MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Ligjshmëria e nje Akti anti-ligjor - Thesari

E Martë 17 Mars, 2020
Ligjshmëria e nje Akti anti-ligjor

corona military

Nje analize e shkurter ligjore mbi antikushtetutshmerine e Aktit Normativ nr.5 dt. 15 mars 2020. Ky akt ne permbajtje kufizon te drejta kushtetuese, (liria e punes, liria e levizjes etj), te cilat nuk mund te kufizohen, vecse nese shpallet gjendja e fatkeqesise natyrore ose nese shpallet gjendja e jashtezakonshme. Keto dy gjendje jane te ndryshme nga njera tjetra. 

Gjendja e fatkeqesise natyrore shpallet per nje peiudhe jo me te gjate se 30 dite nga Keshilli i Ministrave, dhe mund te zgjatet vetem me miratim te parlamentit, ndersa gjendja e jashtezakonshme shpallet nga parlamenti, me kritere te tjera. Meqe kushtet ku jemi nuk imponojne gjendjen e jashtezakonshme, por gjendjen e fatkeqesise natyrore, Aktin Normativ pjeserisht e shoh si akt te miratuar ne keto rrethana. 

Keshtu Akti Normativ nr 5 do te duhej te mbeshtetej jo ne nenin 101 te Kushtetutes (ku eshte faktikisht bazuar) por ne Ligjin per Mbrojtjen Civile (ligji nr 45/2019) dhe te niste me shaplljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore (gje qe nuk e ka bere). Kjo e fundit do te pasonte me nje sere detyrimesh te shtetit vec te drejtave per te kufizuar lirite e shtetasve. 

Gjithashtu ky Akt Normativ parashikon nje afat te pacaktuar (te gjate deri ne nje urdher te dyte), ndersa do te duhej te parashikonte afatin 30 ditor. Ky eshte kufizim ligjor qe Keshilli i Ministrave nuk mund ta injoroje sipas deshires. 

Mjatojne kaq shkelje, e nuk po vazhdoj me tej.
Tani nese do kishim nje shtet normal (se ligjor eshte fjale e madhe), cdo gjobe e vene apo mase ne kundershtim me kete akt normativ eshte ne vetvete mase administrative e paligjshme (jo kushtetuese gjithashtu) dhe si e tille eshte lehtesisht e kundershtueshme ne gjykaten administrative. Vete ky Akt Normativ eshte anti-kushtetues dhe i kundershtueshem ne Gjykaten Kushtetuese. 

Tani pyetja ime eshte kjo. Kryeministri dhe ministrat qe ngrejne doren dhe votojne mos vallë nuk duan t'ja dijne fare per ligjshmerine (se nuk e besoj dot qe juristet e qeverise jane vertete kaq koketula, qe nuk hartojne dot sic duhet ca akte), apo kjo behet me qellim shmangien e pergjegjesive te qeverise per te kompensuar cdo dem te ardhur si pasoje e gjendjes se fatkeqesise sipas ligjit. Apo ne kushtet kur nuk kemi gjykata e nuk kemi se ku ankohemi, qeveria mund te abuzoje rehat sipas qejfit pa i hyre gjemb ne kembe. Apo te gjitha bashke? E nuk di ka ndonje qytetar qe nuk eshte me dakord, me luften qe reforma i beri e na la pa ate pak cope gjyqesor qe kishim, apo vazhdon ideja qe mire iu be qenërave gjyqtare?

fb.me/irena.dule.9
 

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?