MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Revolucioni bolshevik rus, Krim i organizuar nga Masonët-Iluminati-Komunistët - Pjesa 3 - Thesari

E Premte 01 Maj, 2020
Revolucioni bolshevik rus, Krim i organizuar nga Masonët-Iluminati-Komunistët - Pjesa 3

illuminati star

(vijim i Pjesës 2)

Gjeneral Majori Gjerman Max Hoffman më vonë do të shkruante: “As nuk e dinim dhe as nuk e kishim parashikuar rrezikun që i vinte njerëzimit teksa i dërgonim këta Bolshevikë në Rusi.”
Treni në të cilin udhëtonte Lenini dhe 32 shoqëruesit që udhëtonin me të nuk ishte i mbyllir, siç na thonë disa “mite”. Autoritetet gjemane i kishin thënë “revolucionarëve” që të mos largoheshin nga treni, si dhe shoqëroheshin nga dy oficerë gjermanë.

Lenini mbërriti në Stokholm, në Stacionin Qëndror diçka para orës 10 në mëngjes, më 13 prill 1917. Kryebashkiaku socialist i Stokholmit Carl Lindhagen takoi Leninin dhe shoqëruesit e tij në Stacionin Qëndror të qytetit. Atje ndodhej edhe një socialist politikan me emrin Erik Palmstierna, i cili dyshohet të ketë parashikuar sesa i rrezikshëm do të mund të bëhej Lenini, ndaj iu sugjeroi suedezëve organizimin e një provokacioni policor dhe eliminimin e Leninit brenda stacionit, duke bërë gjithashtu bujë të madhe.

Por të gjithë qeshën me atë që u sugjeroi politikani dhe e shpërfillën totalisht. (Sa të drejtë paska patur!)

Lenini qëndroi në Stokholm për afro 8 orë. Ai e shpenzoi shumicën e kohës në Hotel Regina në Drottninggatan. U nis për në Haparanda në orën 6:37 të pasdites së vonët të së njëjtës dite. Përpara largimit, socialistët suedezë patën kohë për t’i blerë një kostum dhe një kapele me famë botërore Leninit, në zinxhirin e dyqaneve PUB.

Në të njëjtën kohë Lenini takoi Hans Steinwachs, i cili ishte shefi i Spiunazhit Gjerman në vendet skandinave.

Lideri i Unionit Fabian Mansson organizoi një takim mes anëtarësh të parlamentit. Në takim ishte edhe Ministri i Jashtëm Suedez, i krahut të djathtë politik, Arvid Lindman, që i dha Leninit 100 korona (një shumë e konsiderueshme për kohën). Një Mason i Lirë ndihmonte tjetrin. Komiteti Suedez i Asistencës për Refugjatët i dha Leninit gjuthashtu një shumë prej 3000 koronash.

Ai mbërriti në stacionin Petrograd në orën 11:10 të datës 16 prill. Masoni i Lirë Nikolai Chkheidze, që ishte drejtuesi i Sovjetit Petrograd, e priti me lule dhe me një fjalim mirëseardhjeje.
Steinwachs dërgon këtë telegram në Berlin më 17 prill: “Udhëtimi i Leninit për në Rusi shkoi mirë. Ai do të veprojë ekzaktësisht në linjën që ne dëshirojmë”.

Në total, 25.000 “revolucionarë” internacionalë mbërritën në Rusi. Udhëheqësi i Iluminatit Giuseppe Mazzini proklamoi: “Europa e vjetër po vdes. Dënim me vdekje Perandorive, Monarkive dhe Aristokracisë, më në fund, për sa më sipër do të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme”.
Në vitin 1914, Lenini ishte bërë anëtar i llozhave më armiqësore Grand Orient – The Nine Sisters.

* * * 

Masonët e Lirë mbështeteshin tek injoranca e punëtorëve që nuk shikonin dot Hijet e Hermesit brenda lëvizjes, që ata vetë kishin krijuar, për t’i skllavëruar më pas viktimat e tyre. Në fillim, Masonët e Lirë Suedezë ishin kaq të sigurtë në vetvete, sa nuk u përpoqën as të fshehin simbolet që lidhnin Social-Demokracinë me Masonërinë e Lirë, por i vendosën ato në flamujt dhe stemat e Unioneve të Punëtorëve, që prej vitit 1883.

* * * 

Në Korrik 1917, informacione rreth kontakteve të Leninit dhe të Trockit me Inteligjencën Gjermane, rrodhën nëpër gazeta. Qeveria ndaloi publikimin e këtyre dokumentave sensitivë. Një gazetë e vogël, “The Living Word”, injoroi ndalimin e shpallur dhe i publikoi artikujt e Grigori Alexinsky dhe Vasili Pankratov rreth financimeve gjermane të partisë së Leninit, më 18 korrik.

Paratë gjermane ishin transferuar nga banka gjermane “German Imperial Bank” në Berlin, nëpërmjet bankës “Nya Bank” (Olof Aschberg) në Stokholm, drejt Bankës Siberia në Petrograd.
Ditën tjetër, të tjera gazeta gjithashtu filluan të publikonin telegrame që raportonin transferta parash gjermane për Bolshevikët në Petrograd, nën shumëllojshmëri pretekstesh naive, të pafajshme në dukje.

Agjenti i Qeverisë Provizore në Stokholm ndihmoi Bolshevikët duke kaluar kondrabandë shuma parash nga Gjermania në Petrograd në çanta poste. Kjo bëhet evidente nga korrespondenca e Leninit me Ganetsky-Furstenberg. Të gjitha këto ishin mjaft shqetësuese për Qeverinë Provizore.

* * * 

Lenini filloi botimin e një numri të madh gazetash dhe periodikësh, 41 në total.
Duke përdorur fondet që kishin në dispozicion, Bolshevikët paguanin njerëzit 10-70 rubla për pjesëmarrje në grevë ose në demonstratë dhe 120-149 rubla për të kryer akte dhune.

* * * 

Më 20 korrik Qeveria Provizore urdhëroi arrestimin e Leninit, të Grigori Zinoviev dhe të Leon Kamenev (Rosenfeld). Më 22 korrik, në orën 11:00 të mbrëmjes Lenini u largua nga Petrogradi së bashku me Zinoviev-in. Gjëja më e jashtëzakonshme dhe më e çuditshme ishte se askush, përveçse daljes së urdhërit të arrestimin, nuk kërkoi që ta kapte Leninin. Askush nuk donte ta arrestonte atë, përveç faktit se propaganda e Sovjetit u qah më vonë për të kundërtën. Ministri i Drejtësisë Aleksander Kerensky, u bë Kryeministër. Si prokuror ndërkohë, Andrei Vysginsky ishte përgjegjësi për t’i sjellë Bolshevikët përpara drejtësisë. Por nuk e bëri.

