MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Thaçi hap "Kutinë e Pandorës". Berisha është takuar me Arkanin dhe UDB në Shkodër. - Thesari

E Hënë 06 Gusht, 2018
Thaçi hap "Kutinë e Pandorës". Berisha është takuar me Arkanin dhe UDB në Shkodër.

berisha-hashim-thaci

Hashim Thaçi ka zgjedhur ditën e shtunë që të flasë kundër Sali Berishës, megjithëse kishte shumë vite që e mbante të ndrydhur tërë pezmin kundër ish presidentit dhe ish kryeministrit shqiptar.

Madje këtë inat të tij kundër Berishës e kishte mbyllur dhe prapa dekorimeve, medaljeve dhe shtrëngimit të duarve këtu në Tiranë, tek rruga e Kombit por dhe në takimet e tjera.

Presidenti aktual i Kosovës nuk është shumë i përkorë, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për vjedhje dhe abuzime, e deri për kërcënime apo vrasje të kundërshtarëve politikë.

Madje dhe deklarata e tij për ndryshim kufijsh apo marrje të Preshevës dhe zonave rreth saj nuk është jo vetëm e sinqertë, por është një deklaratë e bërë prej hallit, pasi duhet të bëjë disa lëshime për asosacionin me Serbinë dhe lëshime të tjera në kuadër të bisedimeve. Lëshime të cilat i ulin mbështetjen për PDK, të cilën realisht ai e drejton, pavarësisht se në krye të saj është Veseli.

Por ama hapja e "Kutisë së Pandorës" për rolin e Berishës kundër Kosovës, ndonëse me shumë shumë vonesë, konfirmon atë që kanë shkruajtur mediat shqiptare në të dy anët e kufirit se Berisha ka qënë dhe është një hierak i UDB ish jugosllave dhe i shërbimit sekret serb.

Dhe kush më mirë se sa Hashim Thaçi e di rolin e Berishës që nga viti 1992 e deri më tani kundër Kosovës, luftëtarëve për liri dhe në shërbim të Milosheviçit.

Madje Hashim Thaçi është vetë viktimë e Berishës pasi në vitin 1995 ai është arrestuar dhe burgosur me urdhër të Beogradit dhe vetëm se situata u bë publike, Hashim Thaçi i shpëtoi dorëzimit në kufi te forcat e sigurisë serbe. Berisha u mjaftua me dëbimin e Thaçit jashtë Shqipërisë.

Por Thaçi është dëshmitar dhe i arrestimit të Adem Jasharit nga Berisha dhe më pas dekonspirimi i të gjithë hyrje daljeve të Jasharit dhe grupit të tij nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Gjatë qëndrimit dhe kontakteve në Shqipëri grupet që vinin dhe dilnin nga Kosova kanë qënë në dekonspirim të plotë dhe kur kanë arritur në Kosovë kanë nisur t’i arrestojnë dhe t’i përndjekin. Si pasojë e dekonspirimit  në atë kohë, ka filluar dhe  përndjekja e Adem Jasharit në Drenicë deri tek rrethimi dhe vrasja e tij bashkë me gati tërë familjen e madhe 60 pjestarëshe.

Njëherësh pikëpamjet e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit por edhe gjithë bartësve të organizmit të celulave të para të UÇK-së në lidhje me Sali Berishën kanë qenë të qarta.

Vazhdimisht ka pasur porosi nga Adem Jashari dhe ia ka bërë me dije kujtdo që të bëjë kujdes të madh sepse nga shteti i Sali Berishës dhe nga zyra e Kosovës që ishte instaluar aty duhet të bënin kujdes njësoj sikur të ishin në Kosovë.

Vazhdimisht janë marrë masa mbrojtëse nga survijimet dhe përndjekjet e mundshme.Shteti i Sali Berishës, qeveria Bukoshi, Zyra e Kosovës, kishin ndërlidhje me nëntokën e zezë të UDB-së. Tashmë këto lidhje me sa duket po hapen nga Hashim Thaçi, tepër vonë, por mirë bën.

Në mënyrë operative dhe të sigurt, ne jemi informuar se Berisha në vitin 1992 është takuar personalisht me Zhelko Raznatoviç Arkanin dhe një oficer të UDB-së të quajtur Ratko Djokiç. Takimi është bërë në një periudhë që ne të LPK-së sapo kishim nisur organizimin konkret në terren.

Takimi është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë ish-pularisë së Shkodrës. Lokali ka qenë në pronësi të Myftar Çelës i cili ka qenë dhe President i klubit "Vllaznia" dikur", ka thenë B. Kelmendi një nga veprimtarët luftëtarë nga shqiptarët e Kosovës.

Këtë e vertetoi dhe Hashim Thaçi teksa e akuzoi Berishën se ka strehuar Arkanin në Shqipëri, por duhej të kishte folur më parë, sëpaku të kishte kursyer dekoratat për Berishën dhe të kishte kursyer lajkat për të.

Por me sa duket Hashim Thaçi ka vendosur të hapet përfundimisht, dhe meqë di shumë, tërë llumi i nëntokës së krimit dhe i bashkëpunimit të Berishës me UDB dhe shërbimin sekret serb do të dalë në sipërfaqe.

Më mirë vonë se kurrë. Fundja Hashimi s’ka pse mban në kurriz mëkatet e Saliut, i dalin dhe teprojnë mëkatet e tij.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?