Ne ato brigje po pritet qe Spak e gjykatat te merren edhe me dosjet e nxehta qe rrefejne krime te renda te emrave me peshe (si ai qe po ferkon ne foto).
***
Dear Ambasadore e SHBA, ju shoh kaq te gezuar perqafueshem mbi kete anije ushtarake amerikane qe lundron ne detin tone, sa mbeta pa fjale.
Departamenti i Shtetit ndoshta duhet t'ju kujtoj se nuk ishte nje weekend qejfi por nje event institucional nderkombetar.
Ju shoh kaq te lumtur ne krah te Kryetarit te Bashkise se Tiranes e trishtohem per fatin e reformes se drejtesise ne Shqiperi.
Shpresonim shume ne shtetin qe ju perfaqesoni, sepse keni humbur cdo besim tek ata qe mbrojne Kushtetuten tone.
Hidh syte nga bregu, Dear Ambasadore, aty ku ndodhen shtepite tona, jeta jone e historia e atyre trojeve qe quhet Shqiperia.
Po numerohen ende kutite e votimit te atyre zgjedhjeve qe Ju ja dhate bekimin para se te nisnin e jeni kaq e buzeqeshur sot.
Ne ato brigje po pritet prej muajsh qe Spak e gjykatat te mos merren vetem me banden e Habilajve por dhe me dosjet e nxehta qe rrefejne krime te renda te emrave me peshe.
A e dini sa dosje jane ne pritje per grabitje pronash, korrupsion e vjedhje te prones publike, krim te strukturuar e vrasje?
Mes ketij ngazellimi syndricyesish a gjetet kohe ta pyesnit kryetarin e Bashkise se Tiranes se kush firme po e pastron Tiranen sot?
Ku po shkojne mbetjet e ricikluara e a jane te funksionueshme kompanite e krijuara ne ortakeri me ish homologun mik te Verones, nen hetim nga Antimafia Italiane?
Mes gazit e harese a gjetet kohe ta pyesnit se kush jane miqte e tij qe shkembenin me 30% lejet e kullave qe kane rrethuar Tiranen?
A ka shtruar me dreka e pritje me kalabrezet, barezet, pronaret e mozzarellave, sallamit, fasonerive, bulmetit e oksigjenit?
Dear Ambasadore me kete fotografi me kujton skenen me romantike te filmit Titanik e jam e preokupuar jo per ajsbergun ne det, por per anijen Shqiperi qe po mbytet ne breg.
Mbi kete det me ngjyre blu si qielli, qe e shijuat kaq shume sot, emigrojne cdo dite me mijera te rinj e familje shqiptare pa shprese, qe priten, priten gjate qe vendi qe ju perfaqesoni t'i shpetonte e nuk pranuan te etikoheshin humbes o fitues, patron e papon!