Një delegacion i dyshuar i “Kryqit të Kuq” ushëtoi për në Rusi në gusht 1917, me qëllim për të diskutuar me udhëheqësit bolshevikë detajet e fundit të të kuqve për marrjen e pushtetit. Anëtarë të këtij delegacioni ishin shtatë mjekë, të tjerët ishin bankierë nga New York, mes tyre John P. Morgan dhe Jacob Schiff.

Më 1 shtator, Pavl Kornilov, Komandant në Ushtrinë Ruse, urdhëroi Kozakët të sulmojnë Petrogradin. Më 7 shtator Kornilovi i tha shefit të tij të personelit: “Është koha të varrim spiunët dhe mbështetësit gjermanë, duke filluar nga Lenini. Dhe ne duhet të shkatërrojmë sovietet që të mos mblidhet dot më kurrë”. Kerensky ishte futur në panik. Gjatë ngjitjes së Kornilovit në krye të Qeverisë Provizore, bolshevikët kooperuan kundër tij. Përndryshe loja do të ishte për të dy. Lenini e kishte “harruar” parrullën: “Asnjë mbështetje Qeverisë Provizore”.

* * * 

Sipas Arkivës së Departamentit të Shtetit, David Francis, Ambasadori amerikan në Petrograd ishte mbajtur mirë i informuar mbi planet e bolshevikëve. Shtëpia e Bardhë dinte të paktën 6 javë përpara kur do ta merrnin pushtetin bolshevikët. Ngjarja ishte vendosur të ndodhte më 8 nëntor, siç dhe ndodhi dhe koinçidonte me ditëlindjen e Trockit.

Presidenti amerikan Woodrow Wilson dinte paraprakisht se marrja e pushtetit nga bolshevikët do të zgjatte Luftën Botërore. Por ai nuk bëri asgjë për ta ndalur. Përkunrazi bëri gjithçka nga posti i tij për t’i mbështetur.

SHBA ishte i vetmi shtet që nxorri fitime të mëdha nga lufta. Të gjitha vendet e tjera, fuqitë në Luftë humbën shuma gjigante dhe u zhytën në borxhe që i morën nga SHBA-ja, në vlerën 14 miliardë dollarë. Është kalkuluar gjithashtu se elitat financiare ndërkombëtare nxorrën nga Lufta 208 miliardë dollarë.

Qeveria Britanike i njihte dhe i dinte edhe ajo planet e Bolshevikëve, që kur ajo u rekomandoi subjekteve të saj, që të tërhiqeshin, apo të largoheshin nga Rusia, një njoftim i dhënë 6 javë përpara përmbysjes.

* * * 

Autoritete e dinin shumë mirë që Lenini ndodhej në Petrograd. Motra e Leninit, Maria e ka konfirmuar këtë tek një zyrtar i lartë i kohëve më pas. Qeveria Provizore nuk u përpoq me asnjë formë të arrestonte Leninin.

Planet e Bolshevikëve për të marrë pushtetin nuk ishin më sekret. Publiku i gjerë nuk ishte kaq idiot të mos e kuptonte, aq më pak vetë Qeveria Provizore. Zinoviev dhe Kamenev i shkruan shumë hapur planet e Bolshevikëve tek gazeta e tyre “Novaya Zhizn”, më 31 tetor. Lenini kishte folur gjithashtu publikisht për këto plane në një seri okazionesh të dhëna mes takimesh publike. Tashmë edhe autoritetet i dinin planet në detaj. Atëherë, pse u mbytën në konspiracion dhe nuk bënë asgjë për t’i ndalur? Kerensky refuzoi të urdhëronte trupat speciale të Petrogradit, kur i ishte sugjeruar përballja.

* * * 

Trocki në këtë kohë kishte themeluar Komitetin e Ushtrisë Revolucionare, më 25 tetor. Fuqia i ishte transferuar këtij Komiteti, fshehtas, më 3 nëntor.

Lenini që kishte lindur më 23 prill dhe jo më 22, nuk e organizoi përmbysjen. Ishte Trocki ai që organizoi gjithçka dhe ishte Trocki që as nuk donte ta lejonte Leninin në Smolny, në selitë e konspiratorëve.

Kur përfundimisht pushteti kaloi në duart e Bolshevikëve, Lenini i tha Trockit në gjermanisht: “Jam i lodhur!”

* * * 

Rreth orës gjashtë, kreu i Akademisë së Artilerisë, Mikhailovsk, urdhëroi studentët të largohen nga Pallati Dimëror. Ikën edhe Kozakët. Pallati Dimëror ishte rrethuar tashmë nga Bolshevikët. Qeverisë Provizore nuk i kishte mbetur në fakt asnjë autoritet.

Shfaqet e Teatrit atë natë vazhduan dhe restorantet mbetën hapur. Asnjë nuk vërejti se diçka e pazakontë kishte ndodhur. Trocki konfirmoi në orën 2:35 pas mesdite, më 7 nëntor, se Qeveria Provizore nuk ekzistonte më. Në orën 10 në darkë, Kongresi Sovjet proklamoi: “Pushteti i Qeverisë i kalon Komitetit të Ushtrisë Revolucionare”!

Garda e Kuqe qëndroi për njëfarë kohe jashtë Pallatit përveç gardës së dyerve anësore që ishte larguar. Nuk u derdh gjak. Garda e Kuqe po priste momentin për të marshuar sërish brenda. Garda priti deri në orën 01:30 pas mesnate, kur bolshevikët mbërritën të shkujdesur dhe kaluan portën që nuk kishte më roje, më pas ata hynë në hollet dhe korridoret e Pallatit dhe përshëndetën “mbrojtësit” e Pallatit, që nuk ushtruan asnjë rezistencë, por i pritën miqësisht.

Anëtari i Komitetit të Ushtrisë Revolucionare dhe miku i Trockit, Vladimir Antonov-Ovseyenko dhe Garda e itj e Kuqe arritën në Hollin Malachite, vetëm para pak orës dy pas mesnate dhe po prisnin prapa derës, ku ishte mbledhur këshilli i Qeverisë Provizore. Qeveria (pa Kerensky) ishte, kundër çdo shkaku, mbledhur atje.

Pse? Antonov-Avseyenko qëndroi përpara sahatit dhe po e shikonte. Edhe Garda e Kuqe dhe marinarët i qëndruan nga prapa duke pritur për të marrë sinjalin prej tij. Ashtu pritën për 10 minuta. Në orën 2:10 Antonov-Ovseyenko tha: “Tani është koha”! (“Para!”) – i tha Gardës së Kuqe. “Zotërinj! Koha juaj mbaroj!”

