MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kur nuk keni çfarë ta bëni, shiteni votën! - Thesari

E Hënë 12 Shtator, 2016
Kur nuk keni çfarë ta bëni, shiteni votën!

ArtanFuga

Shitja e votes cinikisht dhe ne kushte te caktuara eshte nje sjellje qytetare racionale.

Etikisht quheni si te doni.

Perse racionale?

Sepse ai qe e shet voten mendon se politikisht kudo qe ta hedhi voten, per te gje nuk ndryshon, atehere rruga e vetme qe i mbetet eshte ta ktheje voten ne leter me vlere, ne nje cek, ne lek.

T'ja shesi atij qe e blen me shtrenjte, sikur shiten brreket e ndonje artisteje te madhe ne ankand. Kush i blen per 20.000 leke? Une! Ka oferte tjeter? 1,2,3... Iku u shiten !

Edhe une ashtu do ta shisja po ta mendoja! Me nje dopjo kadaif.

Shume e arsyeshme si zgjedhje.

Pse ata qe e japim voten ne shkembim te vendeve te punes, te tenderave, te privilegjeve, à nuk e shesin voten?

Perse e bleni voten me poste ministrash qe jepni per shkembim dhe ankoheni kur e blejne me leke ne dore, cash?

Cfare ndryshon, vec cmimit?

Pse mos e kthesh voten ne parà kur si parà ne histori kane sherbyer edhe kripa, erezat, peshku i thare, luget, pirunjte e argjende!

Cfare ka ketu per t'u ankuar?

Madje kur ua shesin drogaxhinjve, tregon se me mire konsiderohen ata sesa se nje zgjedhje tjeter. E rende jo?

Doni qe vota mos shitet?

Jepini asaj vleren politike qe ajo duhet te kete.

Bejeni politiken e besueshme e mos e mbyllni ate ne kutine e televizionit, diten enjte, si folkor urban, duke ngjitur ne tribuna elektorale lloj lloj klounash te eksituar nga narcizmi i fjalimeve te tyre.

Perse tufe idiotesh eshte mileti! Te degjoje brockulla!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?