MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Përplasje live në TV. Artan Hoxha: Je hjeksi i Azem Hajdarit. Sali Berisha: Ti je halabak. (VIDEO) - Thesari

E Hënë 26 Shkurt, 2018
Përplasje live në TV. Artan Hoxha: Je hjeksi i Azem Hajdarit. Sali Berisha: Ti je halabak. (VIDEO)

hoxha-berisha

Debati i plote ka ndodhur ne emisionin "Studio e Hapur" te Eni Vasilit ne News24 me 26 shkurt, 2018.

Ka pasur përplasje mes ish kryeministri Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha në emisionin "Studio e Hapur".

Artan Hoxha deklaroi se marrëveshja e detit me Greqinë e vitit 2009 është jo transparante dhe ka bërë thirrje që Prokuroria të nisë urgjentisht hetimet për deklaratat e Berishës për një nga emrat e propozuar si negociator në diskutimet për marrëveshjen e “Detit” më Greqinë. Gjatë ndërhyrjes me telefon, Berisha e ka quajtur gënjeshtar gazetarin.

DEBATI:

Berisha: Ky informacion është botuar në të gjitha mediat dje dhe është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi këtë ma kanë konfirmuar gjeneralë të ushtrisë shqiptare dhe në mënyrë indirekte e konfirmoi edhe Ministria e Mbrojtjes që tha se ai është larguar nga FA. Ai është larguar në vitin 2012 dhe nuk ka shkuar në asnjë proces gjyqësor. Artan Hoxha ti je një gënjeshtar dhe sharlatan. Ti je bashkëpunëtor bandash dhe vrasës.

Hoxha: Çdo shantazh dhe presion i joti nuk më tremb dot. Ti kam nxjerrë kufomat e tua nga varri. Ti nuk më tremb mua. Nuk më ke trembur dot asnjëherë. Më mbron e vërteta.

Berisha: Ti merresh me trillime dhe mashtrime…

Hoxha: I zgjidhim herës tjetër. Ti je hijeks i Azem Hajdarit…

Berisha: Ti ke qenë bashkëpunëtor i Haklajve. Ai është bashkëpunëtor bandash, krimesh.

Hoxha: Po po, jam…

Berisha: Po ti ke vrarë dëshmitarin. Ti je hjeksi i dëshmitarit.

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Tropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që  je kapur në Tropojë që je kërkuar q ë të marrësh me  vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.

Berisha: Natyrisht unë nuk dija asgjë se çfarë po ndodhte. Një njeri i dënuar dhe nga forcat e armatosura si agjendë është njeriu kryesor për këto negociata. Lidhur me deklarate shpifësit profesionit që është aty, kush është sharlatan…

Hoxha: Mos më co mesazhe të koduara mos më ço mesazhe të koduara. Ta njoh të gjithë skuadrën e killeave që ke mbrapa. Nuk me tremb dot. Herë tjetër kemi të tjera kusure për të zgjidhur bashkë. Nuk me ke trembuyar dot. Jo ti po as Meta, as Rama, as Nano...

Berisha: Vetëm gazetar nuk të marrë unë ty, ke qenë në bandën e Haklajve, të strehonin…

Hoxha: Ti lëviz me eskortë dhe me trup rojë, ndërsa unë lëviz me këmbë dhe tek kulla jote. Mos më krahaso mua me banditë, mos më fut, do shkosh si Pinoçeti në burg, dhe unë do bëj kronikën tënde ta premtoj. Ku ke e atë kasetën e Zenel Nezës, që e dërgove jashtë.

Berisha: Të gjitha bandat që kanë qenë në Shqipëri kanë marrë atë që kanë, ai është një halabak, një bish i Haklajve, është një turp i shekullit.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?