MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

BE do konsiderojë propozimin grek për certifikatën e vaksinimit për udhëtarët - Thesari

E Shtunë 16 Janar, 2021
BE do konsiderojë propozimin grek për certifikatën e vaksinimit për udhëtarët

stop-passport

Bashkimi Evropian do të diskutojë rekomandimin e Greqisë për të lëshuar certifikata për qytetarët e BE-së të cilët janë vaksinuar kundër virusit kinez në mënyrë që të hapë rrugët dhe të rivendosë lirinë e lëvizjes.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i shkroi Presidentit të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen këtë javë me propozimin, duke thënë se ai donte të shihte një "certifikatë të standardizuar, e cila do të provojë se një individ është vaksinuar me sukses".

Mitsotakis shtoi se çertifikatat do të siguronin gjithashtu "rivendosjen sa më të shpejtë të mundshme të lirisë së lëvizjes midis vendeve anëtare, por edhe me vendet e treta", sipas Kathimerini.

Kryeministri grek deklaroi se vendi i tij nuk do ta bënte të detyrueshme marrjen e vaksinës për të udhëtuar, por në të njejtën kohë deklaroi se ata që kanë marrë vaksinën duhet të jenë të lirë të udhëtojnë.

Stefan de Keersmaecker, një zëdhënës i Këshillit Evropian - i cili përbëhet nga krerët e qeverive ose shteteve të 27 anëtarëve të BE - e pranoi letrën dhe tha se çështja do të shqyrtohej në mbledhjen e ardhshme të këshillit.

Propozimi vjen vetëm disa ditë pasi qeveria daneze deklaroi se do të fillonte shpërndarjen e pasaportave të vaksinimit nga virusi kinez të cilat mund të fillojnë të hyjnë në fuqi në fillim të këtij viti.

"Pritet që mund të ketë kërkesa nga vendet e tjera për prezantimin e dokumentacionit të vaksinës me rastin e hyrjes. Këtu mund të përdoret një pasaportë vaksine daneze” - deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka lënë mundësinë e hapur për pasaportat e koronavirusit dhe qeveria e tij ka refuzuar të përjashtojë lejimin e përdorimit të kartave të vaksinimit si të ashtuquajturat "pasaporta të imunitetit".

"Duhet të jetë një vendim krejtësisht falas [për të mbajtur kartën e vaksinimit]. Unë mendoj se njerëzit duhet të vaksinohen, por nuk mendoj se ata duhet të ndikohen nga fakti nëse mund të futen në një restorant apo të hyjnë në një teatër” - tha ministri i qeverisë James Cleverly muajin e kaluar.

Gjithashtu Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se duke filluar nga data 26 Janar, të gjithë pasagjerët që do hyjnë në Amerikë duke filluar nga mosha 2 vjeç e sipër duhet të provojnë me dokumenta mjekësore që kanë dalë negativ nga testimi covidit i bërë ky jo më shumë se 3 ditë përpara datës së udhëtimit ose duhet të provojnë nga një institucion shëndetësor i liçensuar, që kanë rezultuar pozitiv nga testimi por që janë kuruar dhe e kanë kaluar me sukses Covidin jo më larg se 90 ditë përpara datës së udhëtimit.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?