MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Trump vs. Biden. Çfarë duhet të dini. - Thesari

E Hënë 09 Nëntor, 2020
Trump vs. Biden. Çfarë duhet të dini.

Trump-Biden

Vendimi se kush bëhet president në Amerikë mbetet per tu dhënë nga ata që punojnë nën Kupolën e Bardhë në Capitol Hill.

Më poshtë shpjegohet se çfarë ndodh në Kongres gjatë muajve në vijim përsa i përket çertifikimit të presidentit të ardhshëm.

Kushtetuta ka caktuar Dhomën e Përfaqësuesve si arbitër përfundimtar që përcakton se cili kandidat fiton secilin shtet. Dhoma e Përfaqësuesve duhet të miratojë çertifikatat e zgjedhjeve nga të 50 shtetet. Ju mund të keni menduar se 3 Nëntori është data më e rëndësishme në kalendarin e zgjedhjeve. Por një datë më e rëndësishme se ajo është 14 Dhjetori, diktuar nga një ligj i paqartë Bizantin i vitit 1887: Akti i Numërimit Zgjedhor.

Kongresi e ka miratuar këtë ligj pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit 1876 midis Presidentit Rutherford B. Hayes dhe Samuel Tilden. Votat elektorale ishin të pazgjidhura në Florida, Karolinën e Jugut dhe Luiziana - ku secila parti deklaroi fitoren - si dhe Oregon, ku një elektor u shpall i paligjshëm.

U nxitua me të madhe për të zgjidhur numrin e kolegjit elektoral përpara Ditës së Përurimit, ne vitin 1877. Dhoma e Përfaqësuesve krijoi një "komision elektoral" për të zgjidhur çështjen. Në ato kohë, presidenti e merrte detyrën në 4 Mars.

Akti i Numërimit Zgjedhor dikton që shtetet duhet ti zgjedhin elektorët jo më shumë se 41 ditë pas datës së zgjedhjeve. Kjo është pjesërisht arsyeja pse Gjykata e Lartë nxitoi të përfundonte çështjen Bush vs. Gore më 12 Dhjetor 2000. Vendimi ndaloi numërimin e fletëve të votimit në Florida, duke ia dorëzuar presidencën George W. Bush-it përkundër Zv.Presidentit të atëhershëm Al Gore.

Ligji i vitit 1887 përcakton një datë "siguracioni" në mënyrë që shtetet të përfundojnë numërimin e votave dhe të vendosin elektorët në kohë. Por çfarë ndodh nëse ka probleme me postën? Natyra e fshehtë e statutit mund t'u japë disa shteteve dritën jeshile për të vazhduar numërimin - ose të pushojnë së numëruari.

Pra, çfarë ndodh nëse një shtet i dërgon Dhomës së Përfaqësuesve lista të paqëndrueshme të votave elektorale? Kongresi i ri, i 117-i ky, duhet t'i ketë vulosur të gjitha ato, duke filluar nga 6 Janari 2021.

"Çertifikatat" e votave elektorale nga shtete të ndryshme fillojnë dorëzohen në Dhomën e Përfaqësuesve në Dhjetor. Kjo është si tip pune përgatitore e Dhomës së Senatit për t'u takuar në një seancë të përbashkët me Kongresin në 6 Janar, për të nënshkruar zyrtarisht mbi rezultatet.

Kryetarja e Dhomës (që supozohet të jetë Nancy Pelosi) rizgjidhet në rolin e saj drejtues. Ajo dhe Zv. Presidenti aktual Mike Pence, në cilësinë e tij si President i Senatit, bashkë-kryesojnë këtë seancë të përbashkët. Mandati i Pence nuk skadon deri më 20 janar. Dhe Amendamenti i 12-të i Kushtetutës mandaton që - "Presidenti i Senatit, në prani të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve (Kongresit), të hapë të gjitha çertifikatat dhe votat të numërohen.”

Kjo frazë, e cila i ka bërë me dhimbje koke studiuesit e Kushtetutës për dekada të tëra, është çelësi. Amendamenti i 12-të nuk dikton "si" numërohen votat. Ja pse kjo mund të bëhet problem.

Amendamenti i 12-të thotë gjithashtu se "personi që ka numrin më të madh të votave për President do të jetë President". Por Kongresi duhet ti pranojë të gjitha ato. Dhe mos harroni, Pence është ai që drejton seancën në këtë fazë.

Mos e nënvlerësoni rolin e Zv. Presidentit në këtë fazë kritike.

Hawaii nuk ishte një shtet përcaktues në zgjedhjet presidenciale të vitit 1960 midis senatorit të atëhershëm John F. Kennedy dhe nënkryetarit të atëhershëm Richard Nixon. Sipas gjasave Kennedy duhet ta fitonte Shtëpinë e Bardhë, pavarësisht si vinin rezultatet nga Hawaii.

