MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Masakrimi i biznesmenit të huaj, policia shoqëron 9 persona në Tiranë dhe Durrës - Thesari

E Shtunë 10 Shtator, 2016
Masakrimi i biznesmenit të huaj, policia shoqëron 9 persona në Tiranë dhe Durrës

mitriiii-1

Ende asnjë i arrestuar për dhunimin e biznesmenit libanez me pasaportë amerikane Faad Mitri, makina e të cilit u përplas sot në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit dhe më pas u dhunua barbarisht nga 4 persona.

Siç bëhet me dije, janë shoqëruar 9 persona në Tiranë dhe në Durrës të cilët po merren në pyetje. Ka dyshime se autorët u larguan në drejtim të Durrësit pasi dhunuan në mes të rrugës sipërmarrësin dhe shoferin e tij.

Pasi u dhunua, biznesmenit iu dha ultimatum nga autorët që të largohej nga Shqipëria ose të ndërpriste punimet në Gjirin e Lalzit. Faad Mitri po investon në këtë zonë 1.5 miliardë Euro për një resort turistik.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?