Kolonel Edward M. House, një këshilltar shumë influent pranë Presidentit Woodrow Wilson, pa se Presidenti me proçedurë të përshpejtuar dhe ilegalisht i kishte dhënë një pasaportë amerikane Trockit, që të mund të kthehej në Rusi, për të përmbushur misionin e ndërmarrë.
Bankieri i Wall Street, Paul Warburg, u bë mbështetësi politik i Trockit. Do të ishte normale që një nënshtetas amerikan të bënte gjithçka për të mbështetur aleatët e SHBA-së në luftë dhe në përpjekje kundër Gjermanisë, për të shpëtuar jetët e ushtarëve amerikanë. Por jo, nuk e shikonin kështu Paul Warburg dhe përkrahësit e tij. Rusia duhej shkatërruar, një regjim komunist skllavërimi duhej instaluar. Referuar dokumentave që ndodhen pranë Departamentit të Shtetit, Jacob Schiff, që ishte një anëtar i shoqërisë masonike “B’nai B’rith” dhe miqtë e tij Felix Warbug, Otto Kahn, Mortimer Schiff, Isaac Seligman dhe të tjerë, kishin hartuar plane që në fillimet e viti 1916, me largimin e Carit Rus.
Në prill 1917 Jacob Schiff personalisht konfirmon zyrtarisht se, mes ndihmës së tij financiare dhënë revoluacionarëve, “u arrit largimi i Carit dhe dorëheqja e tij”.
Pse vallë kjo mani, kjo sëmundje? Për t’i dhënë përgjigje sërish duhet t’i kthehemi historisë së vërtetë të SHBA-së dhe të bëjmë një kqyrje në detaje.
* * *
Rezistenca kundër përpjekjeve të britanikëve për të taksuar koloni në Amerikën e Veriut, nuk ishte arsyeja reale për Revolucionin Amerikan. E vërteta është më shqetësuese sesa kaq. Masonëve të Lirë u nevojitej një bazë për aktivitete kriminale. Masonëria e Lirë amerikane u përdor në shekullin e 18-të për të mbrojtur krimin e organizuar, duke përfshirë kondrabandën e opiumit, piraterinë dhe më vonë tregtinë ilegale të skllevërve, si dhe u përdor për të mashtruar publikun dhe për të rishkruar historinë.
Familjet masonike Roosvelt, Morgan dhe të tjera, kanë fshehur të shkuarën e tyre të urryer si kondrabandistë opiumi dhe piratë. Që në origjinë, qindra mijëra njerëz të bardhë ishin rrëmbyer dhe ishin transportuar nga Britania e Madhe në Amerikë, si sllevër. SHBA pra, nuk ishte themeluar mbi idealet e lirisë dhe demokracisë.
Benjamin Franklin, një anëtar i Llozhës së Ulët “Les neuf soeurs”, “Nëntë Motrat” e “Grand Orient”, sajoi slloganin: “bashkohu ose vdis”. Të 13-ta kolonive u ishte ushtruar presion që të formonin një Union, me simbol gjarprin. Kjo e dhënë gjendet edhe në bibliotekën e Kongresit në Uashington, D.C.
“Nëntë Motrat” (The Nine Sisters) gjatë revolucionit francez përdorën një sllogan të ngjashëm: “Bëju vëllai im, përndryshe do të të vras”. “The Nine Sisters” bashkëpunuan ngushtë me Iluminatin, që operonte nën emrin e Jakobinëve. Rendi i Iluminatit ishte themeluar nga Adam Weishaupt në vitin 1776, në Ingolstadt, në Bavari.
Jakobinët mbanin një kapele të kuqe ‘frigiane’, si skllevërit e liruar romakë, për të treguar shpirtin revolucionar. Influenca e Iluminatit po dukej dhe po ndihej gjithkund në kapitolin amerikan (këtë e vërtetojnë Biblioteka e Kongresit dhe Arkiva e kapitolit).
George Washington u përpoq të kufizonte influecën e Iluminatit, por pa sukses.
