MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Poloni: Çensurimi nga Facebook ose Twitter, me gjoba 2.2 milion dollarësh - Thesari

E Premte 25 Dhjetor, 2020
Poloni: Çensurimi nga Facebook ose Twitter, me gjoba 2.2 milion dollarësh

facebook-twitter-poland

Çdo herë që Facebook ose Twitter censuron Fjalën e Lirë në Poloni, do të përballen me gjoba që fillojnë nga 2.2 milion dollarë për çdo rast.

Një ligj i ri pritet të miratohet në Poloni që do të gjobisë kompanite Big-Tech me një shume marramendëse prej 2.2 milion dollarësh sa herë që censurojnë në mënyrë antikushtetuese fjalën e lirë të ligjshme në internet.

Ndërkohë që qeveritë liberale në perëndim kërkojnë të gjobisin gjigandët e mediave sociale Facebook dhe Twitter kur nuk filtrojne të ashtuquajturën "gjuhë urrejtjeje", Polonia po merr një qasje ndryshe, ne mbrojtje te fjales se lire.

"Sipas dispozitave të këtij ligji, shërbimet e mediave sociale nuk do të lejohen të heqin përmbajtje ose të bllokojnë llogari nëse përmbajtja në to nuk shkel ligjin polak."

"Në rast të censures apo bllokimit, një ankesë mund ti dërgohet platformës se rrjetit social, dhe ata do kenë vetëm 24 orë për ta shqyrtuar ankesën."

"Brenda 48 orëve nga vendimi, përdoruesi do të jetë në gjendje të paraqesë një kërkesë në gjykatë për kthimin e postimit apo profilit te bllokuar apo censuruar. Gjykata do të shqyrtojë ankesat brenda shtatë ditëve nga marrja e ankimit dhe i gjithë procesi do të jetë elektronik."

Ministri polak i Drejtësisë Zbigniew Ziobro bëri të qartë se nisma ligjore ishte krijuar për të luftuar censurën.

Ziobro pohoi se ky ligj nuk do të pengojë të drejtën e qytetarëve mbi të cilët është shpifur ose janë thënë të pavërteta për t'iu drejtuar organeve te drejtësisë.

"Shpesh, viktimat e tendencave për censurë ideologjike janë gjithashtu përfaqësues të grupeve të ndryshme që veprojnë në Poloni, përmbajtja e të cilave hiqet ose bllokohet, thjesht sepse ato shprehin pikëpamje dhe u referohen vlerave që janë të papranueshme nga pikëpamja e komuniteteve... me një ndikim të fortë në funksionimin e mediave sociale” - ka deklaruar Ziobro.

"Ne e kuptojmë se nuk është një temë e lehtë" vazhdoi ai.

"Ne e kuptojmë se në internet duhet të ketë gjithashtu një hapësirë garancish për të gjithë ata që ndjehen të keqtrajtuar, si viktimat e shpifjes apo te pavertetave mbi ta, ose nje hapësirë kufizimi të përmbajtjes së postimeve që mund të ndikojnë negativisht në sferën e lirisë së njerëzve të tjerë" tha ai.

"Por ne do të dëshironim të propozonim mjete të tilla që do t'i mundësojnë njërës palë dhe tjetrës të kërkojnë vendimin e një organi që do të jetë në gjendje të gjykojë nëse përmbajtja që shfaqet në një llogari të tillë dhe në një media të tillë me të vërtetë shkel të drejtat personale, nëse mund të eliminohet ose nëse është kaluar në censurë. Kjo i takon drejtësise dhe gjykatës”

Ky duhet të jetë modeli për të gjitha vendet e zhvilluara që vlerësojnë fjalën e lirë, dhe pretendojnë se janë për të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjalës në demokraci.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?