MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

LSI i kërkon llogari Erjon Veliajt për sheshin "Skënderbej" - Thesari

E Shtunë 10 Shtator, 2016
LSI i kërkon llogari Erjon Veliajt për sheshin "Skënderbej"

erion-veliaj

Grupi i këshilltarëve të LSI­-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar për problematikën e trafikut të rënduar në sheshin “Skënderbej”. Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e planit për sheshin e ri, mirëpo kjo krijuar kaos me trafikun, pasi unaza e vogël nuk ka përfunduar. Kështu, grupi i LSI ka ashpërsuar gjuhën me Veliajn, duke kërkuar menjëherë që të merren masa për situatën në fjalë.

Ata i kanë dërguar një letër kreut të Bashkisë dhe atij të Këshillit Bashkiak që të merren masa për lehtësimin e trafikut. “Duhet të hapet sa më parë Unaza e Vogël e Tiranës dhe të jetë zgjidhje jo afatgjate”, shkruan letra. Gjithashtu LSI kërkon transparencë mbi fazat e projektit. Po kështu, LSI kërkon edhe zgjidhje të çështjes së sheshit “Nënë Tereza” i cili mbyllet pasditeve.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?