MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Edi Rama kujdes me grekët, mos ti bësh "autogol" vetes! - Thesari

E Premte 25 Nëntor, 2016
Edi Rama kujdes me grekët, mos ti bësh "autogol" vetes!

rama_tsipras

Një zë këshillues nga Parisi për Edi Ramën dhe çështjen çame!

Në politiken e sotme shqiptare, “Liderët” qeverisës në pushtet, fatkeqësisht, kanë mësuar së “prapthi” politikbërjen, të cilës, jo vetëm që nuk ia dinë zanafillën, por, as nuk impenjohen t’ia mësojnë disa gjëra, qoftë’ edhe nga më elementaret, thjesht, për ti bërë vetes së tyre “nder”, që të mos ndihen si peshku pa ujë, përballë politikanësh perëndimorë, që janë të studiuar të fushës, plot “mastera” dhe eksperienca, pranë liderësh historikë.

“Tanët”, me shkolla nga më të pabesueshmet, piktor, doktor, ekonomist, etj…por askush i diplomuar për Shkenca Politike dhe pa asnjë “Master”, në fushën e politikës, Diplomuar, nga një vend Perëndimor, (se mastera të blera, kanë të gjithë shqiptarët), ndaj them, se, e kanë mësuar së “prapthi” politikbërjen shqiptare.

Kjo gje, jo vetem na zbret nivelin cilesor si Shtet, por, edhe na ekspozon akoma me shume se ne 26 vjet “anarshi aventurieresh”, jo vetem qe nuk mesuam gje, por, kembengulim si mushka te vazhdojme njesoj dhe me te njenjtet “protagoniste” amatore qe paguhen me parate e taksapaguesve shqiptare, per te mesuar ne politike, por te gjithe ne lenden e saj, jane “ngelsa” te notes 4. Vertet, ku po i [on mushka?

Politika sot nuk perben me “art” diplomacise, perkundrazi, perben, “vesn” me “kokderr” te qeverisjes ne krejt Globin, qe vuan si kurre me pare, “krizen” e Lidereve te mirfillte vizionere, te edukuar qe ne femijeri me kete qellim, te edukuar e studjuar ne shkolla dhe kolegje te posacme per kete profesion dhe diplomuar nga universitetet me te zeshme mbi shkencat Politike.

Pikerisht, per kete ata perbenin nje lider politikan te mirfillte, vizionere dhe rezultativ. Sot politikanet jane pa shkolla e studime mbi fushen e politikes dhe kur ngjiten ne pushtet me premtime e mashtrime, kujtojne se cdo gje qe ju vjen permbare per ta bere ne nje tavoline mes shokesh, mund ta hedhin po aq lehte ne “tryeza” politike nderfqinjesore me nje shtet tjeter.

Politika shqiptare, gjoja i hedhin “shashka” Greqise, per te kenaqur nacionalistet e camet zhgenjyer, jo per tju sjelle zgjidhje, aspak, thjesht, per tju vjele vota, jo se ju rreh zemra per camet, as qe behet fjale!

Keto “shashka” qe hodhen, le te bejne kujdes tani se mos ju pergjigjen greket me “bomba” reale se atje, ndonese Greqia eshte e rrenuar, aktualisht nga ekonomia, shpirterisht ajo qe nuk rrenohet kollaj. Eshte urrejtja qe kane per ne dhe i mban gjalle dhe respekti e dashuria e pakufishme qe kane per vendin e tyre, ku per te, te gjithe behen “nje” dhe jane nacionaliste te “Agimit te Arte”, si populli ashtu edhe ushtria dhe polica! Nuk eshte e lehte te depertosh ne shpirtin e tyre luftarak per nje ceshtje te tille qe kerkon, maturi, durim, dashamiresi dhe diplomaci te hollw.

