Hulumtimet shkencore e kanë konfirmuar dhe hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve. Marrëdhëniet e rregullta seksuale në moshën e tretë mund të mbrojë femrat nga problemet e caktuara shëndetësore, mirëpo tek meshkujt mund të ndikojë jo mirë. Meshkujt e moshuar të cilët bëjnë seks më shumë se një herë në javë, rrezikohen shumë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Ndërsa gratë e këtyre moshave që thonë se e shijonin seksin, paraqitën rrezik të reduktuar të uljes së tensionit të gjakut. Rezultatet për femrat janë ashtu siç pritej ndërsa te meshkujt ishin befasuese”, - tha profesoresha e sociologjisë, Hui Liu, në Universitetin shtetëror të Michigan.
“Këto rezultate hedhin poshtë besimin e përgjithshëm se seksi u bën mirë të gjithëve. Më shumë rreziqe shfaqën ata burra që thanë se e shijojnë seksin”- shpjegoi Hui Liu.
Në studim u pyetën 2204 persona të moshave 57-85 vjeç. Të njëjtët u pyetën edhe 5 vjet më vonë. Ekziston një perceptim kolektiv se njerëzit e vjetër në moshë humbasin interesin për seks. Por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Studimet tregojnë që këta njerëz mbajnë një jetë seksuale aktive edhe në vitet e vonshme të jetës.
/Telegraf/