MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Si degradoi partia e proletariatit në parti të anarkistëve. - Thesari

E Martë 02 Tetor, 2018
Si degradoi partia e proletariatit në parti të anarkistëve.

antifa-berkeley-protests

Si degradoi partia e punetoreve ne nje OJQ te madhe qe perdor frikerat e qytetareve per te fituar pushtet. Kjo eshte e majta moderne! Mungesa e alternativave kërcënuese, e ka shtyrë atë të gjejë një zëvendësues për racizmin. Nëse edhe kjo bie, çfarë i ka mbetur të majtës?

***

Edhe përpara zgjedhjes së Presidentit Trump, urrejtja kish nisur të lindte tek të majtët e Amerikës –  kundërintutivisht, si një pranim i fajeve dhe pranimit të një supremacie morale. Gjatë paradës për ditën e gruas në mars, javën pasi inagurimit të presidentit Trump, ylli i popit Madona tha, “Kam menduar diçka të keqe, të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë.” Këtu urrejtja ishte një vanitet, një mburrje që donte të evidentonte pafajsinë e saj në këtë dëshirë djallëzore që i kish shkrepur në mendje. (Ajo u shpreh më pas se komenti i saj ishte “nxjerrë totalisht jashtë kontesktit”)

Për shumicën e të majtës një urrejtje kundër Amerikës është kthyer në një mënyrë jetese vetë-vlerësuese  “Amerika nuk ka qenë kurrë e madhe,” është shprehur kohët e fundit guvernatori i New York,  Andrew Cuomo. Për grupet radikale si Black Lives Matter, urrejtja e Amerikës është një temë identitare, një paraqitje e krenarisë racore.

Për të majtët e tjerë, urrejtja është një licencë. Folësit konservatorë mund të sulmohen verbalisht, madje edhe fizikisht, në kampuset universitare. Zyrtarët republikanë mund të sulmohen në restorante, në rrugë apo edhe në hyrje të shtëpisë së tyre. Lider të ndryshëm të së majtës- si  fjala vjen Maxine Waters— janë vetë emëruar si praktikues të urrejtjes, duke i kërkuar pasuesve të tyre të mendojnë për urrejtjen si një forcë në vetvete.

Po si arriti e majta Amerikane – e krijuar për të sjellë më shumë dhembshuri dhe drejtësi në botë – të përfundojë në një burim urrejtje? E gjitha nisi në 1960, kur Amerika përfundimisht pranoi se skllavëria dhe segrecioni kanë qenë dështimet e saj morale. Të pranuarit e kësaj preambule ndryshoi totalisht Amerikën. Pasi ajo i vendosi një imperativ të ri moral; Amerika duhet t’i tregonte vetes se ishte shërbyer nga këto imoralitete që të quhej një demokraci e vërtetë.

Gjenialiteti i të majtës në vitet 1960 ishte thjesht perceptimi i këtij imperativi të ri moral, dhe më pas identifikimi i saj me të. Kështu që detyra për të shëlbuar kombin nga e shkuara do t’u takonte atyre. Kjo qe rruga se si e majta e vuri veten në krye të një legjitimiteti moral. E majta, dhe jo e djathta- apo konservatorizmi – do të caktonte termat për këtë legjitimitet dhe do ta drejtonte Amerikën nga turpi drejt decencës.

Kjo i dha një pushtet të madh politik dhe kulturor të majtës Amerikane dhe gjithshtu devijoi shuma marramendëse të qeverive amerikane për programe qeveritare të sponsorizuara- sipas disave vlera e këtyre programeve ishte më shumë se sa 22 trilion dollarë. Por për të majtën që të merrte pushtetin, duhet të kishte një tjetër betejë të egër- një betejë e ashpër që e mbajti Amerikën të paqartë sa i takon legjitimitetit dhe të pasigurtë për emrin e saj të mirë.

Kjo iu shtua formulës për pushtet: Sa më i madh kërcënimi ndaj legjitimitetit moral të kombit aq më i madh pushteti që mblidhte e majta. Brezi revolucionar i vitit 1960 i dorëzoi një listë të madhe pastrimi të majtës. Nëse racizmi ishte i domosdoshëm për të qenë në krye të listës, ai pasohej nga një litani bigotrish që përfundonin me “ism” dhe “phobia”.

