MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Makinë private me targa diplomatike për njerëzit e pushtetit të korruptuar deri në palcë - Thesari

E Enjte 05 Janar, 2017
Makinë private me targa diplomatike për njerëzit e pushtetit të korruptuar deri në palcë

diplomacia-1

Diplomacia pa Diplomatë e Shqipërisë...
Diplomaci për llahtari..., diplomaci turpi dhe degjenerimi..., diplomaci që cënon Shqipërinë..., diplomaci që nuk përfaqëson..., diplomaci në korrupsion dhe afera... 

Diplomaci në Mjerim...
Ndodhte, ndodh në Gjenevë, tek Misioni i Shqipërisë në OKB Gjenevë, me firmën dhe vulën e ambasadores LSI dhe aprovimin e ministrit PS..., për një nëpunëse/punonjëse LSI...

Komisioni i Punëve të Jashtme është informuar nga shtypi për këto skandale...?
Një makine private, pronë e Dorina Xhixho, i vendosen me urdhrin e ambasadores targa zyrtare diplomatike... Kjo makinë pra, duket në sytë e shtetit dhe institucioneve Zviceriane si makinë e shtetit shqiptar, dmth e Ministrisë së Jashtme... Kjo makinë drejtohej gjithashtu nga një individ që nuk është diplomate, diçka që ndalohet...

LSI ia ka hedhur edhe shtetit zvicerian, PS i mban ison mesa duket..., duke bërë një makinë private të gëzojë të gjithë imunitetin dhe privilegjet që i jep targa zyrtare diplomatike, si të jetë makinë e rangut të lartë...

Pse duhej të kishte kjo makinë private targa zyrtare diplomatike...?
Përse vallë ambasadorja dhe ministri aprovojnë një gjë të tillë...?
Përse ambasadorja manipulon zyrën e targave në Gjenevë dhe si...?!
Përse përdorej kjo makinë vallë...? Pyetjet që mund të rreshtoj janë të pafund, por po i drejtohem Komisionit të Punëve të Jashtme, për të shqyrtuar çështjen, për të verifikuar gjithçka, për të ndëshkuar personat që guxuan në shtetin zvicerian, mes potencës së diplomacisë, të abuzojnë...

Për kujtesë:
Dorina Xhixho është bija e drejtorit të AKEP nga LSI dhe motra e zv.ministres së Integrimit nga LSI (Dinastia Xhixho me hajmali mesa shikoj, e paprekshme)...

Zonja dhe zotërinj të Komisionit të Punëve të Jashtme, Ju bëj me dije se lajmi është bërë publik që në korrik 2016, por babi Pirro Xhixho LSI dhe motra, por edhe lëvizja LSI, kontribuuan që mos botoheshin më shkrime për Dorina Xhixho një aktivistë e denjë e komunitetit LGBT në Gjenevë... E megjithatë janë të shumtë portalet që guxuan dhe bënë publik faktin dhe të vërtetën...

Dorina Xhixho nuk është një diplomate e akredituar në shtetin Zvicerian 
D. Xhixho është një nënshtetase Zviceriane dhe nuk mund të punojë si pjesë e stafit diplomatik në këtë Mision, që prej momentit që ka marrë dhe pranuar nënshtetësinë Zviceriane (pohime këto dikur edhe të ambasadores së LSI)..., por kështu shprehet edhe ligji, qartë dhe saktë... Në shtetin zvicerian kjo femër nuk ka kartë legjitimiteti diplomati, dmth për Zvicrën nuk është diplomate..., por ja që Shqipëria kësaj i paguan banesën dhe gjithçka tjetër... Çështje për shqyrtim edhe kjo...! Kosto të mëdha që në shkelje të ligjit shtetit shqiptar i paguan kësaj bijës së LSI... (Teksa të tjerëve kjo qeveri u lag buzën me një asistencë sociale prej 12 Franga Zviceriane në muaj... Sa turp...!)

Diplomacia shqiptare që firmos dhe vulos, ka cënuar edhe shtetin zvicerian... Mos harrojmë që kjo makinë ka shmangur për vite me radhë edhe taksa nga shteti zvicerian, taksa qarkullimi etj., teksa makinat me targa zyrtare diplomatike përjashtohen nga taksat...

Të gjitha me vullnetin dhe koshiencën e plotë të ambasadores Filloreta të LSI dhe Ditmirit ministër të PS

Mendimi juaj
05 Janar, 2017 10:31 UTC
Mariela Stefanllari
Ju falenderoj për botimin. Pranë Misionit të Shqipërisë në OKB Gjenevë, duhet të shkojë për një audit/kontroll të imtësishëm KLSH dhe Krimi Ekonomik. Të abuzojë një individ, një privat, një kushdo njeri i thjeshtë, shteti vendos gjobë, dhe shumë mirë bën... Në këto raste të abuzimit me fondet publike, me detyrën, me institucionin, funksionin, pushtetin dhe autoritetin, masat duhet të jenë ekstreme. Jam kundër burgimit, por duhen aplikuar dënime radikale, të pamundësisë për të punuar më në shtet, sekuestrim të pronave të krijuara me korrupsion dhe gjobë të rëndë financiare, që edhe kur të dalin në pension, të paguajnë deri në frymën e fundit. Le të shpresojmë se do të ketë drejtësi...!
10 Janar, 2017 21:13 UTC
Ylli
kjo bushtra Filloreta e Likes qe ka qene dashnore e Cacit akoma ne Gjeneve Futeni ne burg kete kurven plake me gjithe burin qe ka ketu ne Gjeneve dhe qe bredh bordellove
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?