MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Mësuesja josh nxënësin 16- vjeçar me këto foto seksi - Thesari

E Enjte 21 Nëntor, 2013
Mësuesja josh nxënësin 16- vjeçar me këto foto seksi

teacher_sx_1

Një mësuese në Britaninë e Madhe u ndalua sot që të ushtrojë këtë profesion pasi kishte një marrëdhënie seksuale me një nxënës 16- vjeçar, të cilin e joshte me foto seksi në Facebook.

Clare Horton, 33 vjeç, i dërgonte mesazhe adoleshentit në rrjetin social, përfshi portrete seksi të vetes.

Sipas Daily Mail, një komision disiplinor dëgjoi se si mësuesja e kishte thirrur nxënësin për të rishikuar disa detyra dhe më pas e mori në shtëpi dhe bënë seks në divan.

Pasi bënë seks, ajo e dërgoi nxënësin në shtëpi dhe shkoi që të merrte dy fëmijët.

Në atë kohë, ajo po kalonte një periudhë të vështirë divorci.

Ajo deklaroi se kishte vetëm miqësi me nxënësin.

Ky i fundit nuk pranoi që të ngrinte akuza, duke cituar për këtë motiv besimin e tij strikt fetar.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?