MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Dosja e Karaburunit/ Skandali i shekullit në prokurorinë e shtetit (dokumenti) - Thesari

E Enjte 15 Mars, 2018
Dosja e Karaburunit/ Skandali i shekullit në prokurorinë e shtetit (dokumenti)

karaburun-adriatik-llalla

Një dosje plot 48 faqe që mban nr.169, e cila mban firmën e të famshmit Ramadan Troci, ish-drejtues i Prokurorise Vlorë dhe vartësve të tij Albert Kuliçi e Urim Buci, tregon qartë megaskandalin e organit të akuzes i cili në këmbim të ryshfeteve marramendëse anashkaloi penalizimin dhe arrestimin e kreut të një grupi kriminal të mirstrukturuar. Ky grup me falsifikime të hapura arriti të grabiste, të hipotekonte e shiste një siperfaqe marramendese pronash të grabitura ne bregdetin e Vlorës, respektivisht: 220 hektare në Karaburun, 89 hektare në Shën Vlash Vlorë si 33 hektarë në Palasë po në Vlorë.

Ky skandal i padëgjuar përveç përfshirjes se z.Troci, ka rolin aktiv ëe ish Kryeprokurorit të përgjithshem Adriatik Llalla si dhe lidhje nepotike midis pjestarëve të grupit kriminal dhe disa personave në Gjykatat tona si Aleksandër Muskaj po ashtu dhe të ish drejtuesit te Hipotekave Ilirian Muho. Më poshte po japim nje rezyme të shkurter te aktivitetit të grupit kriminal si dhe po ashtu dhe te krimit juridik të bere nga Adriatik Llalla dhe Ramadan Troci.

Ajo që vlen të thuhet nga veprimet skandaloze me dosjen”Karaburuni” është fakti se nuk mund të ndodhë në asnjë vend, edhe në më të korruptuarin ne kozmos që prokurore të tillë si Adriatik Llalla e Ramadan Troci te mos arrestohen ne flagrance.

Kjo dosje në kushtet aktuale përben një precedent të rrezikshem dhe të frikshem për manipulim ndaj vetëm Prokurorja e Pergjithëshme Arta Marku ka tagrin dhe besueshmerinë ta marre në dore pasi shumë prokurore e njerëz te permendur janë fatkeqesisht në sistem.

Dosja Karaburuni. Hetimi filloi nga një kallzim i një prej familjeve trashëgimtare e nje pjese te Karaburunit, familje e cila është nga fshati Dukat i qytetit të Vlores. Pas kallzimit të tyre filloi hetimi nga prokuroria e qytetit të Vlores dhe pas një muaji hetimi u zbuan dosje gjyqësore totalisht fallco në arkivën e gjykatës së qytetit të Vlorës. Arshivistja e arkivës se gjykatës ishte motra e ish gjygjtarit te gjykatës se lartë Aleksander Muska i cili dhe dorheqjen nga detyra për shkak shmangien e vetingut për te. Me dosje gjyqësore falco kuptojmë dosje të krijuara nga disa falsifikator nga fillimi në fund falso dhe më pas arshivuar në arshiven e gjykatës me ndihmën e arshivistes së gjykatës.

Koka e skëmes së falsifikimit të pronave në Karaburun, Zvernec, Palasë etj është shtetasi Pëllumb Petriti në rolin e ndihmesit të tij ligjor është shtetasi Enkes Hysendhimaj, i cili u arrestua së bashku me arshivisten dhe noteren Elona e cila ishte kushërira e Ilirjan Muhos si dhe nusja e shokut të ngushtë e avokatit Enkes Hysendhima me të cilit kishte punuar në Aluiznin e Vlorës.

Skema e falsifikimit ishte e tillë. Këta shtetas pasi kishin siguruar një vendim e nxjerrë nga agjensia e kthimit të kompesimit te pronave mte numer 100 i cili në të vertetë bënte fjalë për një pronë brenda qyetit të Vlores, shtetasi Pellumb Petriti i fshinte përmbajtjen poshtë dhe e ka përdorur për te gjithe pronat e bregdetit perfshire dhe karaburunin. Shtetasi Pëllumb Petriti në rastin Karaburuni gjeti shtetasin Raimond Mezi një njeri të pashkolluar dhe me profesion varrihimes duke e blere më pak para falsifikoi si gjithmonë vendimin nr.100 si dhe vendimin e gjykates e beri kete shtetas me prona te trashëguara në Karaburun. Më pas këte dosje e arshivonte në gjykatë. Pas arriti të rregjistronte pronën në zyrën rregjistrimit të pronave në Vlorë me ane te prokure te leshuar nga shtetasi Rajmond Ziu e bere nga noterja elona dhe e perpiluar nga avokat Enkesi i jepte te drejten shtetasit Pellumb Petriti te bente cdo veprim me kete prone, dmth duke e shitur ate te treteve.

Pasi u vërtetua e gjithë skema e vjedhjes me anë të falsifikimit, u kryen dhe arrestimet e avokatit Enkës Hysendhimaj, notere Elonës, arshivistes së gjykates si dhe duke bërë shpallje në kërkim të shtetasit Pëllumb Petriti pasi çuditërisht nuk u arrit kapja e tij. Këto arrestime u bëne me bujë të madhe mediaktike, talent i përhershëm ky i prokurorit të rrethit Ramadan Troci i cili e ka metodë pune. Menjëhere pasi u kryen këto arrestime, si asnjëherë me parë në prokurorine e Vlorës vajti vete prokurori i përgjithshem Adriatik Llalla së bashku me disa prokurorë të Krimeve të Rënda të cilët morën dosjen Karaburuni me asrsyen se ky ishte grup i strukturuar kriminal papritur që vetë prokuroria e Vlorës të bënte shpalljen e moskompetencës.

Gjatë gjithë kohës se mbajtjes se dojes nga prokuroria e Krimeve të Rënda nuk u be e mundur arrestimi i shtetasit Pëllumb Petriti i cili cuditërisht levizte lirshëm nëpër Vlorë e Tiranë madje dhe para syve të prokurorit Ramadan Troci.

Pas 6 muajsh çuditërisht prokuroria e Krimeve të Rënda pa berë asnjë veprim shpalli moskompetencën ( dmth grupi i strukuruar nuk ishte më i tillë) dhe e solli dosjen në prokurorinë e Vlorës.

Pasi dosja erdhi mjeshtri i madh Ramadan Troci e çoi dosjen në gjygj pak para se të ikte nga qyteti i Vlorës. Pasi mori plot 1 milion euro prej shtetasit Pëllumb Petriti hetimet për këtë shtetas u pushuan pa u pyetur asnjëherë ( megjithëse ky shtetas ishte me masë arresti të lëshuar nga gjykata e Vlorës për me shumë se një vit). Arsye pse ky shtetas nuk u pyet asnjëherë ishte se pasi pagoi plot 1 milion euro, i vuri kusht Ramadan Trocit që të mos shkelte asnjëherë në Prokurori.

Mendimi juaj
17 Korrik, 2020 02:46 UTC
toni
O boss
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?