Një investigim më i hollësishëm astrologjik na zbulon se dielli ishte pikërisht, në atë orë, në qendrën preçize të shenjës së Akrepit (14o58’). Akrepi është shenja e tetë e zodiakut – shenja e krimit dhe e vdekjes. Trocki kishte ditëlindjen e 38-të më 26 tetor (8 nëntor) 1917 dhe i gjithë spektakli u bë mbrëmja argëtuese e ditëlindjes së tij.

Bolshevikët humbën zgjedhjet parlamentare, por vazhduan të qeverisin dhe kur masat protestuan kundër tyre, Garda e Kuqe hapi zjarr dhe vrau 10 njerëz, para hapjes së Asamblesë së Kushtetutës, më 5 janar 1918.

Më pas Bolshevikët filluan t’i terrorizojnë dhe t’i plaçkitin hapur njerëzit nën slloganin: “Vidh ç’të vjedhësh”! Lenini u konfiskoi pasuritë shumë të pasurve. Konfiskuesit arrestonin familje të tëra dhe torturonin fëmijë në sy të prindërve, përdhunonin gratë në sytë e bashkëshortëve, që të nxirrnin edhe florinjtë e fundit që mund të kishin të fshehur. Kjo grabitje gjigante ishte si një formë biznesi i pështirë.

Gazeta e New York-ut “Herald Tribune” shkroi: “Duket se Revolucioni Bolshevik në relitet është jetë një operacion i papërmbajtshëm financiar, me objektiv kalimin e shumave monetare të rusëve, në duart e Bolshevikëve dhe më pas transferimin e tyre në banka europiane dhe amerikane”.
Bolshevikët banditë, bastisës, terroristë, kriminelë, hajdutë, vrasës të popullit të tyre. Themeluesit e internacionales komuniste.

- - -

Kuhn, Loeb & Co mes bashkëpunëtorëve gjermanë i kishin dhënë Leon Trockit 20 milionë dollarë për të organizuar përmbysjen bolshevike. Vetëm brenda 6 muajve, u ishin kthyer 102.290.000 dollarë sipas publikimit të “The New York Times”, të 23 gushtit 1921. Të gjitha ata që ishin përfshirë në konspiracion nxorrën shuma marramendëse mes vuajtjeve të popullit rus.

Jacob Schiff dha urdhër që të eliminohej Cari dhe e gjithë familja e tij në të njëjtën kohë. Urdhëri i ishte dhënë anëtarit të Byrosë Politike Jakov Sverdlov nga Delegacioni Amerikan, që në ato kohë ishte vendosur në qytetin Vologda. Raportet e Sverdlovit i ishin kaluar Schiff-it prej së njëjtës organizate.

Sverdlov urdhëroi Yankel Yarovsky për të ekzekutuar urdhërin, siç dhe u krye, në katin e parë të shtëpisë që i përkiste tregëtarit Nikolai Ipatiev në Yekaterinburg, Cari dhe familja e tij u asgjësuan.

* * * 

Lenini mbajti në pasurinë e tij personale veprat e artit të vjedhura mes konfiskimeve, vepra të vlerave të mëdha si dhe perla, që i shiti në një bankë zviceriane. Vetëm në vitin 1920, Lenini transferoi 75 milionë franga zviceriane në llogarinë e tij në Zvicër.

Trocki kishte dy llogari personale në SHBA, tek të cilat kishte në total 80 milionë dollarë, por kishte edhe një llogari tjetër në Zvicër, ku depozitoi 90 milionë franga zviceriane. Moisei Uritsky (aktualisht Boretsky) kishte 85 milionë franga zviceriane, Felix Dzerzhinsky (Rufin) kishte 80 milionë dhe Ganetsky 60 milionë franga zviceriane dhe 10 milionë dollarë.

* * * 

Ky barbarizëm ishte justifikuar duke përdorur ideologjinë e krijuar nga Iluminati për të abuzuar me të, me vetë ideologjinë. Marksi ishte një Mason i Lirë i gradës së 31-të. Në shkurt 1848 ai publikoi me urdhër të udhëheqjes masonike, “Manifestin Komunist”. Në shumë foto të tij Marksi e ekspozonte masonizmin mes shenjash dhe pozicionimit të dorës së djathtë, poshtë xhaketës, në kraharor, siç dhe bënin shumë të tjerë – këtë shenjë enigmatike – ritual i masonërisë.

* * * 

Për të iniciuar Terrorin e Kuq, Bolshevikëve u duhej një pretekst. Ishte mëngjesi i 30 gushtit të vitit 1918. Moisei Uritsky mbërriti me makinën e tij rreth orës 10 në mëngjes në zyrë. Ai ishte kreu i “Petrograd Cheka” (Cheka ishte një strukturë investigative e regjimit sovjetik). Uritsky ishte i njohur si “Kasapi i Petrogradit”. Shpesh kënaqej kur nga dritarja e zyrës së tij ndiqte ekzekutimet e të pafajshmëve.

Por, e vranë!
Vrasësi ishte një 22-vjeçar, student i degës teknike, Leonid Kannegisser.

Vrasja e Uritsky ishte organizuar nga i mbrojturi i Sovjetit, Dzerzhinsky dhe pas Uritsky në atë post u vendos Gleb Boky. Organizimi qëndror i “Cheka-s”, varej nga Lenini dhe Dzerzhinsky, që do të thotë se këta të dy ishin organizatorë të vrasjes. Masoni i Lirë Boky, drejtuesi i ri, kishte një zakon që, ushqente kafshët e kopshtit zoologjik me mish të ekzekutuarish.

Lenini pas kësaj vrasjeje, sajoi një atentat të rremë ndaj vetes, për të gjetur edhe një arsye tjetër për të filluar terrorin në masë, kundër popullit rus. Vrasja e Uritsky dhe atentati ndaj tij u bënë shkak për konfiskimin e shumë borgjezëve të pasur, konfiskime që kryeshin nga Volodarsky dhe Masoni i Lirë Andronnikov (që ishte kreu i “Cheka” në Kronstadt). Malli i konfiskuar u shit në disa banka skandinave (mes tyre Nya Bank, pronar i së cilës ishte Olof Aschberg).

Hajdutët kishin vjedhur të mira materiale në vlerë 2.5 miliardë rubla ari. Siç ndodh rëndom në histori terrori, qeverisja vrau edhe Volodarsky-n.