E majta ka pasur arritje të mëdha. Ajo e shpëtoi SHBA nga një iligjitimitet moral i papëlqyeshëm. Ajo gjithashtu përcaktoi kërcënimin më të madh të racizmit si një nga fatkeqësitë më të patolerueshme të SHBA. Por suksesi i të majtës ka pllakosur atë në një nga krizat më të mëdha që prej vitit 1960. Tendina e Akilit e të majtës ka qenë varësia e saj nga kërcënimet për të marrë pushtet. Para mendoni të gjitha kërcënimet që kemi luftuar si “racizmi sistematik” dhe “parabarazia e strukturuar”. Por çfarë ndodh kur të gjitha këto nisin të zhduken?

Tanimë është një fakt i pamohueshëm se si Amerika ka arrritur një evolucion moral të madh që prej vitit 1960. Pikërisht ky është një problem i thellë për të majtën, ekzistenca e të cilës është e kërcënuar nga zvogëlimi i shtypjes racore. Frika më e madhe e të majtës është se racizmi nuk është më kërcënim si dikur, mbi të cilin ajo bazon pushtetin e saj. Kriza më e madhe e të majtës sot – burimi i angushtisë dhe urrejtjes së saj- është kalbëzimi i çështjeve të tyre. Sot e majta duket se po vdes ngadalë nga mungesa e kërcënimit të rracizmit.

I vetmi i bardhë i përfshirë në shkëmbimin me armë në Ferguson katër vjet më parë ishte një pre i mirë për mediat dhe madje edhe të vetë presidentit që reagoi. Por në po të njëjtin katër vjeçar ku shkëmbimet me armë dhe vrasjet e afro amerikanëve ndodhën edhe në Chicago, shtëpia e ish presidentit Obama, nuk pati një ndjeshmëri kaq të lartë dhe as mbulim të madh mediatik pa folur për një heshtje nga ana e presidentit.

Të bardhët që janë pjestarë të shkëmbimeve me armë me afro amerikanët shkaktojnë panik në SHBA dhe janë një ngarkesë e madhe që shton dozën e kërcënimeve nga e majta. Ato evokojnë vetëm dëshpërim. Dhe e majta fiton pushtet duke luftuar djallin e bardhë dhe jo dëshpërimin e zi.

Sot të majtës i mungon kërcënimi i duhur për të luftuar. Ajo është në kërkim të zëvendësuesit për racizmin, disa po përpiqen të shkëmbejnë keqbërjet historike që mund t’i japin pushtet moral atyre që i kanë kundërshtuar ato veprime, si fjala vjen ndryyshimet klimaterike. Duke dështuar së vepruar kështu, mbetet vetëm urrejtja e të majtës.

Urrejtja është një pushtet transformues. Ajo mund shndërrohet në kërcënim. Prandaj është kthyer në një armë e zgjedhur. E majta ka përdorur urrjejtjen për të transformuar presidentin Trump në një simbol të një racizmi të ri, jo një president të lëkundur por një sistem djallëzor. Dhe ai duhet kundërshtuar njësoj siç kundërshtohet racizmi, me një farë absolutizmi të përvëluar.

Për Martin Luther King Jr., urrejtja nuk qe e nevojshme edhe as mjet për të arritur pushtetin. Detajet aktuale të dhunës ishin të mjaftueshme. Pushteti vjen tek ai pasi ai ka zëvendësuar dhe refuzuar urrejtjen si një metodë për t’i rrezistuar kërcënimit. Ai i thërriti zezakët jo që të përcaktohej nga ajo çfarë i kërcënonte ato. Sot, meqë kërcënimi na siguron një fuqizim moral, afro amerikanët dhe aleatët e tyre këmbëngulin tek ajo. Kërcënimi i viktimizimit të zezakëve po shndërrohet në një të vërtetë të pa argumentueshme për identitetin e zi. Dhe ja ku jemi përsëri, tek viktimat e përhershme.

Ende e majta ka ngecur tek obsolenca. Nuk ka mjaftueshmërisht kërcënime në botë për ta sjellë atë në pushtet. Zërat që flasin për të majtën nuk kanë qenë kaq pak bindës. Është shumë e vështirë për njerëzit që të shohin kërcënimin që i detyron futbollistët amerikanë milionerë të gjunjëzohen përpara flamurit. E më tej është dështimi i thuajse çdo programi që e majta ka përqafuar – shteti social, shtëpitë publike, Obamacare, diversiteti i programeve dhe kështu me radhë.

Për të majtën Amerikane sot, indulgjenca në urrejtje është një  vdekje në rrapëllimë.

 *Steele, është një kandidat për PhD në Stanford University’s Hoover Institution, dhe autor i “Shame: How America’s Past Sins Have Polarized Our Country” (Basic Books, 2015)

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?