MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Pushohen hetimet për faljen e detit Greqisë - Thesari

E Enjte 23 Mars, 2017
Pushohen hetimet për faljen e detit Greqisë

pakti-detar-basha-berisha

Akuzat për marrëveshjen e detit me Greqinë janë rrëzuar pasi Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-sekretarin e Përgjitshëm të Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, kryenegociator i marrëveshjes, kundëradmirali Kristaq Gërveni, dhe ish - sekretari i Përgjitshëm i ministrisë, Gazmend Turdiu. Tv Klan referon burime nga organi i akuzës, sipas të cilit personat në fjalë janë marrë në pyetje, por nga dëshmitë e tyre nuk janë gjetur element të veprës penale.

Marrëveshja u nënshkrua nga qeveria Berisha dhe u ankimua në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi atë për disa aspekte. Ndërkohë me ndryshimin e pushtetit, socialistët bënë kallëzim penal i cili duket se nuk ka prodhuar asgjë, duke bërë nul akuzën se është falur territor. Mbetet për t’u parë se çfarë peshe do të ketë ky vendim i prokurorisë në negociimin e marrëveshjes për së dyti, pasi vendimi i Kushtetueses mbetet në fuqi.

Është paradoksale gjithsesi që ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar marrëveshjen për probleme ligjore, të plotfuqmërisë së munguar të negociatorëve, organi i akuzës nuk gjen asnjë moment që ky lloj negociimi të ketë prodhuar falje territori. Mund të pyetet nëse vendimi i Kushtetueses ka ndonjë gjë përmbajtësore përtej aspektit formal që mund të ketë shkelje?

Prokuroria nuk pranoi të japë sqarime zyrtare për arsyet qe e çuan hetuesit  drejt këtij vendimi. Gjatë periudhës se hetimit u pyetën 11 anëtarët e grupit të cilët deklaruan se kishin respektuar ligjin se dhe marrëveshja nuk prekte ujërat territorialë shqiptare”, raporton Tv Klan.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?