* * * 

Lenini shkruan: “Edhe nëse zhduken 90% e popullsisë ruse, do ja vlente, nëse 10%-shi do të jetonte për të parë revolucionin botëror”.

Komisioni special, “Cheka”, që është polici politik i Sovjetit, “prodhoi” dengje me të vrarë në territore të hapura, ku dhe asgjësoheshin si armiq të klasës. Shoku dhe i dashuri i Leninit, Grigori Zinoyev mburrej duke thënë: “Ne mund të asgjësojmë një klasë të tërë shoqërore!”

E keqja komuniste ishte një shishe pa fund që nuk mund të mbushej kurrë. Lenini thoshte: “Sa më shumë borgjezë dhe reaksionarë të vrasim, aq më mirë”. Lenini theksonte gjithashtu: “Ne duhet të përdorim të gjithë dinakërinë dhe ilegalitetin, për të bërë të mundur mohimin dhe fshehjen e së vërtetës”. Masoni i Lirë Lenin, thoshte: “Ne mund dhe duhet të shkruajmë në një gjuhë që ndez masat për të neveritur dhe për të urryer ata që nuk janë në marrëveshje me ne”.

* * * 

Ndodhi që u publikuan listat e atyre që ishin ekzekutuar apo vrarë me një formë tjetër, në gazetën e “Cheka-s”. Mes saj provohet gjithashtu se 1.7 milionë njerëz janë vrarë vetëm në periudhën 1918-1919. Një lumë gjaku rrjedh brenda gjithë Rusisë. “Cheka” duhet të punësonte më pas numërues kufomash. Sipas raporteve zyrtare të Sovietit nga Maji 1922 deri në Prill 1922 ishin vrarë me mijëra. Mes këtyre viktimave kishte kryepeshkopë, profesorë, mjekë, oficerë, policë, xhandarë, avokatë, punonjës civilë, gazetarë, shkrimtarë, artistë, infermierë, punëtorë dhe fermerë.
Krimi i tyre konsideroj “mendim anti-social”. Viktimave u nxirreshin sytë, u priheshin veshët dhe hunda. Cheka-istët në Kharkov i vendosnin viktimat në rresht, përpara një tavoline të gjatë, ku ata vendosnin duart dhe torturuesit dhe ekzekutuesit u shkulnin thonjtë, u hapnin plagë me thika dhe u hidhnin më pas ujë të përvëluar dhe u binte lëkura.

Në vende të tjera, kokat e viktimave vendoseshin mbi një kudhër dhe goditeshin me vare. Viktimave që u vinte rradha për ekzekutim, detyroheshin fillimisht të shikonin pamjet makabre. Krerëve të kishës ua nxirrnin sytë dhe u prisnin gjuhën dhe i digjnin të gjallë. Kishte Cheka-istë që që viktimave u hapnin stomakun dhe ua derdhnin jashtë, më pas kafshë të egra u tërhiqnin viktimave zorrët derisa viktima vdiste. Kryepishkopi i Voronezh ishte zjerrë i gjallë në një kazan të madh dhe më pas murgjërit e kapur për ekzekutim, u detyruan të hanin nga “supa”, me revolverë mbi kokë, me detyrim.

Një yll me pesë cepa prej hekuri i nxehtë u vendosej viktimave në ballë. Në Tsaritsyn dhe në Kamyshin viktimave u priheshin duart me shpatë. Në Poltava viktimat shpoheshin me ushta. Në Odessë viktimat piqeshin të gjallë, ose rripeshin. Në Kiev viktimat futeshin në qivure me trupa të dekompozuar dhe liheshin atje për gjysëm ore dhe më pas mbylleshin dhe digjeshin.

* * * 

Lenini ende nuk ishte i kënaqur me këto raportime makabre, ndaj kërkonte: “Më shumë pushtet terrorit!” Një objektiv imediat, u bë krijimi i një sistemi me kampe skllevërish.
Më 5 shtator një artikull me titull “Dekretet e Terrorit të Kuq” shkruan: “Republika Sovjetike duhet ta çlirojë veten nga armiqtë e klasës duke i izoluar ata në kampe përqëndrimi...”.

* * * 

Masoni i Lirë Karl Marks përshkruan në poezinë e tij botën të cilën ëndërronte: Nëse ka diçka që më përpin, unë do të kërcej me të, deri sa ta sjell botën në rrënoja, një botë që orvatet mes meje dhe purgatorit, unë do ta bëj copash mallkimin e përjetshëm.
Doktrina e mbushur me urrejtje e Marksit u përdor nga Masonët e Lirë Komunistë për të justifikuar horrorin, tmerrin që mbollën në një botë të qytetëruar.

* * * 

Në vitin 1919, Lenini i dërgoi një shumë të madhe të hollash Llozhës Masonike “Grand Orient” në Francë, për rinovimin e selisë së saj në Paris, për mjetet e propagandës dhe veprimtari të tjera të saj dhe të gjitha këto ndodhnin kur miliona rusë vdisnin nga uria.

Regjimi i ri me Trockin në krye, kishte shënjestruar dhe spikatur poetin e madh Sergei Yesenin dhe kishte vendosur likuidimin e tij. Në poemën e tij me titull “Vendi i Hajdutëve”, Yesenin i quante sunduesit e rinj parazitë dhe thoshte se Republika Sovjete nuk ishte asgjë tjetër veçse një bllof. Ai e pëshkruante Trockin si urryes të kulturës ruse. Shkrimtarin, poetin regjimi e ekzekutoi në banesën e tij, pas një kërleshjeje të viktimës me vrasësit e dërguar nga Trocki.

Trocki ishte një cinik dhe një sadist i llojit më të keq. Shpesh viktimat i ekzekutonte personalisht. Ai ka urdhëruar edhe vrasje fëmijësh. Mes ulërimash, në një takim me bolshevikët, ai ka urdhëruar ekzekutime disiplinore. Mizoritë e tij janë të dokumentuara në arkivat e Partisë Komuniste. Filloi pra, të spastronte edhe rradhët e tij nga të pabindurit, në gjykimin e tij. Mizoria dhe pashpirtshmëria e Leninit dhe Trockit u bënë tipari determinant i gjithë pushtetit të Sovjetit.

* * * 

“Krasnaya Gazeta” zbulon objektivin primar të regjimit të Sovietit, më 31 gusht 1919: “Lumenj gjaku borgjezësh rrjedh gjithkund. Por duan akoma. Sa më shumë të jetë e mundur!”

