Unë nuk e di edhe aq të sigurtë sa çfarë shkallë inteligjence keni ju shqiptarë që e quani Donald Trump-in “idiot”, por le të shqyrtojmë se sa idiot është ai. Duke bërë këtë gjë do kuptojmë edhe sa inteligjentë jeni ju. Se mund të mos jesh hiç dakord me politikat e tij, e drejta jote, por të kesh si argument të vetëm tëndin “është idiot”???
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij mori Bachelor në shkencat ekonomike nga Wharton School.
Donald Trump është idiot për ju, sepse që në vitin 1971 falë idiotësisë së tij ndërtoi një perandori gjigante biznesi “Trump Organization” që ne tregun e Real Estate zotëronte krejt Qweens, Brooklyn dhe Manhattan, thënë ndryshe 2/3 e New York City.
Donald Trump është idiot për ju, sepse me idiotësinë e tij arriti të krijonte pasuri neto 2,1 miliardë dollarë.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij krijoi, prodhoi dhe drejtoi reality show të suksesshme televizive për 13 vjet me radhë.
Donald Trump është idiot për ju, sepse hyri në garën presidenciale si Republikan dhe falë idiotësisë së tij shkatërroi të 16 rivalët e tij brenda partisë dhe më pas, përsëri falë idiotësisë së tij, mundi në zgjedhje edhe Hillary Clinton dhe krejt establishmentin politik, financiar dhe mediatik që e mbështeste atë, krejt vetëm, madje shpesh i papërkrahur edhe nga vetë partia e tij dhe gjithnjë falë idiotësisë së tij, arriti të bëhet Presidenti i 45-të i SHBA.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij rriti potencën gjeopolitike të atdheut të tij në botë pa bërë asnjë luftë, ndryshe nga të gjithë paraardhësit e tij, e sidomos Bushët, Obamat e Clintonët që i vunë zjarrin botës duke shkaktuar miliona viktima dhe refugjatë me “pranverat arabe”.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij indeksi financiar Dow Jones arriti nivelet me të larta të të gjithë kohërave.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij indeksi i papunësisë për amerikanët u ul në shifra rekord që administrata e mëparshme Obama nuk i kishte parë as në ëndërr.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij, indeksi i pagave për amerikanët u rrit më shumë sesa u rrit në tre administratat amerikane të fundit.
Donald Trump është idiot, sepse falë idiotësisë së tij u eleminua ISIS që u lind dhe jetoi për vite me radhë falë inteligjencës së Obama-Klinton.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij, doli i pastër kristal nga gjykatat amerikane, nga investigimet dhe lëvizjet histerike për ta hequr nga kolltuku presidencial nga çdo akuzë skandaloze që kundërshtarët e tij sajuan.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij i zhveshi nga maskat falso mediat e fake news dhe dëshmoi në publik se ato media janë banda kriminale në shërbim të establishmentit globalist dhe soroist.
Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij ka për slogan Atdheun dhe jo globalizmin.
Donald Trump është idiot për ju, sepse me idiotësinë e tij denoncoi botërisht kauzën e Ngrohjes Globale si një dukuri e vjetër e natyrshme që nuk filloi nga Trump sic e akuzoni ju, por ishte atje shumë vite më parë, si një mit i rremë për zhvatje parash dhe realizim axhendash të mirëfillta kriminale në lëmin financiar dhe përsëri falë idiotësisë së tij po mbjell 3 milardë pemë për t’i dhënë oksigjen planetit.
Amerikani Donald Trump është idiot për ju, sepse falë idiotësisë së tij guxoi dhe i fitoi zemrat dhe votat taksapaguesit amerikan duke thënë “Amerika e para!”.
Tani që pamë sesa idiot qënka Donald Trump a mund të më tregojë secili nga ju, o njerëz inteligjentë që e quani “idiot” Donald Trumpin, arritjet tuaja personale inteligjente në jetën tuaj, publike dhe të atdheut tuaj?
E morëm vesh kush qenka idioti Donald Trump.
Po ju mor' krijesa inteligjente kush jeni?
Që të marrim vesh se kush është idioti në këtë mes.