Një nga shkaqet kryesore të Luftës Civile Amerikane ishte se, Masonët e Lirë nën drejtimin e Albert Pike u përpoqën të ndërtonin Perandorinë më të madhe të Skllevërve në botë, duke përfshirë si territore edhe Kubën dhe Meksikën, si dhe duke dashur ta quanin "Konfederata Amerikane" me kryeqytet në Richmond, Virginia. Por nënvizoj se Llozhat e ndryshme reaguan kundrejt kësaj ideje.
Historia sjell diçka të paprutur, një jo mason i lirë, një republikan, një i djathtë në ideologji, Abraham Lincoln u zgjodh President i SHBA-së në nëntor të vitit 1890, përballë lebetitjes së madhe të masonëve të lirë, që nuk u besonin dot syve, për atë që kishte ndodhur dhe që ishte fakt i pandryshueshëm. Pasi Lincoln hyri në zyrë në Uashington, D.C., ai menjëherë u bë targeti, objektivi i një atentati për vrasje. Në atentatin e rradhës ishte implikuar vetë Sekretari i Luftës, Edwin Stanton, që ishte një Mason i Lirë. Pasi tentuan ta vrisnin dhe nuk jabarritën, më pas, udhëheqësi i përgjithshëm masonik Albert Pike gjeti një zgjidhje tjetër – Luftën Civile – që filloi më 12 prill 1861.
Opozita po i ushtronte presion Lincoln-it për të krijuar një Bankë Qëndrore, për të cilën Lincoln ishte kundër. Lincoln-it, që i ishte kthyer Rusisë për ndihmë, Cari Aleksandi II i dërgoi flotën e tij në ndihmë, e cila u bë pjesë e Luftës.
Masonët e Lirë e urrenin Lincoln-in që po u prishte ëndrrën e tyre të madhe, atë të krijimit të një Perandorie Skllevërish.
Pesë ditë pas përfundimit të Luftës Civile, më 9 prill 1865, Masoni i Lirë i gradës së 33-të John Wilkesbooth e qëlloi me armë Presidentin Lincoln dhe e vrau, në Teatrin “Ford”. Vitin pasardhës një tjetër atentat iu bë Carit Aleksander II. Asgjë nuk ndodhte rastësisht, por mbi një plan.
Pas Luftës Civile, Albert Pike u gjykua me vedimin: burg për tradhëti.
Masoni i Lirë Andrew Johnson u bë President i SHBA-së, një mason i gradës së 4-ët, pas vdekjes së Lincoln. Më 22 prill 1866 Presidenti Johnson nënshkroi urdhërin e faljes së dënimit për Pike dhe menjëherë një ditë më pas, Pike i dalë nga burgu, i bëri një vizitë Presidentin në zyrën e tij. Më 20 qershor 1867 Presidenti Johnson u ngrit nga grada e 4-ët në gradën e 32-të, thjesht dhe vetëm me një urdhër, mes një ceremonie skoceze të organizuar në selinë masonike.
Edhe një detaj që vlen të përmendet është se godina e Shtëpisë së Bardhë ishte modeluar sipas ish godinës së selisë masonike në Dublin.
* * *
Obeliskët në Amerikë u shoqëruan me kurbane.
Obelisku masonik me 14 seksione, me pishtarin e Iluminatit (ose flakën e Luçiferit) në majë, u ngrit në vitin 1941 në Dealy Plaza në Dallas, afër vendit ku do të vritej Presidenti Kennedy më 22 nëntor 1963 (në shenjën zodiake të Akrepit).
Obelisku u pozicionua, apo u vendos në paralelin e 33-të planetit Tokë.
Masonëria është tejet e fiksuar me numrat dhe simbolet.
* * *
Më 4 qershor 1963, Presidenti John Kennedy nënshkroi Urdhërin Ekzekutiv Nr.11110, që i kthente Qeverisë Amerikane pushtetin për të emetuar monedhën, duke anashkaluar Rezervat Federale, që ishte dhe është një pronësi private.
Presidenti Kennedy donte gjithashtu të tërhiqte ushtrinë nga Vietnami dhe kërkonte që Izraeli të ndalonte prodhimin e armëve nukleare, duke u bërë kështu armik me Masonin e Lirë David Ben-Gurion, kryeministrin e Izraelit.