* * * 

Që prej Luftës Civile të vitit 1920, Trocki kishte filluar të bënte plane për militarizimin e ekonomisë, duke e sjellë atë në një linjë me Luftën e Komunizmit. Ai kishte nevojë për skllevër të militarizuar. Fshatarë dhe punëtorë do të kenë të njëjtin status, do të thirren ushtarë që do të formonin brigada-pune, ashtu si brigadat e luftës të udhëhequra nga shokët e partisë.

Kushdo që ishte një “ushtar i punës” që nuk do të ishte zot i vetes, por kur të merrte urdhëra do të duhej t’u bindej, nëse do të refuzonte, do të cilësohej dizertator dhe do të ndëshkohej me vdekje.
Trocki theksonte: “Nuk është e vërtetë që punëtorët e marrë me detyrim janë inproduktivë në çfarëdo lloj rrethane.” Në fabrika mbizotëronte rend dhe disiplinë ushtarake. Udhëheqja Bolshevike filloi të ekzekutonte punëtorë që i cilësonte si “dizertatorë”.

* * * 

Krimet që kryeheshin tek popullsia që nuk ishte në kampe ishin edhe më makabre. Të rinj dhe të reja që pushtatoheshin nudo në dhuma ekzekutime dhe të zhveshur ngarkoheshin në kamionë dhe groposeshin në varre kolektive. Sovjeti i vrau rinisë lirinë dhe kurajon mes terrorit të kuq, u prishi ëndërrën, u kalli frikën, i tjetërsoi!

* * * 

Në Petrograd udhëheqësi Sovjetik Grigori Zinovyev premtoi se do të vriste 10 milionë rusë dhe do të bënte ata që do të mbeteshin, që t’i besonin komunistëve.

Gjatë urisë së 1921-1922, edhe 5.053.000 njerëz vdiqën. Lenini dhe shokët e tij planifikonin që numri të arrinte në 30 milionë përgjatë 4 viteve të para të pushtetit të tyre. Lenini donte gjithashtu të vriteshin 60 milionë fshatarë rusë. “Vritini!” – u bërtiste vartësve. Gjithashtu, mendonte se të rinjtë e bukur kishin predispozicionin të bëheshin intelektualë, ndaj duhet të vriteshin, duke u konsideruar rrezik për shoqërinë.

* * * 

Historia nuk ka shënuar krime më makabre sesa këto, të rusëve komunistë kundrejt vetë popullit të tyre. Masonët e Lirë kërkonin kurbane. Sipas Leninit ata i bënin kurban njerëzit për Molok-un (djallin domethënë). Kjo u zbulua nga bolsheviku Georges Solomon në librin e tij “Among the Red Rules” (“Mes Rregullave të Kuq”).

Pas gjithë kësaj, çfarë presin të mbijetuarit?

Lenini theksonte nevojën e miksimit të grupeve etnike, me qëllimin unifikimin dhe kalimin në një popull të vetëm në botë.

* * * 

Gjatë Krishtlidjeve të vitit 1923, vetëm pak javë para vdekjes së tij, Lenini u ul në ballkon dhe ulëriu përpara hënës së plotë si një ujk dhe në spazmat e fundit, pëshpëriti në gjermanisht: “Weiter, weiter!”

Lenini vdiq më 21 janar 1924, në orën 6:30 pasdite. Autopsia tregoi se hemisfera e majtë ishte rrëgjuar dhe deformuar.

* * * 

Në gusht 1927, Stalini mes një manovre nxorri jashtë partie Trockin dhe më 16 janar 1928 e çoi në internim në Alma-Ata në Kazakistan.

Më pas Trocki u arratis në Turqi. Më vonë jetoi në Norvegji dhe në Meksikë. Dhe, me urdhër të Stalinit një agjent i NKVD, Ramon Mercader, e goditi Trockin në kafkë me një kazmë, më 20 gusht 1940. Trocki vdiq një ditë më pas, më 21 gusht 1940.

- - -

Rockefeller kontraktoi një kompani reklamash “Ivy Lee” për të lyer godinën e Bolshevikëve me ngjyra të ngrohta, me ngjyra miqësore. Propaganda sovjetike kishte tërhequr 100.000 punëtorë amerikanë, të cilët kishin shkuar në Rusi duke menduar se do të gjenin “tokën e premtuar”. Disa që filluan të protestojnë dhe të kritikojnë komunizmin përfunduarn ose në burgje, ose në kampe. Kjo tregon sesa të frikësuara ishin auteritetet, të cilat bënin çdo përpjekje, që mos zbulohej realiteti nga amerikanët, për kushtet e vërteta të komunizmit, që propagandohej si “parajsë”. Një prej të budallallosurve që udhëtoi drejt komunizmit ishte Andrew Smith. Por kur më në fund u zgjua dhe e la Bashkimin Sovjetik, ai paralajmëroi njerëz të tjerë sy-blu për kurthin ku mund të binin dhe u bënte thirrje të mos shkonin.

Gjithashtu, 60.000 punëtorë gjermanë lëvizën drejt Perandorisë së Stalinit. Punëtorët skllevër përdoreshin ngado. Ndërtonin Kanalin e Detit të Bardhë dhe rreth 1.000 punëtorë vdisnin çdo ditë, për 20 muaj rresht të ndërtimit të Kanalit. Në total ky kanal u kushtoi jetën 600.000 njerëzve. Kur ishte e nevojshme skllevërit që ishin më afër murit që ndërtohej, shtyheshin për të mbyllur prurjet e ujit, si në vend të thasëve.

Kanali i Detit të Bardhë, i gjatë 227km, u përfundua më 1 gusht 1933. Stalini shkoi personalisht për ta inspektuar.

Kolektivizimi bujqësor në vitet 1932-1933 u pasua nga uri, në një masë që nuk ishte hasur më parë. Aktivistët politikë hoqën nga tregu çdo kokërr drithi dhe çdo vezë, çdo perim dhe çdo frut. Autokolona pafund largonin ushqimin. Çdo ukrainas që dyshohej edhe për gjënë më të vogël, shpesh dyshime të sajuara, apo që tentonin të zbusnin sadopak impaktin e urisë, duke fshehur pak drithra, apo ushqime, kur kapeshin nga autoritetet, ose vriteshin, ose futeshin më kampet e përqëndrimit të punëtorëve skllevër.
Fëmijë jetimë në kohën e urisë vriteshin në një therrtore të ndërtuar posaçërisht dhe mishi i tyre shitej për ushqim.

Afro 15 milionë persona vdiqën gjatë kohës së urisë së madhe.

Sllogani zyrtar sovjetik ishte tejet cinik: “Të gjitha për të mirën e popullit, të gjitha në emër të lumturisë së popullit!”

Ekonomia ruse menjëherë u përkeqësua pas Puçit të Tetorit. Ndaj dhe ndihma amerikane ishte një e keqe e domosdoshme.

