MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Hipoteza e krijimit të një Partie të re - Thesari

E Shtunë 04 Prill, 2020
Hipoteza e krijimit të një Partie të re

Elona-Caslli-681x718-696x559-1[1]

Krijimi i një force të re politike është një hipotezë, që mbështetet nga shumë shqiptarë.Duket se, të lodhur nga focat politike në vend një pjesë e shqiptarëve, duan të shohin një faktor të ri politik që t’i përfaqësojë.

Deri këtu, nuk ka asgjë të gabuar dhe personalisht e mbështes krijimin e një force të re politike. Do të shërbente që të turbulloheshin ujrat tradicionalë të politikës shqiptare. Pyetja që shtrohet në rastin konkret është:Kjo forcë e re politike a nuk duhet të jetë në pozicionin e opozitës kundër qeverisjes së Ramës?!

Për të votuar dikë, duhet ta shohësh këtë të fundit në kundërshti me dikë tjetër. Pra, forca e re politike, duhet të kundërshtojë dhe të dalë në opozitë kundër kësaj qeverisjeje, për t’i dëshmuar popullit shqiptar, pozicionin e saj në opozitë, sikundër edhe platformën e saj në qeverisje, në rast se vjen në pushtet.

Gjithashtu, është domethënës fakti se kur do të shfaqet kjo forcë e re politike. E nënvizoj kohën e shfaqjes së saj, pasi është fakt thelbësor për të kuptuar domethënien dhe misionin e kësaj force.Një forcë e re politike nuk mund të shfaqet në paradhomën e zgjedhjeve.

Unë mendoj se një forcë e mirëfilltë e re politike, duhet fillimisht të kontribuojë në opozitë e mandej në pozitë.Duhet të provojë fillimisht, përballjen dhe energjinë e saj në luftën kundër pushtetit dhe mandej sfidën e administrimit të këtij të fundit.

E thënë shkurt, forca e re politike duhet të dëshmojë fillimisht se çka di të bëjë, para se premtojë se ç’ka do të bëjë në të ardhmen.

Post Scriptum- Pozicioni opozitar është i domosdoshëm për çdo forcë politike që synon besimin dhe votën e çdo shqiptari.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?