Deklarate e marshuesve
1. Policia ne Fier po ushtron presion ndaj familjeve te marshuesve duke u kerkuar qe te nderpresin marshimin.
2. Mirjeta Nasto, drejtoresha e shkolles Sotir Çapo ne Zharrez kercenon me te riun e marshuesve me perjashtim nga shkolla.
3. Ministria e Energjitikes genjen per vleresimet. Nuk eshte bere asnje vleresim. Shtepite (jo te gjitha) jane fotografuar nga jashte dhe kaq. Ministria nuk ja ka idene se cfare demesh ka cdo shtepi specifikisht. E sfidojme ti beje publike "vleresimet" e saj.
4. Kryeministri, Zv. Kryeministri, Ministri etj jane te ftuar te vijne ne Kavaje, apo te na bashkohen rruges per Tirane dhe te na tregojne zgjidhjen qe kane gjetur. Nese nuk e bejne, dmth qe nuk ka zgjidhje.
5. Marshimi yne nuk eshte prone e asnje partie. Marshojme vetem dhe vetem per shtepite tona.
Marshimi do vazhdoje deri sa te kemi zgjidhje. Nese nuk ka do te ngulemi ne Tirane dhe nuk shkulemi te gjalle deri sa te fitojme te drejten tone. Shtepite nuk na i ka falur asnje parti, i kemi ndertuar me gjak e djerse.
Nuk perkulemi me!
Sapo kaluan kryqezimin e Rrogozhines. Aktiviste, artiste dhe qytetare ju bashkohen rruges. Marshimi per drejtesi vazhdon. Jane te lodhur por te vendosur. #PerShtepiteJoPerPartite
Posted by Nisma #Thurje on Thursday, February 23, 2017