Por rezultatet fillestare nga Hawaii treguan se Nixon kapi shtetin Aloha. Por një rinumërim e zhvendosi fitoren te Kennedy. Hawaii dërgoi dy lista votash elektorale në Uashington: një për Nixon dhe një për Kennedy, të dyja të nënshkruara nga guvernatori.

Duke respektuar ligjin fjalë për fjalë, votat elektorale të Hawaii duhet të kishin shkuar te Nixon. Por kur seanca e përbashkët e Kongresit u mblodh në janar të vitit 1961 Kongresi ja dorëzoi Kennedy-t tre votat elektorale të Hawaiit. Dhe Nixon, si Zv. President aktual, drejtonte seancen.

Por çfarë do të kishte ndodhur nëse Nixon do të ndërhynte, si i nominuari presidencial i Republikanëve që humbi ndaj Kennedy-t? Nuk kemi për ta ditur kurrë, sepse nuk ndodhi.

Nga pikëpamja teknike, pasi Kongresi dhe Senati të vendosin Kolegjin Zgjedhor, ky është momenti kur presidenti elect është drejt rrugës për në Shtëpinë e Bardhë.

Pas mosmarrëveshjes së zgjedhjeve të vitit 2000 në Florida, një mori anëtarësh të Grupit të Zi të Kongresit parakaluan nëpër koridorin e dhomës së Kongresit për të kontestuar rezultatin në Janar 2001. Kandidati Demokrat që u mund, Zv. Presidenti Al Gore - ashtu si dhe Nixon - kryesonte seancën e përbashkët si president i Senatit.

"Zoti Zv. President, ngrihem të kundërshtoj 24 votat elektorale mashtruese në Florida" - deklaroi Perfaqësuesja Demokrate nga California, Maxine Waters.

"A është ky kundërshtim me shkrim dhe i nënshkruar nga një anëtar i Kongresit dhe një Senator?" - pyeti Gore.

Rregullat e Dhomës kërkojnë që një anëtar i Kongresit dhe një Senator të sfidojnë njëkohësisht listën zgjedhore të një shteti. Por Waters nuk kishte asnjë mbështetës të Senatit.

"Kundërshtimi është me shkrim!" - ja këputi Waters - "Dhe nuk më plas te Senati!"

Por Gore, i qëndroi besnik rregullave, pavarësisht se mund edhe të kishte përfituar nga qëndrimi i Waters.

"Kryetari të këshillon që rregullat duhen respektuar", i tha Al Gore, duke marrë duartrokitjet e të gjithëve në Dhomë.

Probleme gjithashtu u panë në Janar të vitit 2005 në lidhje me listën e votave elektorale të Ohaio-s. Në atë rast, e ndjera Përfaqësuese Demokrate Stephanie Tubbs Jones (OH) dhe ish Senatorja Demokrate Barbara Boxer (CA), u bënë bashkë për të sfiduar votat elektorale të Ohio-s.

Kongresi dhe Senati atëhere u takuan veç-e-veç për të shqyrtuar propozimin e Ohio-s. Por pas një debati të shkurtër, Kongresi vendosi që Presidenti George W. Bush ishte fitues në Ohio.

Kushtetuta nuk mandaton çfare duhet të bëj Kongresi dhe Senati për të përcaktuar nëse "çertifikohen" apo jo propozimet ne listat e elektorëve. Apo nëse Kongresi dhe Senati aktualisht debatojnë ose edhe votojnë për një propozim të diskutueshëm të elektorëve nga një shtet, çfarë duhet të ndodhë nëse palët nuk bien dakort. Është matematikisht e mundur që kandidatit për  President ti mungojnë 270 votat e kërkuara për të marrë presidencën?

Është gjithashtu e paqartë se sa kohë duhet të marrë e gjitha kjo për zgjidhje.

Tani po hyjmë në ujëra të errëta, kushtetuese.

Çfarë ndodh nëse Kongresi has në një ngërç gjatë certifikimit të Kolegjit Elektoral? Së pari, nuk ka asnjë afat kohor të përcaktuar që dikton që Kongresi të ketë ezauruar të gjitha opsionet. Por nëse Kongresi përcakton se ka një ngërç, atëhere Amendamenti i 12-të i jep të drejtën Kongresit të zgjedhë një President.

Kjo quhet "Zgjedhje e Paparashikuar". Kongresi ka zgjedhur dy presidentë përmes "Zgjedhjeve të Paparashikuara": Thomas Jefferson në 1801 dhe John Quincy Adams në 1825.

