MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Administrata si shtëpi publike, e mbushur me dashnoret e ministrave dhe deputetëve - Thesari

E Shtunë 11 Gusht, 2018
Administrata si shtëpi publike, e mbushur me dashnoret e ministrave dhe deputetëve

office-romance

PS, PD dhe LSI degradojnë administratën, në zyrat e shtetit vetëm dashnoret, tarafi familjar i pushtetarëve dhe lukunia e militantëve, raportet që nxjerrin realitetin e zi.

Administrata publike është kthyer në një oaz ku vegjetojnë, bëjnë thashetheme, lundrojnë në Facebook, shihen në pasqyrë dhe marrin rrogën dashnoret e deputetëve, ministrave, ish-ministrave, drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj. Zyrat e administratës janë mbushur gjithashtu me gratë, kunatat, motrat, hallat dhe të gjithë rrethin e mundshëm familjarë të kastës në pushtet dhe të atyre që janë larguar nga pushteti. Administrata po ashtu është mbushur me lukuninë e të paaftëve, hajdutëve, skllevërve elektoralë dhe militantëve, të cilët i përdor partia nëpër fushata për të mbledhur vota.

Një administratë profesionale dhe e pavarur është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por PS, PD dhe LSI e kanë kthyer administratën publike në një shtëpi të madhe publike. Në të gjitha raportet ndërkombëtare konstatohet degradimi i tejskajshëm i administratës. Të gjitha gjoja konkurset, trajnimet dhe nismat janë si një pudër në fytyrat e dashnoreve të zyrtarëve në administratë.

Vetë Departamenti i Administratës Publike, në një raport të fundit, ka pranuar se 12 për qind e punonjësve të administratës publike nuk e kalojnë testin për njohuritë minimale për të mbajtur vendin e punës. Nga ana tjetër, vetëm një përqindje e papërfillshme janë vlerësuar me shumë mirë. Kjo tregon nivelin e paaftësisë, pasi emërimet nuk janë bërë në bazë merite, por në bazë dashnori dhe partie.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në një tjetër raport ka konstatuar se 18 për qind e grave dhe vajzave nga ngacmohen seksualisht në punë. Sipas raportit, gratë dhe vajzat ngacmohen kryesisht nga eprori në punë. Raporti thotë: “18% kanë deklaruar se kanë perceptuar keqtrajtim, trajtim të padrejtë ose ngacmim në qasjen e tyre në punësim. Shumica deklaron se autori ishte shërbimi publik i punësimit (54%), 19% nga një epror dhe 14% nga pronari i kompanisë. Tre shkaqet e diskriminimit të raportuara ishin: përkatësia politike për 38%, statusi ekonomik për 29% dhe përkatësia etnike/raca për 17% (të anketuarit mund të jepnin disa përgjigje). Përkatësia etnike dhe gjendja ekonomike ishin dy arsyet kryesore të raportuara nga familjet rome në 92% dhe 25% përkatësisht. Fyerjet/abuzimet verbale dhe refuzimi/mohimi i qasjes ishin mënyrat kryesore që u materializuan përkatësisht për 48% dhe 58%. Për familjet rome, fyerjet u raportuan në 72%.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në një tjetër raport thotë se rreth 10 mijë punonjës të administratës publike kanë marrë diploma në universitet private. Dihet tashmë që të pafatët kanë blerë diploma në universitet private që janë mbyllur nga qeveria dhe më këto diploma të blera janë futur në administratë, duke dhënë ryshfet apo për shkak të lidhjeve politike dhe familjare. Ky është realiteti në administratën publike. Degradimi ka ardhur nga të gjitha partitë, kur secila parti e ka thelluar këtë degradim.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?