Rockefeller i kushtoi vëmendje të veçantë ndërtimit dhe fuqizimit të makinerisë sovjete të luftës. Ekspertë amerikanë pranuan se Komunizmi mund të binte lehtësisht, nëse nuk do të ndihmohej nga amerikanët plani i tyre i parë 5-vjeçar, por edhe planet e tjera në vazhdim, të cilat u ndihmuan pjesërisht.

Injoranca e rusëve krijonte vazhdimisht probleme të reja. Paratë amerikane vazhduan t’i jepnin frymë dhe jetë një sistemi të dobët, inefiçient, por nga ana tjetër brutal, përveç gjithë vështirësive të hasura. Rusët nuk ishin të aftë në ato kohë të ndërtonin fabrika të sofistikuara, edhe pse amerikanët u dhanë atyre projekte të gatshme.

Kjo situatë shtyu ndërtuesin Albert Kahn nga Detroit të mbyllë një marrëveshje me Moskën në Shkurt 1930, mes së cilës ai do të ndërtonte një numër të godinave industriale në Bashkimin Sovjetik. Kostoja totale e ndërtimeve shkonte në 2 miliardë dollarë. Asistenti i tij i afërt shërbeu edhe si konsulent i Qeverisë Sovjetike.

* * * 

Gjermanët lejuan estonezët të mbajnë flamurin e tyre kombëtar.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kreu i NKVD, Lavrenti Beria, ishte një kasap i famshëm. Ai kryente krime dhe ua vishte, apo fajësonte për to nazistët. Ishte ky njeri që dërgoi 20 milionë njerëz si skllevër në kampet e përqëndrimit të punëtorëve.

Për krahasim, në kampet gjermane gjërat ishin ndryshe.

* * * 

Pas mposhtjes së Gjermanisë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, territore të reja në Europën Lindore iu dhanë Bashkimit Sovjetik nga Fuqitë Perëndimore.

Në vitin 1946 Bashkimi Sovjetik filloi të kthente refugjatët, kryesisht nga Franca. Dhjetra mijëra emigrantë rusë i besuan proragandës dhe menduan se komunistët ishin bërë më humane. Por u zgjuan, u ndërgjegjësuan brutalisht. Nuk e kishin idenë se Bashkimi Sovjetik kishte ende nevojë për skllevër të rinj. Ata më të rinjtë duhet të dërgoheshin në Rusi, për kampet e punëtorëve skllevër, ndërsa të vjetrit do të vriteshin me një plumb pas kohe. Familje të tëra ishin ndarë dhe këto ndodhnin në portin e Odessës.

Bashkëshorteve nënshtetase të huaja, u konfiskoheshin pasaportat.

Komunizmit rus i nevojiteshin miliona skllevër. Kampe të reja skllevërish ishin hapur për të huaj, me pëlqimin e heshtur edhe të udhëheqësve Perëndimorë.

Nën një dektret të firmosur nga Lenini në vitin 1919 (në të cilin ishte shkruar: “Ndalohet Publikimi!”) shruhej se, të gjithë të huajit “e asnjë vlere” duhet të dërgohen në kampe përqëndrimi.

* * * 

Një shtetas amerikan, John Noble, ishte liruar nga burgu në Dresden më 5 korrik 1945. Fakti që kishte imunitet diplomatic zvicerian, nuk e shpëtoi atë dhe familjen e tij, e cila së bashku me të kaloi 15 vite në një kamp skllevërish në Vorkuta. Vorkuta ishte destinacioni, i njohur si destinacioni pa kthim.

Vetë Noble dëshmon: “Më kujtohet ende ajo ditë kur gjeneral Maslenikov erdhi në Vorkuta, erdhi tek kampi ynë, shkoi edhe tek kampe të tjera dhe na kërkoi që të çoheshim dhe të flisnim. Na tha se kushdo e ka lirinë të flasë, askush nuk do të ndërshkohet. Askush nuk ngrihej, megjithëse ai e përsëriti kërkesën e tij për shumë herë. Por, pas rreth 20 minutash që ai u bënte skllevërve të njëjtën kërkesë, kërkesën pra që të flisnim, një burrë u çua më këmbë. Ai ishte një profesor historie nga Universiteti i Leningradit, që i tha paraprakisht se, e dinte që pasi të fliste do i shtohej dënimi edhe me 10 vite të tjera qëndrim në kamp. Por gjenerali sërish i tha që të shprehej lirisht. Atëherë profesori përmendi të gjitha stadet e skllavërisë në historinë e qënies njerëzore dhe kur mbërriti në historinë e atyre momenteve i tha gjeneralit se, nuk ka patur skllavëri më brutale dhe më antihumane se skllavëria që po përjetonin. Ai nuk u dënua me 10 vite më shumë dënim, ai thjesht u ekzekutua në vend”.

Në Vorkuta ishin gjithësej 2 milionë skllevër që punonin në 40 miniera qymyrguri, në fabrika çimentoje dhe tullash. Dokumentat zbulojnë se 60.000 të huaj, duke përfshirë finlandezë dhe rumunë ishin marrë nga Pechora për në Komi.

* * * 

Jo më parë se viti 1955, Presidenti amerikan Eisenhower kërkoi lirimin e John Noble. Dhe ai u lirua menjëherë në të njëjtin vit.

* * * 

Kurse diktatori Nikita Khrushchev, pas Stalinit, liroi më shumë se 200.000 të huaj, nga 45 vende që ndodheshin në kampet e skllevërve në vitet 1950.

* * * 

Në vitin 1945, në Nieder-Schlesien, Ushtria e Kuqe kaloi përmes me 25 vagona të mëdhenj, mbushur me materiale arkivore sensitive, që përmbanin edhe shumë dokumenta nga Llozha të ndryshme Masonike në Gjermani, Francë, Belgjikë, Hollandë, Luksenburg, Poloni dhe Çekosllovaki. Këto dokumenta u dhanë kërkuesve, historianëve, politologëve, një tablo gjithëpërfshirëse, më të plotë të fuqisë sekrete zotëruese të Masonërisë së Lirë Ndërkombëtare.

Të gjitha materialet u çuan në Moskë, ku dhe u formua baza e Arkivës Speciale të Bashkimit Sovjetik (Osoby Arkhiv, OA). Me gjithë këto arkiva sekrete masonike Stalini mund të shantazhonte shumë politikanë masonë të Perëndimit, mdaj kishin frikë se aktiviteti i tyre tejet sensitiv, mund të bëhej publik.