Secili shtet hedh një fletë votimi si i deleguar i Kongresit gjatë "Zgjedhjeve të Paparashikuara". Kongresi konsideron vetëm tre kryesuesit e parë të Kolegjit Elektoral në "Zgjedhje të Paparashikuara". Qe i bie në rastin e tanishëm Presidentin Trump, Joe Biden, por edhe një të tretë nqs ka. 

Por ka pasur 165 raste të "elektorëve të pabesë" në historinë e Amerikës. Kështu quhen elektorët (personat) që votojnë për dikë tjetër nga ai të cilit i janë zotuar për ta votuar. "Elektorët e pabesë" në vitin 2016 i çuan votat e tyre elektorale tek ish-Sekretari i Shtetit Colin Powell, ish-kandidati presidencial Repoublikan dhe Guvernator i Ohio-s John Kasich, ish Perfaqësuesi Republikan i Texas-it Ron Paul, Senatori Bernie Sanders dhe indianes autoktone "Shqiponja Besnike me Pulla".

Pra, një votë për çdo shtet në "Zgjedhjet e Paparashikuara" në Kongres.

Republikanët aktualisht kontrollojnë 26 delegatë shteti. Demokratët kontrollojnë 22. Dy shtete janë thelbësisht të lidhura. Republikanët kanë më shumë delegatë shteti sesa Demokratët. Por e gjitha vendoset në Kongresin e ri. Për më tepër, dhjetëra karrike në Kongres nuk janë vendosur akoma.

Por, këtu qëndron një problem i madh për Demokratët: Kalifornia ka 53 karrike në Kongres. Por sidoqoftë, Kalifornia llogaritet vetëm si një votë vetëm në "Zgjedhje të Paparashikuara". Në të kundërt, South Dakota ka vetëm një karrike në Kongres. Por, të gjitha shtetet janë të barabarta në "Zgjedhjen e Paparashikuar". Pra, është e mundur që South Dakota ose shtete të tjera të vogla të kompensojnë votimin e delegacionit të madh siç është Kalifornia për Biden.

Krahu i Kongresit nuk ishte i plotësuar kur anëtarët e Kongresit u mblodhën për "Zgjedhjen e Paparashikuar" të 1801 midis Jefferson, Aaron Burr dhe Presidentit në post John Adams, tre kryesuesit e parë këta të votave elektorale. Kështu që, anëtarët e Kongresit u mblodhën në atë që sot është zyra e Udhëheqësit të Shumicës së Senatit, Republikanit nga Kentucky, Mitch McConnell,  në krahun e Senatit të Kapitolit për të zgjedhur presidentin e tretë të SHBA.

"Zgjedhjet e Paparashikuara" zgjatën gjashtë ditë. Anëtarët më në fund zgjidhën ngërçin në votimin e 36-të, duke e çuar Jefferson në Presidencë.

Asgjë nuk është e përcaktuar në Kushtetutë se sa kohë duhet të zgjasë Kongresi për të zgjedhur kush është president me "Zgjedhje të Paparashikuara".

Por çfarë ndodh nëse Kongresi nuk ka zgjedhur akoma një president deri në mesditën e 20 Janarit? Kjo është dita dhe koha e përcaktuar me Kushtetutë për përururimin e presidentit. Këtu hyn në lojë Amendamenti i 20-të dhe Akti i Presidencës së Radhës.

Nëse Kongresi mbetet i bllokuar deri në mesditën e 20 Janarit, nuk ka asnjë president dhe as zv.president. Mandatet e Presidentit Trump dhe Zv. Presidentit Pence skadojnë. Por ka Kryetar të Dhomës së Kongresit, që ka radhën pas tyre.

Këtu futet në lojë Nancy Pelosi, me të drejtë statuti, bëhet "Ushtruese e Detyrës së Presidentit". Jo President, por "Ushtruese e Detyrës së Presidentit". Çfarë do të thotë kjo?

Nëse asgjë nuk zgjidhet deri në 20 janar, kjo mund të krijojë atë që studiuesit e Kushtetutës i referohen si "skenari me dy pretendime". Që dmth dy njerëz thonë se ata kanë të drejtën për të qënë President në atë datë.

SHBA i është afruar shumë afër skenarit të "dy pretendimeve" me Hayes dhe Tilden në 1877. Një marrëveshje mbrapa perdeve në Kongres në fund i dha presidencën Hayes, madje duke ndaluar edhe një filibuster të mundshëm të Senatit. Kongresi vendosi që Hayes të fitojë Kolegjin Zgjedhor 185-184. Ndërsa Tilden kishte votën popullore me tre pikë përpara.

Kritikët e quajtën Presidentin e ri "RutherMashtrus" B. Hayes. Por gjithsesi Kongresi duhet me patjetër ta zgjidhë këtë para mesditës së 20 Janarit.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?