MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Qelbësirat që merren me notat e Mirelës - Thesari

E Hënë 21 Nëntor, 2016
Qelbësirat që merren me notat e Mirelës

mirela-proteste

Mirela Ruko ka nota të ulëta? E pastaj? Kjo nuk të bën pjesë të qelbësirave. 
E kush do protestojë? Studentët e ekselencës janë anëtarë të FRESSH-it

Ka nisur një sulm gati parashtetëror ndaj Mirela Rukos, studentes që i hodhi salcë ne kokë ministres së korrupsionit të Arsimit. Arsyeja është e thjeshtë dhe tradhëton vetëdijen se me qeverisjen është bërë balta brum për të ushqyer makinerinë e propagandës. Se këta që qeverisin nuk honepsen edhe pse mund të fitojnë me 100%. Madje kjo mundet edhe të parathotë fundin e tyre si kastë e trashëguar politike.

Sot disa media me në krye Mero Bazen dhe paçavuren e tij politike Tema, publikuan dëftesën e notave të Rukos, ku vihet theksi te notat jo të mira. Por nuk mjaftohet me kaq Tema dhe sorrogatot e pushtetit. Me një urrejtje që përfaqëson lotin nga dhimbja që i shkaktoi veprimi i Mirelës pushtetit, ata mundohen ti ulin vlerën protestës së saj duke e përçmuar me një racizem provincial

Ja si e përshkruan Mero Baze atë:

...kemi sjellë dëftesën me notat e saj nga gjimnazi i fshatit, ku siç shihet Mirela nuk ka mundur dot të jetë as e para e fshatit si nxënëse e mirë, duke qenë poshtë mesatares.

I mëshon fjalës "fshat" Mero, sikur vetë mos ketë ardhur nga ferrat e ndonjë kënete të errët, por sikur të ketë mbirë nga fara e civilizimit qytetar.

Në fakt protesta nga këta studentë do të bëhet, pasi ata të ekselencës janë anëtarësuar në FRESSH. Por nuk është këtu çështja. Ky sulm tradhëton frikën e madhe të pëhapjes së protestës, duke denoncuar te nota e ulët kredencialin e protestuesit. Nuk është kështu. Të jesh me nota të ulëta nuk të bën pjesë të qelbësirave. Dhe protestat do bëhen edhe pa pëlqimin e Merove të pushtetit të korruptuar deri në pacipësi. Ndaj nisur nga ky lloj trajtimi është e udhës të inkurajohet protesta dhe bojatisja e kësaj skote ministrash.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?