MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Gjobëvënje në New York. Gjobëvënësit, viktima dhe polici i korruptuar, të gjithë shqiptarë (Video) - Thesari

E Mërkurë 04 Dhjetor, 2013
Gjobëvënje në New York. Gjobëvënësit, viktima dhe polici i korruptuar, të gjithë shqiptarë (Video)

red_dervishaj

Të gjithë protagonistët e kësaj ngjarje të rëndë janë shqiptarë.

Mediat e Nju Jorkut në SHBA shkruajnë se një oficer policie në Nju Jork është nën akuzë pasi së bashku me vëllain e një prej kriminelëve më të kërkuar shqiptarë u vinte gjoba bizneseve në zonën e Queens.

Bizneset duhej të paguanin ‘mbrojtje mujore’.

Bëhet fjalë për disa biznese, por prokuroria ka cituar një rast të veçantë, atë të një pronari restoranti nga Shqipëria.

Ai sapo kishte hapur një restorant në Astoria kur u vizitua nga Redinel Dervishaj, një kriminel shqiptar.

Pasi i tha se “duhet të paguash që të veprosh në lagjen tonë”, pronari i restorantit thirri oficerin e policisë, Besnik Llakatura.

Por në vend të ndihmës, Llakatura, që punonte bashkë me Dervishajn, i tha pronarit të restorantit që të paguante “pasi këta njerëz e kanë në pronësi Astoria-n”.

Sipas prokurorëve, Llakatura i tha pronarit të restorantit që të mos i telefononte policisë.

Madje i tha se edhe familja e tij ishte në rrezik.

Në një rast të mëvonshëm, një nga pjesëtarët e grupit, Denis Nikolla, e kërcënoi pronarin e restorantit me armë.

E kështu ai nisi të bënte pagesat, në total 24 mijë dollarë. Llakatura mori rreth 6 mijë dollarë.

Por Llakatura nuk e kuptoi se pronari i restorantit kishte shkuar tek FBI, që i kishte dhënë atij paratë për pagesat.

Daily News shkruan se Llakatura, që është i martuar e me fëmijë, është nën akuzë edhe se ka përndjekur dashnoren e tij, e cila vendosi që ta linte.

Policia madje ka përgjuar një telefonatë ku Llakatura i thotë të shoqes që të zhdukë arsenalin e armëve që kishte në shtëpi, pasi dyshonte se e ndiqte policia.

Llakatura është po ashtu nën hetim pasi akuzohet se bashkë me katër oficerë të tjerë policie ka masakruar një motoçiklist me ngjyrë.

 

 

http://www.fbi.gov/newyork/press-releases/2013/new-york-city-police-officer-and-criminal-associates-charged-with-extorting-queens-restauranteur

Mendimi juaj
08 Shtator, 2016 03:03 UTC
Daku
Kush esht ky mo
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?