Proçes-verbali i mbajtur në një takim të Grand Llozhës në Gjermani në vitin 1917, regjistron qëndrimin që vijon: “Anarkisti dhe revolucionari Lenin aktualisht dhe në vazhdimësi me konsistencë përfaqëson idealet politike të Masonërisë së Lirë Ndërkombëtare”.

Në Arkivë gjenden edhe shumë dokumenta esencialë masonikë lidhur me rolin e shoqërive sekrete në politikat botërore.

Stalini u bë një kërcënim serioz për elitën e partisë gjithashtu, e cila vendosi që ai të eliminohej. Një nga konspiratorët ishte Lazar Kaganovich, anëtar i Byrosë Politike. Stalinit iu organizua një komplot dhe iu ndryshuan medikamentet që merrte, duke i dhënë të tjera, të cilat Molotov i quajti helm-miu.

Beria ndihej gjithashtu i kërcënuar dhe bëri një plan, të koduar me emërtimin “Moxart”. Ai u sigurua që Stalini nuk do të merrte medikamente për 12-13 orë, që të merrte atë që “duhej” dhe pas 3 ditësh, më 5 mars 1953 Stalini vdiq.

Pas vdekjes së Stalinit një seri revoltash shpërthyen në shumë kampe skllevërish punëtorë, ku mbaheshin 22 milionë skllevër. Revolta në Vorkuta filloi më 1 gusht 1953, më pas revolta shpërthyen në Karaganda, Kazakistan, më 16 maj 1954.

* * * 

Nga viti 1937, 18 milionë njerëz ishin vrarë nën valën e terrorit drejtuar nga ithtari i Stalinit Lazar Kahanovich, pas 30 milionë të humburve gjatë kolektivizimit dhe urisë. Terrori i madh filloi në vitin 1937. Njerëzit ekzekutoheshin në grupe masive. Kjo valë vrasjes goditi edhe Moskën dhe Leningradin më 30 tetor 1937, teksa një numër i madh njerëzish u vranë. Ekzekutimet bëheshin sipas një plani të hartuar. Kaganovich kishte hartuar planin e parë të ekzekutimeve në korrik 1937. Sipas këtij plani NKVD, brenda një periudhe 4-mujore mbi 75 mijë njerëz u vranë, por u pa që rritmi i vrasjeve ishte i ngadaltë. Funksionarë lokalë propozuan zgjidhje të problemit për përshpejtimin e vrasjeve, sugjerime të cilat u aprovuan dhe u adoptuan nga Byroja Politike. Kjo bëri të mundur ekzekutimin edhe të 48 mijë të tjerëve dhe burgosjen e 9.200 personave të tjerë, në mbylltje të periudhës 4-mujore. Ende kuotat nuk ishin ato që duhet të ishin, nuk ishin të mjaftueshme.
Totali i personave të burgosur në Bashkimin Sovjetik shkoi në 7 milionë njerëz, gjatë periudhës 1937-1938.

Aleksander Solzhenitsyn kalkuloi mesatarisht numrin e të ekzekutuarve në periudhën 1937-1938, që arrinte në 1 milionë, por kësaj shifre i shtoheshin edhe 2 milionë të tjerë që kishin vdekur gjatë punës në kampet e përqëndrimit.

“Literaturnaya Rossiya” në vitin 1992 publikoi mesataren më të lartë të numrit të viktimave të regjimit Sovjetik, duke përfshirë edhe ata të vdekur nga uria dhe nga lufta civile, shifra e publikuar ishte – 147 milionë.

Vrasja sistematike e fëmijëve filloi në vitin 1934. Në fund të fundit, për një shtet të krimit, mirëmbajtja e fëmijëve kushtonte në të holla. Vetëm në periudhën 1935-1939, 92.000 fëmijët të grupmoshës 12-16 vjeç u persekutuan. Më 1 prill 1939, 10.000 minorenë u dërguan në kampet e skllevërve punëtorë.

Në tetor 1940 “Cheka-istët” burgosën afro 1 milionë fëmijë, të moshave nga 14 deri në 17 vjeç. Njësitë e NKVD i shpërndante fëmijët / të rinjtë në disa qytete të Rusisë, menjëherë i ndante në tufa dhe i çonte nëpër kampe, ku shumica vdisnin nga puna çnjerëzore dhe nga uria.

Në vitin 1943, Cheka-istët arritën të mblidhnin 2 milionë fëmijë.

* * * 

Për të tejakaluar problemet ekonomike, Stalini planifikoi një sulm (operacionin “Stuhi”) kundër Gjermanisë dhe kombeve të tjera të perëndimit, më 6 korrik 1941. Por për të ekzekutuar planet, duhet të dimë që Stalini kishte hyrë në dy Traktate: i pari më 23 gusht 1939 (pakti Ribbentropp – Molotov) me Gjermaninë, i dyti ishte ai i 15 tetorit 1939, pakti Stalin – Churchill (me Anglinë), që ishte edhe më i favorshëm. Sekretari i Shtetit për Luftën Churchill nënshkroi dokumentat ekzekutivë të paktit, më 8 shkurt 1940, në Londër.

Bashkimi Sovjetik nuk kisjte marrë asnjë nga bazat në Finlandë, kështu, më 30 nëntor 1939, Stalini sulmoi Finlandën pa deklaratë lufte. Lufta e Dimrit kishte filluar. Por në Bessarabia (sot Moldavi), Lituani, Letoni dhe Estoni trupat Sovjetikë u pranuan të hidhnin baza pa rezistencë.

Më 21 qershor 1940, në të njëjtën ditë u organizuan grushte shteti në tre Shtete Balltike. Më pas erdhi terrori komunist. Hohannes Vares Barbarus do të thoshte: “Tashmë dielli i kushtetutës së Stalinit është mbi ne”.

Rrugët e Estonisë filluan të mbushen me viktimat e komunistëve, të tjerë po burgoseshin.
Natën e 14 korrikut 1941 dhjetra mijëra njerëz u deportuan në Siberi nga Shtetet Balltike. Komunistët donin të deportonin 700.000 estonianë dhe të linin prapa vetëm 358.000, por koha ishte e pamjaftueshme. Estonia kishte qindra revolucionarë internacionalë që kishin ardhur nga vende të ndryshme për të terrorizuar, torturuar dhe vrarë njerëzit më të mirë, sipas standarteve të praktikave komuniste.

Mes tyre shkuan Idel Jakobson nga Letonia për t’u bërë më pas kreu i seksioneve të investigimeve të NKVD. Ai dërgoi shumë estionianë drejt vdekjes.

Lenini pyeste dikur popullin: “Çfarë është fuqia e Sovjetit?”

