MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Hajduti zbulon pedofilin - Thesari

E Premte 20 Dhjetor, 2013
Hajduti zbulon pedofilin

Pedophile

Nëse keni dyshuar ndonjëherë nëse ka një kod të pashkruar nderi mes kriminelëve, që përcaktojnë sjellje të caktuara që nuk mund të tolerohen, konsideroni këtë ngjarje:

Sipas policisë një hajdut në jug të Spanjës i cili hyri në një shtëpi dhe vodhi një video kamera të vjetër Super-8 dhe disa kaseta, zbuloi i tmerruar me sytë e tij përmbajtjen e rëndë grafike të videove që shfaqnin një njeri i cili abuzonte seksualisht me djem të vegjël.

Hajduti i fut kasetat në një zarf dhe e vendos zarfin poshtë një makine të parkuar. Pastaj merr në telefon policinë nga një telefon publik dhe i drejton ata për të shkuar e për të gjetur zarfin me kaseta.

Brenda zarfit, policia gjeti një letër me adresën e shtëpisë së pedofilit dhe një mesazh nga hajduti ku thuhej:
"Pata fatin e keq që këto kaseta të bien në duart e mia dhe ndihem i detyruar ti dorëzoj ato te ju që ju të keni mundësi të bëni punën tuaj për ti vënë prangat dhe që ta dënoni me burgim të përjetshëm personin që ka kryer këto akte."

Policia kombëtare spanjolle konfirmoi të enjten se arrestoi këtë javë në shtëpinë e tij një 64-vjeçar pedofil - personin që i ishte vjedhur shtëpia - në kryeqytetin e provincës jugore të Jaen.

I dyshuari është një trajner lokal futbolli, i cili jetonte vetëm. Ai joshte disa prej lojtarëve të tij të rinj për të shikuar video pornografike së bashku dhe pastaj seksualisht i keqtrajtonte ata - tha policia.

Policia ka identifikuar katër djem minoren të cilët ishin viktima të abuzimit të dyshuar, duke përfshirë një 16-vjeçar që mund të jetë abuzuar për gjashtë vjet rrjesht.

Pedofili kishte raportuar vjedhje në shtëpinë e tij në polici, duke renditur pajisje të ndryshme elektrike të cilat janë vjedhur. Por ai nuk e përmend as kamerën as kasetat ne denoncim - tha policia.

Në shtëpinë e tij, policia tha se gjetën kaseta të tjera me përmbajtje grafike të abuzimit seksual të djemve. Dhe po ashtu, janë ende në kërkim të hajdutit, atij "me ndërgjegje qytetare" - tha një oficer i policisë së Jean.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?