MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

George Soros dhe aktiviteti i tij politik në Europë i ka ditët e numëruara - Thesari

E Hënë 20 Shkurt, 2017
George Soros dhe aktiviteti i tij politik në Europë i ka ditët e numëruara

soros-clinton-2

Ligjvënësit republikanë në Kongres kanë dëgjuar boll për George Soros dhe janë në kërkim të lidhjeve të Sorosit me Obamën dhe Partinë Demokratike. Sipas burimeve të shumta, shumë nga protestat e fundit në SHBA janë financuar nga Soros. Soros ka qenë i lirë dhe i pashqetësuar për një kohë të gjatë, por ditët e tij të lavdisë dhe të përzjerjes në politikën amerikane po i vjen fundi.

Fox News raporton: Ndërhyrja e George Soros në politikën evropiane tërheq vëmendjen e Kongresit.

Shqetësime rreth përfshirjes së Sorosit janë ngritur më së fundi nga kryeministri hungarez, i cili javën e kaluar sulmoi "perandorinë" e Sorosit duke e akuzuar atë për hedhjen e "tonelatave me para të shoqëruar me artileri të rëndë ndërkombëtare."

Por ditë më parë, ligjvënësit republikanë në Uashington filluan të ngrenë pyetje nëse dollarë të taksapaguesve amerikane janë përdorur për të financuar projektet e Sorosit në vende të vogla, si Maqedonia.

Përfaqësuesi republikan ne Kongres, Christopher Smith, nga New Jersey, organizoi një grup ligjvënësish në Dhomës e Kongresit për ti shkruar ambasadorit amerikan në Maqedoni, Jess Baily - i emëruar nga Obama - ku i kërkonin atij të përgjigjej për këto çështje. Senatori Mike Lee, nga Utah, shprehu shqetësimin se paratë e USAID kishin përfunduart në Fondacionin "Për Shoqërinë e Hapur" të Sorosit, dhe ku shqetësimi më i madh ishte se Ambasada e SHBA është pozicionuar duke mbajtur anën e një grupimi politik.

"Unë kam informacione të besueshme se, gjatë viteve të fundit, Misioni Diplomatik i SHBA në Maqedoni ka ndërhyrë në mënyrë aktive në politikën partiake të Maqedonisë, si dhe në formimin e një ambienti mediatik dhe të shoqërisë civile, duke favorizuar si të privilegjuar një grupim me bindje politike mbi një tjetër", tha Lee në letrën e tij.

Të gjitha këto lëvizje, reflektojnë shqetësimet në rritje që kanë konservatorët amerikanë kundër operacioneve Sorosiane në Evropë.

Artikulli i plotë origjinal: (Link: www.foxnews.com)

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?