MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Faqja e propagandës qeveritare Transparenca.al mbyllet me turp - Thesari

E Dielë 18 Dhjetor, 2016
Faqja e propagandës qeveritare Transparenca.al mbyllet me turp

Edi-Rama-Fuga

Pak më shumë se 1 vit pasi u hap me shumë fanfarë, faqja e internetit me anë të të cilës qeveria e kryeministrit Edi Rama tentoi të kundërshtonte raportimet e medias dhe akuzat e opozitës, është  mbyllur në mënyrë aspak tranparente.

Që nga kjo fundjavë, faqja e hapur nga Këshilli i Ministrave për të kundërshtuar raportimet e medias dhe akuzat e opozitës, të lidhura me korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit është “offline,” duke sinjalizuar fundin e një prej eksperimenteve më të debatuara publike të qeverisë ‘Rama.’

Mbyllja e portalit vjen pas disa muajsh rrallimi të aktivitetit. Postimi i fundit në faqe i përket datës 16 nëntor, ndërkohë që në muajin tetor ka pasur vetëm një postim dhe asnjë postim në muajin shtator.

Burime brenda qeverisë i thanë BIRN në muajin tetor që Kryeministria kishte vendosur ta mbyllte portalin, pa dhënë shpjegime specifike për arsyet që i patën shtyrë në këtë vendim.

E lançuar më 15 tetor 2015, me anë të një deklarate të Drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, Transparenca.al, premtonte se do të kthehej në një pikë referimi për gazetarët dhe publikun e gjerë.

Screenshot Transparenca.al

“Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një nismë të re; transparenca.al është portali i ri online, në të cilën ne si qeveri do të ofrojmë gjithë informacionin e nevojshëm, për çdo akuzë apo pretendim të ngritur qoftë nga media, qoftë nga opozita,” deklaronte Fuga në një deklaratë të regjistruar në video.

“Me shpresën se ky portal do të kthehet në një pikë referimi për gazetarët, të cilët do të kenë mundësi të informohen përpara se të shkruajnë, por edhe për publikun e gjerë,” shtonte ai.

Por megjithatë, pak më shumë se 1 vit pasi u hap, rekordi i këtij instrumenti propagandistik i pashoq në botën perëndimore, ka qenë i zbehtë dhe nuk i ka ndaluar raportimet kritike të medias ndaj qeverisë ‘Rama,’ dhe as akuzat e opozitës.

Madje, sipas opinionit të shumë gazetarëve dhe ekspertëve të lirisë së medias në Shqipëri, e vetmja arritje e portalit të “përgënjeshtrimit të lajmeve,” ishte ta bënte qeverinë të dukej edhe më pak transparente ndaj publikut dhe medias.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?