MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Mbahu Tiku. Mos e ha presionin amerikan - Thesari

E Premte 03 Shkurt, 2017
Mbahu Tiku. Mos e ha presionin amerikan

Artan-Hoxha

Ka te drejte kryeprokurori, ambasadoret e huaj i kane bere shantazh te madh, i kane kerkuar te arrestoje politikane te nivelit te larte te korruptuar, ose te inkriminuar.

Po si mund ta pranoje kete shantazh xhanem, si mund te arrestoje keta flori politikane qe mezi i kemi!!!!

Bah, po ku kemi politikane te korruptuar dhe te inkriminuar ne!!!

Ku marrin gje ata me zor, thjeshte cfare u dhuron populli vet.

Po kthehet dhurata mbrapsht!!!!

Mos na zhgenje Tiku, mos u terhiq!!!!

C’te duhet ty te arrestosh politikanet qe te kane sjelle aty!!

Ti je aty per te arrestuar popullin, aty me rri, popullit mos ja ndaj prangat se per te nuk te ben njeri shantazh….

Ja per shembull, pse budalla je ti te arrestosh kryeministra, ministra apo familjaret e tyre qe kane grabitur dhjetera milione euro nga OSHEE?!!!

Kurse popullin hallexhi qe s’ka kokerr leku te paguaje 50 mije leke te vjetra per dritat, e plas brenda si qen bir qeni qe eshte dhe s’te thote njeri plac.

Mire ja ben ketij qerrata populli se ashtu e meriton, merrja shpirtin, shtrengoja lakun… vetem politikanet mos i prek, aman mos i nga se mezi i kemi.

Lere c’thone ambasadoret, ata aq dine aq bejne….

Jo per gje por popullit i merr dhe ndonje bakshish ta nxjerresh nga burgu, politikaneve s’ke cfare u merr se te marrin ne qafe.

Ja pra, se nuk e ha presionin e ambasadoreve prokurori, prandaj i kemi burgjet plot me popull…

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?