MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Ja si mashtroi Rama pensionistët me zë e me figurë (Foto) - Thesari

E Mërkurë 25 Mars, 2015
Ja si mashtroi Rama pensionistët me zë e me figurë (Foto)

ramapension

Dy javë më parë, teksa përuronte zyrën e rikonstruktuar të ISSH në Tiranë, kryeministri, me dorën në qafë pensionistëve u premtonte:

…unë dua të them se jam shumë i lumtur që gratë dhe burrat, gjyshërit dhe gjyshet që janë rreth 100 mijë që vijnë në këto dyer, nuk do të vijnë më këtu si në kohët më të këqija të radhëve të qumështit, duke pritur a do vijë apo s’do vijë qumështi dhe duke u shtyrë me njëri-tjetrin për të marrë një copë letër apo për të marrë pensionin e tyre.

Fjalë prekëse! Prej një biri të devotshëm që i qan hallin pensionistëve të gjorë, që kujton rradhat e gjata e të mundimshme të qumshtit që kanë mbajtur në rininë e tyre, për të rritur me shumë mundime ata që sot i mashtrojnë. Por nëse atëhere mbanin radhat për të blerë, sot i mbajnë thjesht për të marrë atë që u takon. 

Fotoja më poshtë nuk është marrë as nga rradhët e dikurshme të qumshtit, as nga epoka para premtimit të kryeministrit, por SOT, e mërkurë 25 mars, 2015! Dy javë pasi Rama dha premtimin e gënjeshtërt.

Ja ku janë gjyshërit e gjyshet... në këto dyer, që presin këtu si "në kohët më të këqija të radhëve të qumështit, duke pritur a do vijë apo s’do vijë qumështi dhe duke u shtyrë me njëri-tjetrin për të marrë një copë letër apo për të marrë pensionin e tyre".

Dhe kjo ndodh çdo ditë, në kohë të mirë, apo në shi, siç gdhiu edhe ky mëngjes.


Nëse kanë gënjyer kryeministrin, ose kryeministri ka dashur të ndodhë ashtu siç ka thënë por nuk është i zoti ta bëjë, apo nëse e dinte se s’ndryshon asgjë, por mendon se ky milet ha çdo çorbë që ti i nxjerr përpara, kjo pak rëndësi ka. "ME ZË E FIGURË", siç i pëlqen ta quajë ai vet të vërtetën, premtimi që u bëri pikërisht nga kjo derë pensionistëve është një GËNJESHTËR E PASTËR.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?