndonje mur pa leje. E mbani mend kur thoshte burg burg burg, pa pushim.Dhe kete premtim e mbajti. Me sukses.Disa njerez vdiqen per shkak te kokefortesise se tij te njohur per te mbajtur fjalen e dhene.
Megjithate do isha i padrejte sikur te te mos e thosha te verteten deri ne fund.

Nje pjese te madhe te kohes qe ai ia dedikoi burgut nuk e harxhoi vetem per te futur njerez ne burg. Ai edhe ka nxjerre disa njerez nga burgu dhe kete merite duhet tia njohim. Edi Rama ka nxjerre disa shoke nga burgu. Ka nxjerre deputete, kryetare bashkish njerez qe kane perdhunuar dhe kane vrare me doren e tyre. Ata sot jane aq te lire sa mund ta votojne dhe ta duakstrokasin reformen ne drejtesi duke i dhene asaj shijen dhe dimesionin e pritshem nga gjithe nderkombetaret.

Por Edi Rama nuk ka bere vetem kaq.
Me bindjen se burgu sherben per te nxitur reformat, gjate ketyre 400 dite pune e perditshme ne sherbim te sherbimit te burgjeve ai ka arritur te binde edhe nje njeri se nuk do ta fuse asnjehere ne burg:ky eshte Ilir Meta. Dhe kam pershtypjen se kete premtim Edi Rama do ta mbaje me korrektese.Deri diten kur Rilindja te hyje ne zgjedhje.
Megjithate ky nuk eshte me problemi im.

/balkanweb/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?