Kishte perzgjedhur nje veshje te shtrenjte, e kushedi sa kohe kishte humbur te parukjerja. Ky ishte halli me i madh i zonjes se kryeministrit, ne takimin me zonjat e administrates. Nuk ishte ajo Linda me me def e dajre, qe u shfaq perkrah Edit kur kerkonte votat e shqiptareve. Atehere ishte me e thjeshte, ndalonte e qante halle neper rruget e Tiranes e Shqiperise. Fliste ne takimet me gra e vajza qe i sajonin grate e PS. Atehere kishte mesuar frazen e famshme "kujdes voten, voto me zgjuaresi per vete, per te ardhmen, per femijet e tu ". Dhe ato gra e vajza, te lodhura, te zhgenjyera, te destinuara te besojne per nje dite me te mire, te braktisura nga cdo pushtet e shtet, e votuan.
Sot 8 mars 2017. Gati kater vite qeverisje cfare u be me to? Cfare ndryshoi me to? Teksa lajne enet, pergatisin ushqimin, merren me mesimet e femijeve, dikush duke fshire lotet e dhimbjes per kete jete mizerabel, ne ekran shfaqesh ti. Shfaqen zojat ministre, gra te administrates veshur po aq bukur sa ty.
Deklarata jote:
Zaho sot me sinqeritetin e një bebeje më tha diçka që më befasoi, “ti mama Linda je shumë e bukur”. Aty më çarmatosi dhe më bëri të mendoj që fjalën që kisha përgatitur, ia vlente ta hidhja ne kosh dhe të mendoja që e nesërmja do jetë me diell, e bukur si kjo ditë 8 Marsi”.
Mire bere qe e hodhe ne kosh. Askujt ne ate takim nuk i intereson ti. Te buzeqeshin e duartrokasin me histeri komuniste se je gruaja e rradhes e kryetarit te tyre. Ato nuk te respektojne ty, ato te qajne hallin sepse e dine me mire se askush se cfare heq ti, ato e njohin urejtjen e bashkjetuesit tend per gruan.
Ndofta as ti vete nuk doje te dilje ne kete takim, te detyruan. Te detyroi partia, ose rasti me i keq ka filluar te pelqeje. Nese eshte kjo e dyta Turp per ty. Turp per ty, sepse ka disa gra qe po luftojne me jeten. Ka shume gra qe burri yt i mashtroi, i perbuzi, i largoi nga puna, gra qe u shkaterroi jeten.
A ke nje fjalim per to? Nese fjalimin e zonjave te administrates e hodhe ne kosh, a ke nje fjalim per keto gra? A ke nje fjalim per mua Linda? Ne koshin e shtepise tuaj ka shume letra, nder to mund te gjesh dhe emailin denoncues, qe i dergova burrit tuaj kryeminister, per terrorin, dhunen, perndjekjen qe drejtoret e tij bandita me bene. Pasi nen kercenim me kerkuan doreheqjen, ngriten grupe pune per kontrolle dhe me pushuan. Me dhimbjen e nje gruaje, bashkshorte, nene, iu drejtova por pergjigje nuk kishte. Po ti sot duhet te kishe nje fjale, ne mos nje ndjese. Apo te mjaftohemi me faktin se neser del dielli? Linda diellin na e jep Zoti, uroj mos te hyni dhe ne punet e tij. Diellin e kemi falas.
Nese je e egzaltuar nga fjala e Zahos, te sfidoj. Ka zonja te bukura e fisnike qe cdo dite marrin si dhurate puthjet dhe thenien se mami i tyre eshte me bukura ne bote. Ka zonja shume me te bukura se ti, qe jashte mundesive te tyre, bejne kaq shume per gra ne nevoje. Ka zonja model qe po i japin kaq shume shoqerise, ne fusha te ndryshme. Ti ku hyn ketu?
Ama si gruaja e kryeministrit e kishe shansin e fundit te kerkoje ndjese. Ndjese te forte per ato zonja qe presin shume nga ju. Ndjese per te gjitha ato zonja qe u shkaterruat jeten, e po ju a shkaterroni nga indiferenca juaj. Ndjese per ato zonja qe nuk mund te degjojne nga femijet e tyre, qe nuk flasin sa te bukura jane. A ke nje fjalim per to? Per nenat qe nuk kane as ushqim kete nate, a ke nje fjalim Linda? Ndjese, sa mire do te ishte te kishe. Ky ishte 8 marsi i fundit qe mund ta beje si gruaja e kryeministrit.