MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Maturantët, Majlinda Keta: Në raundin e dytë, në protestë me studentët - Thesari

E Shtunë 10 Shtator, 2016
Maturantët, Majlinda Keta: Në raundin e dytë, në protestë me studentët

majlinda-keta

Ish-kryetarja e Forumit te Gruas se Partisë Socialiste Majlinda Keta e konsideron kapitullim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, kaosin e krijuar me regjistrimet e maturantëve në Universitete.

Në studion e lajmeve të Ora Neës, pedagogia dhe ekspertja e arsimit deklaroi se me kalimin e pandershëm të përgjegjësisë nga AKP tek Universitetet, MAS bëri klonimin më të keq të mundshëm të zbatimit të Ligjit të Lartë.

“Ministria e Arsimit dhe Sporteve është pothuajse jashtë funksionit me të gjithë institucionet në varësi. Unë them është kapitullimi total i saj. Në momentin që e kaloi përgjegjësinë që është e pandershme nga AKP-ja, drejt Universiteteve, ajo bëri klonimin më të keq të mundshëm të zbatimit të arsimit të lartë, e cila kishte pretenduar ndërtimin e një strukture, QSHA-së. Si të thuash u klonua mënyra me të cilën u delegua drejt universiteteve. Jo zonja ministre, kjo nuk është delegim drejt universitetet, sepse universitetet në kohë rekord gjithmonë do të bëjnë gabime për më tepër, them është e kapitulluar sepse ata që shërbenin për hedhjen e të dhënave për studentët që konkurronin, janë të rinj të cilët nuk njohim ndryshueshmërinë fatale të kurrikulës së shkollës së mesme dhe kemi “marrë në qafë” shumë të rinj”- tha Keta.

Ndërkohë, ajo e cilësoi të turpshme reagimin e MAS përballë shqetësimit të maturantëve dhe vetë problemin. Ajo kërkoi të mblidhet menjëherë një Task Forcë emergjence dhe të ndryshohet formula e përzgjedhjes.

“E para të mos dali ministrja. Të dalin stafet teknike dhe të shpjegojnë në detajë për të rikthyer besimin që kjo që do të ndodhë, do jetë një hap i dytë, i cili unë them hapi i dytë përsëri do sjelli si rrepa, etj, etj. Duhet të ndryshojnë formulën urgjent. Mbas stafeve teknike, duhet të dalin stafet politike. Duhet të mblidhet një task force emergjente që të heqë dorë nga kjo formulë që është dhe të kthehet në një formulë tjetër”- tha Keta.

Majlinda Keta paralajmëroi qeverinë të mos shpërfillen protestat e studentëve, duke kujtuar se Shqipëria i ka provuar se çfarë do të thotë kur bulevardet mbushen me të rinj.

“Kur bulevardet mbushen me të rinj. Shqipëria e ka provuar ç’është ’90-ta dhe është një rast i rrezikshëm. Por kam bindjen që në raundin e dytë nuk do të jenë me të rinjtë, do të jenë edhe me të rriturit. Dhe një nga ata do të jem edhe unë që do të bashkohem në raundin e dytë. Të ndryshojnë formulën, të ndryshojnë konceptimin sepse Shqipëria ka universitete të gatshme, ka stafe për të pritur, por nuk ka kohë për mediokritet, dhe mekanizma të korruptuar për ardhjen në universitete”- u shpreh pedagogia Majlinda Keta.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?