MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Unë nuk marr këshilla mjekësore nga piktorët - Thesari

E Enjte 12 Mars, 2020
Unë nuk marr këshilla mjekësore nga piktorët

endrit-shabani

Edo rrofsh per mesazhin, por keshillat per shendetin preferoj t’i marr nga mjeket, jo nga piktoret.

Keshtuqe, mos humb kohe me keto, por bej punet per te cilat kemi 7 vjet qe te paguajme. Jo per gje, por me 26 Shkurt kur hyri rasti i pare me virus ne Shqiperi, ti ishe ne Moske duke u marre me pune qe s’te takojne.

Sa per te tjerat, Ezopi thoshte qe “kurre mos i beso keshillave te dikujt qe per vete i ka punet mysybet”.

Se ja te keshillon te jesh i pergjegjshem dikush qe me 1 Mars, kur Italia kishte izoluar qytete te tera, sillte qindra delegate te partise ne Tirane, ku prej nje jave gelonte coronavirusi.

Apo te thote “Mos dil nga shtepia!”, dikush qe me 24 Shkurt, kur Austria bllokoi trenat qe vinin nga Italia, tallej me ata qe kerkonin mbylljen e kufirit me Italine.

Te thote “Ruaju nga informacioni i rreme” ai qe me 7 Mars na siguronte qe nuk kishte asnje rast me coronavirus ne Shqiperi.

Apo te siguron qe gjithcka eshte okay, dikush qe ka dhene 410 milion euro koncesione per shendetesine, por qe sot rrezikon as te mos testoj dot te gjithe ata qe jane prekur dhe as te mos trajtoje dot te gjithe ata qe jane semure.

Keshtuqe, na ler ne hallin qe na ka rene, se tani eshte vone te na shpetosh nga pasojat e gabimit qe beme duke te lene ty ne krye te puneve.

fb.me/EndriShabani

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?