MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

SKANDAL: Deputeti i Rilindjes, ish-gazetari Alfred Peza, ble 1.1 miliard lekë aksione në një bankë private (Dokumentat) - Thesari

E Premte 13 Janar, 2017
SKANDAL: Deputeti i Rilindjes, ish-gazetari Alfred Peza, ble 1.1 miliard lekë aksione në një bankë private (Dokumentat)

alfred_Peza

Alfred Peza, deputeti i Rilindjes, ish-gazetar, tashmë është një miliarder shqiptar me aksione në banka private.

Citynews nëpërmjet një investigimi ka zbardhur disa të dhëna mbi pasuritë e Alfred Pezës. Gazetari i kthyer në Rilindas në pak kohë deputet bëhet një aksioner i madh dhe nëpërmjet bashkëshortes të tij blen aksione në Bankën Credins.

Sipas kontratës të siguruar nga Citynews bashkëshortja e Alfred Pezës, zonja Mirela Ndini në vitin 2015, në datën 17 mars ka blerë 1% të aksioneve të Bankës Credins me vlerë 1.13 miliardë lekë.

Sipas dokumentave që ndodhen më poshtë (dok 1 dhe 2) kontrata e shitjes është bërë përpara noterit Julian Zhelegu, dhe zonja Mirela Ndini ka blerë nga shtetasi Aleksandër Pilo, 1% të aksioneve të Bankës Credins në vlerën 113 milionë lekë të reja ose 1.13 miliardë të vjetra.

Blerja e aksioneve më pas ka kaluar procedurat e tjera ligjore dhe zonja Mirela Ndini bashkëshortja e deputetit të Rilindjes Alfred Peza, është bërë aksionere ne Bankës Credin dhe sot pas gati një viti ka 0.79% të aksioneve të kësaj Banke. (Dok 5,6,7,8)

Alferd Peza miliarder nga vijnë të lekët?

Deputeti i Rilindjes në një periudhë të shkurtër nga një gazetar kthehet në një njeri që ble aksione me qindra miliona lekë. Në vetëm 18 muaj 4 apo 5 fishon pasuritë e tij. Por nga vijnë këto qindra milionë lekë që e bëjnë Pezën aksioner Banke?

Citynews verifikikoi deklarimin fillestar të pasurisë të deputetit Alfred Peza. Sipas të dhënave të siguruara nga OpenData Albania (dok 3 dhe 4) rezulton se deputeti Peza ka dy apartamente, në Tiranë dhe Durrës. Ai sipas deklarimit fillestar të pasurisë kur ka marë detyrën e deputetit rezulton të ketë 95 milionë lekë (të vjetra) kursime dhe disa kredi apo deryrime në vlerën 40 mijë euro. Më tej ai deklaron një tjetër llogari bankare sëeisht në emerin e bashkëshortes këtë herë në vlerën 130 milionë lekë të vjetra.

Këto janë të dhënat e publikuara nga OpenData Albania për deputetin Alfred Peza dhe bashkëshorten e tij Mirela Ndini (Peza).

Sipas të dhënave të publikuara por edhe dokumentave të siguruar nga Citynews.al rezulton se Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij nuk kanë pasur 1.1 miliard lekë (të vjetra) pasuri apo të ardhura monetare. Nga vetë deklarimi apo mbledhja e të gjithë të ardhurave apo detyrimeve sipas OpenData Albania rezulton se çifti Peza mund të kenë pasur të rreth 230 milionë lekë të vjetra të deklaruara në vitin 2013 kur gazetari Peza u bë deputeti Peza.

Ky deklarim pasurie bëhet një muaj pasi mer detyrën apo bën betimin si deputet. Pra pasuria e Alfred Pezës është deklaruar në muajin shtator 2013, si deklarim fillestar dhe më pas në janar të 2014. Blerja e aksioneve të Credins Banks që është sa 4 herë pasuria e deklaruar e Pezës dhe ngre shumë pikpyetje për të ardhurat e siguruara nga si deputet i Rilindjes.

Në një vit e gjashtë muaj Alfred Peza ka katërfishuar pasurinë e tij. Vetë kontrata e blerjes të aksioneve tek noteri flet për 1.13 miliardë lekë të vjetra, ndërsa pasuria e deklaruar vetëm 18 muaj më pas është 4 herë më pak.

/Citynews/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?