Aktivisti më i njohur i Organizata Politike, Arlind Qorri, i është përgjigjur me gjuhën e tyre sulmeve që i kanë ardhur nga gazeta Rilindja Demokratike. Kjo gazetë në traditën e ditëve të saj më të zeza nuk i ka duruar dot thirrjet “Ik, ik” që iu bënë Bashës, kur shkoi të takonte grevistët e Zharëzës. Ajo ka nxituar ti etiketojë si “Qorrët e Veliajt” Arlindin dhe mbështetësit e tij që nuk e duaruan dot instrumentalizimin e protestës nga PD.
“Kur në të majtë të kafshojnë pantallonat qentë e PS dhe në të djathtë qentë e PD, tregon se je në rrugë të drejtë. Rrugës së përpjekjes për të mos jetuar qençe” shkroi Arlin Qorri në faqen e tij në Facebook.
Gazeta RD sipas motos kush nuk është me mua është armiku im botoi sot në mëngjes një shkrim denigrues ku i etikentonte këta protestues si marioneta të Veliajt. Ajo shkruante! “Ata që organizonin thirrjet; “Ik, ik, ik” kur erdhi kryetari i opozitës dhe përkrahësit e tyre opozitarë ishin ushtarët marksistë të organizatës sorosiane komuniste, Organizata Politike e Arlind Qorrit, mes tyre edhe Eljan Tanini i kioskës së Lali Erit! Ata nuk janë aty për solidaritet, por për ta izoluar grevën, duke ushtruar presion dhe shantazh ndaj çdokujt që nuk voton Rilindjen!!!