MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Rama vs. Becchetti - Thesari

E Hënë 11 Korrik, 2016
Rama vs. Becchetti

rama-becheti

Nese kjo mes investitorit plot xixa e zhurme italian Francesco Beccheti dhe kryeministrit shumengjyresh te Shqiperise ka qene nje loje e rrezikshme pokeri, atehere me zhvillimet e fundit dhe dinamiken e kesaj loje mund te thuhet pa frike se pronari i Agon Channel, te mbyllur prej mese nje viti, pritet te hedhe ne tryeze nje Flosh Imperial duke e fituar ate ne menyre te bujshme.

Elementi i pare i analizes te çon tek drama me e madhe e kryeministrit Rama, te cilit ne gjithe kete beteje sa te shemtuar aq edhe te trishte krijohet pershtypja se e shqeteson vetem buja, si pjese e formes kunder permbajtjes.

Por ata qe njihen sadopak nga afer me Becchetin do kishin thene se pervec milionave te eurove qe ai do fitoje nga proceset gjyqesore, i intereson me shume, pikerisht buja. Ndaj kjo perballje e kryeministrit te vogel te nje vendi ish komunist, me sistem drejtesie te shkaterruar e te shkaterrueshem dhe nje investitori italian me humor lehtesisht te ndryshueshem do rezultoje me nje finale plot drame.

Po si ka filluar?

Beccheti, atehere djalosh i pasur, ka ardhur ne Shqiperi ne vitin 1993. Interesat e familjes se tij te njohur ne rrethet e biznesit te Romes  shtriheshin ne fushen e perpunimit te mbetjeve dhe energjise se ashtuquajtur te gjelber.

Beccheti thuhet se ka negociuar me kryeministrat e vendit per te çelur ne Shqiperi nje impiant te perpunimit te mbetjeve por per shkak te terrenit politik te lekundshem te vendit te shqipeve dhe marredhenieve  te korruptuara me drejtuesit e ministrive te linjes nuk ka mundur te realizoje kete projekt .

Nderkohe Shqiperia ka patur te tjere njerez te interesuar per perpunimin e mbetjeve. Njeri prej tyre ishte mentori mendor dhe psikologjik i kryeministrit te radhes pas zgjedhjeve te vitit 2013.

Kur qeveria e re e kryeministrit Rama, sekuestroi pasurite e kompanive te Becchetit, kerkoi ekstradimin e biznesmenit qe jetonte, sikurse ben edhe sot, ne lagjen Mayfair te Londres, analistet ishin sa te tronditur po aq sa konfuz per shkak te akuzes se bere me shume pompe ndaj Becchetit per evazion fiskal dhe larje parash.

Populli dixhital online beri ate qe turma e painformuar dhe politikisht e manipulueshme ka bere gjithnje: “linçimin e pronarit te hidrocentralit te Kalivacit dhe stacionit televiziv Agon Channel”.

Pas shurdhimit te momentit te pare, vete kryeministri beri ne televizione te ndryshme me shume se kater deklarata publike duke e quajtur Becchetin lares parash dhe televizionin e tij Agon si nje ndermarrje ku realizohej larja e parave dhe evazioni fiskal.

Ne atmosferen e ngarkuar te sulmit mediatik nga ana e kryeministrit Rama, dhe linçimit nga ana e socialisteve online ne rrjete sociale u hodh per konsum nje alibi ndihmese nga zyrat e specializuara te relativizimit te te vertetes sipas te ciles kete mision pastrues, kete beteje kalorsiake, kryeministrit te Shqiperise ia kishte kerkuar ne menyre konfidenciale kryeministri italian Renzi, duke i vene prokurorise shqiptare ne dispozicion, natyrisht ne sekret te plote , nje dossier te trashe me mekatet e faktuara te italianit Beccheti.

Kjo alibi ra menjehere privatisht e me pas edhe publikisht kur ambasadori Italian Gaiani e largoi Italine, prokurorine italiane dhe kryeministrin Renzi nga çdo deshire shqiptare per ti perfshire ne kauze.

Si mund te arsyetohej gafa e kryeministrit Rama i cili me shume se kater here (per te cilen eshte paditur personalisht ne Gjykaten e Strasburgut) deklaroi pa u trembur dhe pa u menduar dy here ne televizion se Beccheti ishte nje lares i rendomte parash dhe ata qe punojne per te paguhen shume dhe nuk e meritojne kete fat.

Analistet, ata serioze, qe nuk dalin ne studio televizive per te marre honoraret e mbijeteses, e lane menjane Renzin dhe hetuan deshiren e brendshme te kryeministrit.

Pak kohe perpara se te materializohej inati qe qeveria shqiptare ne teresine e saj pergatitej t’i atribuonte  Becchetit, ky i fundit kishte fituar nje gjyq ndaj mentorit psiqik te kryeministrit.