Derisa BE-ja, e mori dosjen ne dore Came per ta shqyrtuar kete ceshtjes te pergjakshme dhe te neperkembur 70 vjet rresht, keto provokime, nga ana e Kryeministrit Shqiptar Edi Rama besoj se nuk ishin te nevojeshme. A e kupton ai se sa dem do i sjelle sonte ne intervisten e vet, ceshtjes Came. Ua garantoj se ai sot, po ju jep grekeve “armet per ta luftuar”

Ai sot po bisedon per ceshtje qe duhet te fliten “koke me koke” me Homologun e vet Aleksis Cipras qe po sillet, shkelqyshem nga ana e politikes se vet, greke, duke mbajtur distance dhe refuzuar vizitat e tij ne territorin shqiptar. Paralameroj se, sot Edi Ramam po shenon “autogol” ne porten e tij! Te tjera do te thote Edi Rama dhe te tjera do interpretohen nga ato qe do  thote Ai ne shtypin grek,

Kryeministri Edi Rama qe sot, do te kete shansin qe ti flase popullit grek, nepermjet gaztareve Papahellas, Cima dhe Teloglu, te beje kujdes ne tonin e tij “ironik” dhe ate “provokues”, do ishte mire, ti lere ato, ne nje “kremaster” ne garderoben e Kryeministrise, por jo ti shpalose para zoterinjve gaztare grekem se sikurse populli shqiptar e thote, « Mendjemadhesia shkon kaluar, por kethehet ne kembe ! »

Ceshtjen Came vetem europa duhet ta zgjidhe, sepse ishte ajo, qe vendosi per “denimin e tyre”, jo greqia, qe e vetme nuk mund te ndermerrte dot nje hap te tille! Europes, duhet ti ushtronim, kete presjon ne shqiptaret jo fqinjit grek. Ai eshte krejt i pafuqishem te jape nje zgjidhje te tille. Nuk mund te hyjme ne lufte me fqinjin dhe ai, ndonese eshte i dobesuar ekonomikisht, ne ceshtje lufte me te, “na ka ne dore”, sepse ne 1997, kur ushtrine shqiptare e rrenoi Sali Berisha, ate ushtri “e rindertoi” Ministria e Mbrojtjes greke me ushtaraket e saj me te specializuar te cilet, disponojne cdo pellembe te Shqiperise dhe njohin detajisht gjithshka mbi strategjine ushtarake shqiptare.

Nese, “shkojme per te vene vetulla”, mund te humbasim edhe syte, pasi greku, ka nje maraz te madh me shqiperine, per te cilen ka blere me mijra shqiptare qe u pajisen me dokumenta “vorio-epirotesh” qe sot figurojne ne borderote financiare greke si perfitues rrogash e pensionesh mujore nga Ministrie perkatese greke dhe greqia do e kete gojen plot, kur te thote se Vorio-epirin e ka me greke ne Shqiperi dhe kjo ishte edhe arsyeja qe mua me luftoi e persekutoi ai vend, sepse une si Kolonjare (pra, sipas tyre, vorio-epirote) duke qene edhe nje person Mediatik ne Greqi, jo vetem qe kisha kundershtuar te jem perfituese e ketyre lloj “privilegjeve te pista”, qe shoqeroheshin me dokumenta dhe te ardhura financiare mujore, por, ky qendrim imi, ndergjegjesonte edhe emigratet e tjere shqiptare qe te mos e shisnin identitetin e tyre, ne dem te Atdheut tone te shtrenjte Shqiperise.

Pra, nese provokohet nje lufte e pamatur ne kundershtim me “artin” e nje diplomacie te filtruar holle dhe shkojme drejt luftes, kini parasysh, se greku, (edhe sikur te goditet pas shpine nga Turqia, gje qe nuk ndodh sepse te dy vendet jane anetare te “NATO-s” do pranoje te humbase ishuj tek turku dhe te na jape ne nje mesim te mire” me ushtrine e tij te fortifikuar, mund te mund te na rrembeje ne menyre te ligjeshme (me shqiptaret e shitur ne vorio-epirote), dhe mund te depertoje dhe hyje pastaj deri ne Shkumbin, per te realizuar endrren e vet, mbi “vorio-Epirin” e lakmueshem dhe teresisht, shqiptar!

A i bejne llogari keto gjera? Apo kujtojne se “lufta” behet me gjela deti dhe jo me njerez, e bij nenash qe sigurisht, nuk do jene nenat e te tyre…!!!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?