Ashtu si Lenini shumë estonianë pyesnin: “Çfarë është fuqia e Sovjetit?”

Dhe përgjigja ishte sa e heshtur, po aq edhe shurdhuese: “burg, vrasje masive dhe punëtorë skllevër”.

* * * 

Më 22 qershor 1941 trupat e Hitlerit invaduan në Perandorinë e Sovietit për të përvetësuar sulmin e planifikuar të Sovjetit. Inteligjenca gjermane ishte në dijeni të planit rus, ndaj dhe përgatiti planin antigramë, operacionin Barbarossa.

3.8 milionë ushtarë sovjetikë u dorëzuan. Ata refuzuan të luftonin për Stalinin.

Në Estoninë që po vuante ferrin komunist, hynë gjermanët, të cilët u pritën me entuziazëm si liberatorë.

* * * 

Terrori vazhdonte edhe nën pushtetin e Nikita Krushchov.

Mes të tjerash, ai dha urdhër q çmendur që të testohej një bombë atomike mbi qënie njerëzore, pranë fshatit Totskoye, më 14 shtator 1954.

“Vëreni impaktin!” – ulërinte Nikita.

* * * 

Pushtimi i Kinës nga komunizmi ishte planifikuar në Konferencëm e Potsdam në verën e vitit 1945. Shtetet e Bashkuara kishin rolin e tyre të heshtur dhe të fshehur edhe në këtë proçes. Kjo është konfirmuar nga përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Owen Lattimore, i cili ka thënë: “Problemi ishte si të lejonin Kinën të binte nën pushtetin komunist, pa u shfaqur në dukje nxitjet e bëra nga Shtetet e Bashkuara”.

Fillimisht kinezët pro komunistë filluan të vrisnin njëri-tjetrin për shkak të bindjeve të tyre politike. Më pas ata filluan të hanë njerëz. Vrasjet nuk ishin të mjaftueshme, i duhej ngrënë mishi armikut, duke rritur valën e luftës së klasave. Fillimisht njerëzit torturoheshin, më pas u hapej stomaku teksa ishin të gjallë, si të therrnin një derr – “do u nxirrni më pas jashtë zemrën dhe mëlçinë, prijini copëra dhe hajini” – u thoshte udhëheqësi.

Në këtë pikë “kulminante” epidemie komuniste, mishi i njeriut gatuhej për sallonet ku dakonin komiteti i revolucionarëve të qytetit Wuxuan.

Viktimat e komunizmit në Kinë arritën në 140 milionë.

* * * 

Kohët kaluan, progresuan, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik u bë më shumë se e bujshme. Ishte koha e likuidimit të sistemit më të ngurtë. Në pranverën e vitit 1990 Bashkimi Sovjetik u përball me kriza akute monetare, produkti i brendshëm bruto kishte rënë në 2%, inflacioni rritej me 23% në vit dhe po shterronin të gjitha produktet e konsumit. Një valë grevash e përkeqësoi edhe më shumë situatën.

Në vitin 1991, 14 deri në 19 miliardë dollarë në monedhë të huaj, është tërhequr dhe dërguar jashtë vendit. Për pasojë, prodhimi ra në formë drastike. Bashkimi Sovjetik u fut në kolaps total.
Pas rrënies së komunizmit, shumë kriminelë komunistë u bënë Masonë të Lirë anë e mbanë Europës Lindore. Për shembull presidenti i Ukrainës Leonid Kravtchuk u bë Mason i Lirë, ministri i mbrojtjes, apo një persekutor i rusëve, apo një këngëtar i njohur (Josef Kobzon), shumë prej tyre u bënë Masonë të Lirë.

Në qendër të Kievit gjithkush mund të shikojë një simbol të njohur masonik, që e has në Llozhat Masonike të New York-ut dhe Dallas-it.

Vladimir Putin në një vizitë në Kiev, vite më parë, do të pyeste të pranishmit në sallë: “Çfarë shenjë masonike është ajo që pashë?”

* * * 

Gjithashtu, njerëz të pandershëm nga Estonia gjetën strehë në shoqëritë sekrete. Arno Koorna për shembull, sekretar i partisë, një informator komunist, u bë Grand Master i Masonërisë në Estoni.

Një ish torturues dhe persekutues i qindra profesorëve dhe studentëve në Estoni.

* * * 

Silvio Berlusconi dhe politikanë të tjerë të Perëndimit morën mbështetje për aktivitetin e tyre kriminal, brenda shoqërive sekrete ku u inkuadruan. Anëtarësimi i Berlusconi-it mban numrin Propaganda 2 - 1816.

Apo, Bashkimi Europian u themelua në shenjën zodiake të Akrepit, më 1 Nëntor 1993.
Takimi Bilderberg i Iluminatit i vitit 2003, shënoi prezencën e Jose Manuel Barroso dhe vetëm një vit më pas, ky i ftuar special në takim u bë kreu i Bashkimit Europian.

Mund të përmendim raste të tilla, pafund!

* * * 

Presidenti amerikan John Quincy Adams (1825-1829) mendonte se: “masonëria duhet të shporret njëherë e përgjithmonë”. Ai citonte: “Është gabim, esencialisht gabim – është një farë diabolike, që nuk mund të prodhojë kurrë të mirë. Ekzistenca e një rendi të tillë është fatalitet që gërryen moralet e shoqërisë”.

* * * 

Masonëria vazhdon të na rrënojë dhe të na hedhë murtaja, në shumë forma.
Globalizmi është po aq i vjetër sa komunizmi, por me një formë ndryshe. Objektivi i tij kryesor është shkatërrimi i konsekuencës nacionale/kombëtare. Nacionalizmi është kërcënimi më i madh i Masonërisë së Lirë Internacionale.

* * * 

Hermesi nënqesh përballë injorancës së njerëzve, sepse ne ende nuk po mundim të shohim mashtrimet e masonërisë dhe jo vetëm kaq, vazhdojmë dhe ju besojmë projekteve të tyre.
E pra, mos i besoni asgjëje që u thonë këta tregtaro-pushtetarë falco! Mendoni për veten dhe sekretet e botës do të shpalosen përpara jush!

Edhe fuqia sekrete e masonëve të lirë mund të thyhet. Iluminati nuk mund t’i qëndrojë përballë dritës të së vërtetës dhe përpiqet ta shmangë atë, si shejtani temjanit.

Forcat e errëta në mënyrë të paevitueshme do të bien dhe drita do të ndriçojë sërish shpirtrat e njerëzve.

* * * 

ATA QË INJOROJNË 300 MILIONË VIKTIMA TË KOMUNIZMIT NDAJNË PËRGJEGJËSI MORALE!

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?