Per te cilin nuk eshte folur kurre ne publik. Ky i fundit duhet te paguaje pese milion euro si ndeshkim per deme shkaktuar kundershtarit te tij. Nderkohe imazhi i te ardhmes se impianteve te perpunimit te mbetjeve (kujdes-ditet e fundit deputete socialiste qe njihen per artikulimin publik te deshirave te kryeministrit kane kerkuar qe Shqiperia t’i kthehet riciklimit, tashme te ndaluar me ligj te mbetjeve te importit) i gjente italianit, tashme te shqiptarizuar pas njezete e tre vjetesh ne Shqiperi dhe marteses me nje vajze shqiptare, armikun e pare te ashper dhe te pa principte.

I dyti armik i rrezikshem dhe i njohur per manipulim kryeministrash gjithashtu nuk do fshihej. Ne arenen e shperfaqjes se pakujdesshme te egos ne nje vend sa ballkanik aq mesdhetar si Shqiperia armiqte te dalin perpara edhe kur duan te fshihen.

Pronari i televiziont te dyte ne vend e akuzoi Becchetin publikisht se paguante shuma te medha per punonjesit e tij. Ai manifestoi nje urrejtje te papermbajtur per kete rival te çuditshem, i cili po guxonte te hapte televizion ne nje ambient tashme te strukturuar si Shqiperia ku llokmat jane ndare. Nese analistet do kishin perdorur plotin e Dumasse,  Daglaret e Vilforet e ketij fermentimi diabolik te kryeministrit u gjenden ne rrethin brendshem te tij.

Pjesen tjeter e ben natyra e naive e ketij burri ne pesedhjetat e tij qe nuk e mban dot, duket, peshen e rende te detyres se tij dhe i bllokuar nga interesat dhe interesaxhinjte nuk e mendoi dy here te beje interesantin me idene feminore se tashme qe kishte ne dore prokurorine, gjykaten, televizionet (te gjitha), mundej lehtesisht ta largonte Becchetin e merzitshem nga vendi per ta thirrur  me ekstradim, per ta futur ne burg, qe me pas tja merrte pasurite, ta turperonte ne publik dhe ta asgjesonte njeherazi per ato qe kishte bere, qe bente ose qe do kishte guxuar te bente ne kete vend.

Publiku, sidomos ai socialist, online ose ne rruge nuk kishte as deshire as potencial demokratik te mendonte dy here per kete shkaterrim qe po i bente nje investuesi te huaj. Ai ishte i zene me votimin ne referendumin partiak qe do i hiqte dhembjen e kokes kryetarit per nje vote mosbesimi.
Nderkohe, Francesco Beccheti, pasi kishte ftuar ne Tirane nje nga firmat me prestigjioze te botes per auditimin financiar, çeli procedurat e padise ndaj shtetit shqiptar ne arbitrazhin nderkombetar te Washingtonit.

Ne bordin e avokateve mbrojtes dy studiot e avokatise me te mirat ne bote. Avokatura e shtetit shqiptar, se ciles  nuk ka se çfare t’i beje madje edhe sekretari i pergjithshem i kryeministrise, i cili me sa duket e ka keshilluar keq kryeministrin per t’i rene investitorit italian duke i dhene garanci teknike se goditja do ishte e shpejte dhe fatale, pra avokatura e shtetit shqiptar qe nuk ka fituar as edhe nje çeshtje te vetme ne arbitrazhet nderkombetare, beri, siç edhe pritej nje figure tejet te shemtuar per shkak te cilesise se dosjes dhe pretendimeve te saj te cilat me sa duket edhe nga dinamika e zhvillimeve ishin te ngjashme me çeshtjet juridike qe ngriheshin ne kohen e Enver Hoxhes pasi ky i fundit kishte dhene direktiven shpesh here budallaqe dhe te çmendur.

Qe nga janari i ketij viti, te gjithe seancat gjyqesore qe duhej te ishin zhvilluara ne Tirane jane shtyre me motive sa te pakuptimta aq edhe qeshakareke. Sigurisht qe nuk kane shtyre asnje seance gjykatesit e  Arbitrazhit ne Washington.

Sot ne Londer, gjykatesja e Trupes Gjykuese te Madherise se Saj e ka ndaluar ekstradimin e Francesco Becchetit sipas kerkeses se Shtetit Shqiptar. Gjykatesja ka deklaruar se qeveria shqiptare ka genjyer dhe manipuluar ne lidhje me aktivitetet e Francesco Becchetit.

Kjo eshte nje pike kthese shume e forte ne lojen e pokerit mes Becchetit dhe Rames. Ky i fundit ka kohe qe nuk guxon te  permende Becchetin dhe as aktivitetet e tij.

Te gjithe e dine se ndeshkimi i Shqiperise per kete proces te jashtezakonshem per falsitetin dhe dashakeqesine e tij do jete shembullor dhe shumat e jashtezakonshme per xhepat e ketij vendi do i paguajne taksapaguesit shqiptare, nje pjese e madhe e te cileve jane socialiste online ose ne rruge.
Nese Beccheti fiton kete beteje gjyqesore komplekse nuk ka asnje me te voglin dyshim se Agon Channel fillon transmetimet dhe ne keto dite te veshtira vere per Kryeministrin e nxehur Rama do kishte qene fillimi i nje fundi te sikletshem.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?