MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Arrestohet Presidentja e Koresë së Jugut për korrupsion dhe abuzime - Thesari

E Shtunë 01 Prill, 2017
Arrestohet Presidentja e Koresë së Jugut për korrupsion dhe abuzime

Korea-President-Park-Geun-Hye

Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye është arrestuar dhe futur në paraburgim në lidhje me një skandal korrupsioni që çoi në shkarkimin e saj.

65-vjeçarja u vendos në një qendër paraburgimi në jug të Seulit, pasi një gjykatë pranoi kërkesën për arrestimin e saj.

Ajo është akuzuar për lejimin e mikes së saj të ngushtë Choi Soon-sil që të përfitonte para nga kompanitë e biznesit në këmbim të favoreve politike, përfshirë dhe kompaninë Samsung.

Znj. Park, e cila u hoq nga detyra në fillim të këtij muaji, i ka mohuar akuzat ndaj saj. Ajo është e treta ish-presidente e Koresë së Jugut që arrestohet me akuza kriminale, raporton Yonhap.

Gjykatësi Kang Bu-ri i Gjykatës së Qarkut Qendror të Seoul, më parë lëshoi një urdhër për të arrestuar presidenten Park ndërsa ajo hetohej për ryshfet, shpërdorim të autoritetit, shtrëngimit dhe rrjedhjes së sekreteve shtetërore.

Seanca gjyqësore ndaj saj zgjati pothuajse nëntë orë. 

"Është e justifikueshme dhe i nevojshëm arrestimi i znj. Park pasi akuzat kryesore ishin të justifikuara dhe ekziston rreziku i prishjes së provave", tha gjykata në deklaratën e saj.

Në pamjet televizive Live u shfaq një makinë e zezë që e mbante atë në qendrën e paraburgimit pranë zyrës së prokurorit, ku ajo po priste vendimin.

Megjithëse ishte mëngjes herët, rreth 50 përkrahës të saj, protestonin me flamurin kombëtar në duar duke kërkuar lirimin e saj. Ata ishin aty për ta përshëndetur, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Prokuroria mund ta mbajë znj. Park në paraburgim deri në 20 ditë, deri sa akuzat të zyrtarizohen.
Nëse dënohet ajo mund të përballet me më shumë se 10 vjet burg.

Znj. Park ju hoq imuniteti presidencial dhe u shkarkua nga posti, kur Gjykata Kushtetuese la në fuqi një vendim të parlamentit për ta fajësuar atë.

Mikja e saj znj. Choi u akuzua gjithashtu për përdorimin e lidhjeve dhe miqësisë që ajo kishte me presidenten Park, për ti bërë presion kompanive që të jepnin miliona dollarë në donacione për fondacionin jo-fitimprurës (OJF) që kontrollohej nga ajo.

Znj. Park u akuzua se ka qenë e përfshirë personalisht në këtë aferë, dhe për të ndihmuar miken e saj ajo i ka dhënë asaj akses në nivele të papranueshme në dokumente shtetërore.

Gjyqtarët thanë se ish-presidentja kishte shkelur ligjin duke lejuar znj. Choi të përzihet në punët e shtetit dhe kishte shkelur udhëzimet për sekretet zyrtare me rrjedhjen e shumë dokumenteve.

Mikja e saj, znj. Choi dhe kryeadministratori i shoqërisë Samsung, Lee Jae-yong, gjithashtu i përfshirë në skandal, janë duke u mbajtur në të njëjtën qendër paraburgimi ku ndodhet presidentja Park. Ata janë gjithashtu duke u gjykuar veças.

Në këto momente, Hwang Kyo-Ahn, i cili ka qënë njëriu besnik i zonjës Park, është President i ngarkuar deri në mbajtjen e zgjedhjeve në 9 maj 2017.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?