Nuk kishte shans që atentatori i pakualifikuar Lee Harvey Oswald të mund të menaxhonte tre gjuajtje me armë, dy goditje brenda 4-5 sekondave, nga vendi ku ishte fshehur, në katin e 6-të, në një depo librash, në Elm Street në Dallas.
Prokurori i distriktit Jim Garrison në New Orleans, besonte se në vrasje ishin angazhuar 3 atentatorë. Fotot dhe videot e paçensuruara të atentatit tregojnë se Kennedy është qëlluar nga më shumë se dy të shtëna dhe drejtime, njëra goditje i ishte bërë nga përballë. Por, Prokurori u bë dashi i kurbanit të rradhës, edhe atë e vranë.
Kurse Kennedy u zëvendësua nga Masoni i Lirë, i rankimit të lartë Lyndon Baines Johnson, që bëri gjithçka që kishte mundësi për të zbardhur të vërtetën e vrasjes, por nuk mundi të nxirrte diçka.
* * *
Masonët e Lirë janë hakmarrës.
Kapiteni Wiliam Morgan zbuloi disa sekrete të tmerrshme të Masonërisë, teksa mbante një pozicion qëndror më Llozhën e tij nr.433 në Batavia, New York. Ky mason udhëtoi në të gjithë Amerikën për të paralajmëruar Llozhat e tjera masonike për ato që kishte zbuluar. Në vitin 1826, ai la të shkruar shpjegimin se: e ndiente të nevojshme që të paralajmëronte publikun për planet sekrete të masonëve.
Morgan nënshkroi një kontratë me botuesin Kolonel David C. Miller, për të ekspozuar mes një botimi veprimtaritë e fshehta të udhëheqjes masonike, të cilat i kishte zbuluar dhe për të cilat ishte në dijeni.
Pas disa kohë, Masonët e Lirë e rrëmbyen Morgan-in dhe e hodhën në Lumin Niagara. Një prej konspiratorëve, John Withey, dëshmoi dhe pohoi vrasjen e mjekut, nga shtrati i vdekjes në vitin 1860.
Në Batvia, një monument u ngrit në vitin 1882 në nder të W. Morgan me nënshkrimin: “Një qytetar i respektuar i Batvias dhe një martir i lirisë së shkrimit dhe fjalës, për të Vërtetën, i cili u rrëmbye... nga Masonët e Lirë dhe u vra për zbulimin e sekreteve të rendit të tyre”.
* * *
Jacob Schiff së bashku me masonë të tjerë të rangut të lartë, bënë gjithçka që mundën për të ndëshkuar Rusinë, duke instaluar sistemin më mizor të skllavërisë që kishte parë ndonjëherë bota.
* * *
Në New York, më 27 mars 1917, 37-vjeçari Trocki me familjen e tij dhe me 275 terroristë internacionalistë dhe aventurierë u nisën me anijen “Kristianiafjord” që shkonte në Europë, për të vazhduar “revolucionin” në Rusi. Kriminelë të çdo lloji, komunistë amerikanë dhe ndërmjetës (brokers) nga Wall Street, i shoqëronin.
Më 3 prill 1917, pasi anija ndaloi në Halifax, Nova Scotia, policia kanadeze arrestoi Leon Trockin, bashkëshorten dhe dy fëmijët, si dhe pesë të tjerë “socialistë” rusë (Nikita Mukhin, Leiba Fishelev, Konstandin Romanenko, Grigori Chudnovsky, Gerson Melichansky). Kurse shokët e ngushtë të Trockit, Volodarsky dhe Uritsky qëndruan në anije me pasagjerët e tjerë dhe vazhduan udhëtimin.
