Shkencëtarët sugjerojnë se zakoni i keq që nuk ju linin ta bënit kur ishit fëmijë, është në të vërtetë i dobishëm për një shëndet të mirë.
Kërkimet e reja kanë zbuluar se të hash topthat e hundës mund ti sjelli shumë të mira shëndetit tuaj.
Shkencëtarë nga një numër universitetesh prestigjioze, përfshirë Harvardin dhe MIT, thonë tani se prindërit nuk duhet të dekurajojnë fëmijët e tyre nga pickimi i hundëve.
Ata pretendojnë se përdorimi i topthave mund të jetë i mirë për dhëmbët, si dhe shëndetin e përgjithshëm, pasi ato janë të mbushura me një "rezervuar të pasur të baktereve të mira".
Sipas kërkimit, botuar në revistën e Shoqërisë Amerikane për Mikrobiologji, topthat jo vetëm që mund të mbajne bakteret që mos ti ngjiten dhëmbëve duke i ruajtur ato të shëndetshme - por gjithashtu mund të ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë kundër infeksioneve të frymëmarrjes, ulçerave të stomakut dhe HIV.
Shkencëtarët tani janë në procesin e krijimit të një paste dhëmbësh sintetike dhe çamçakëzit të mukusit, në një përpjekje për të rikrijuar përfitimet e pabesueshme të topthave.
Original: nypost.com