MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

ALARMANTE: Dako gropos përfundimisht zbulimet, del hapur mbi vendimin e gjykatës dhe derdh me shpejtësi beton - Thesari

E Hënë 20 Shkurt, 2017
ALARMANTE: Dako gropos përfundimisht zbulimet, del hapur mbi vendimin e gjykatës dhe derdh me shpejtësi beton

veliera-durres-1

Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako gropos serinë e zbulimeve në Torrën Veneciane, zbulime që sipas ekspertëve mendohet se janë më të hershme edhe se osmanët e venecianët. Pavarësisht vendimit të qartë të Gjykatës Administrative që 4 ditë më parë, vendosi pezullimin e punimeve në Torrën Veneciane, Vangjush Dako nuk është ndalur për asnjë moment dhe ka vazhduar punimet për projektin betonizues “Veliera”.

Kryebashkiaku i Durrësit duket se s’do t’ia dijë për asnjë vendim dhe në mënyrë flagrante, vetëm ditën e sotme, rreth orës 13:00, janë hedhur disa betoniere pikërisht në vendin e zbulimeve të mëdha ku sipas vendimit nuk duhej absolutisht të ndërhyhej më.

“Gjykata Administrative VENDOS - Detyrimin e palës së paditur Bashkia Durrës të ndërpresë punimet në pjesën e sipërme të rrugës, në sheshin para hyrjes së portit, ne vendin ku janë gjendur fragmentet arkelogjike (në seksionin ku ndodhet pallati)”, thuhet në vendimin që mban firmën Mariana Velçanit dhe që është shkelur haptazi nga Dako i cili nuk ndalet as para ligjit.

vendimi gjykates administrative durres

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?