Trocki u arrestua për shkak të një telegrami, që ishte dërguar nga Londra, më 29 mars 1917. Mes tij ishte zbuluar se Trocki dhe shokët e tij “socialistë” ishin nisur për në Rusi, që të fillonin “revolucionin”, kundër Qeverisë Ruse. Trocki për këtë qëllim kishte marrë 10.000 dollarë të dërguar nga gjermanët. Dhe realisht, pasi Trockit iu ushtrua kontroll, policia i gjeti shumën në fjalë. Ai u pohoi se paratë vinin nga gjermanët, por nuk pranoi të bënte komente të tjera mbi çështjen. Kanadezët dyshuan për bashkëpunim të Trockit me gjermanët. Ishte Shërbimi Sekret Britanik, agjent i të cilit ishte vetë Trocki, që do ta pastronte në ato memente Trockin me një manovër.
Ngjarja dhe faktet e mësipërme konfirmohen me dokumenta në Arkivën Kombëtare Kanadeze. Zyrtarët kanadezë edhe pse e kishin arrestuar, nuk e detyronin Trockin të shkonte në punë, si të arrestuarit e tjerë të kampit.
Autoritetet Britanike e dinin që Stafi i Përgjithshëm Gjerman nga viti 1915 kishin financuar Kerensky-n, Leninin dhe agjitatorë të tjerë rusë.
Papritur, një urdhër për të liruar Trockin dhe shokët e tij erdhi nga Ambasada Britanike në Uashington. Ambasada Britanike kishte marrë një kërkesë nga Departamenti i Shtetit Amerikan për të liruar Trockin si një nënshtetas amerikan, mbartës i pasaportës amerikane.
Uashington-i u kërkoi kanadezëve ta ndihmonin Trockin me çdo formë të mundeshin dhe sipas shpjegimeve amerikane ishte Kerensky (mason që kryesonte Qeverinë Provizore në Rusi) që kërkonte lirimin urgjent të Trockit.
Pas pesë ditësh, më 4 maj, Trocki u la i lirë. Më vonë, u bë gjithçka për të fshehur faktet nga publiku kanadez, që prej momentit që disa instanca dinin se çfarë kishte ndodhur, ata e dinin që me lirimin e Trockit zgjatej edhe Lufta botërore.
Pas Trockit, mbërritën në Rusi edhe 8.000 Yiddish “revolucionarë” fjalimesh.
* * *
Socialisti estonian Aleksander Keskula i sugjeroi ambasadorit gjerman në Zvicër, Gisbert von Romberg, më 7 shtator 1914, që Leninin duhet ta përdornin si kalë Troje, që Rusia të firmosë e veçuar nga të tjerët, paqe me Gjermaninë.
Ndërsa Masoni i Lirë Aleksander Parvus (aktualisht mbartës i emrit Israel Gelfand) që kishte organizuar revolucionin e vitit 1905, në vitin 1915 ishte instruktuar të kouptonte Leninin dhe shokët e tij si agjentë të Gjermanisë.
Keskula i kaloi 250.000 marka gjermane bolshevikëve. Qëllimi i gjermanëve ishte që bolshevikët të kalonin në paqe me Gjermaninë, pasi të merrnin pushtetin.
Parvus informonte se po shtynte gjithashtu fijet për Grushtin e Shtetit të shkurtit 1917, teksa jetonte në Suedi.
Konti Ulrich von Brockdorff-Rantzan dërgoi një telegram sekret nga Kopenhaga, për Ministrin e Brendshëm në Berlin, më 2 prill 1917: “Na duhet në formë imediate të përpiqemi të krijojmë kaos, të shpërndajmë kaosin në Rusi në sa më shumë territor që të jetë e mundur. Në të njëjtën kohë duhet të shmangim gjurmë që mund të tregojnë se jemi të angazhuar direkt dhe personalisht me kursin e “revolucionit” rus. Por në sekret, ne duhet të bëjmë gjithçka që të rrisim antagonizmin mes partive të moderuara dhe atyre të ekstremit, teksa jemi tejet të interesuar për fitoren e këtyre të fundit, sepse Grushti i Shtetit do të jetë i pashmangshëm. Kalimi i Leninit në Rusi është aprovuar nga kancelari Theobald von Bethmann-Hollweg, anëtar i famijes bankiere Bethmann e “Frankfurt am Main”.
* * *
Më 9 prill Lenini dhe grupi i tij filluan udhëtimin e tyre nga Berna e Zvicrës, për në Petrograd të Rusisë.