MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Sistemi “Oktapod” i drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës, pema e keqe që ka prodhuar fruta të hidhura - Thesari

E Shtunë 18 Shkurt, 2017
Sistemi “Oktapod” i drejtësisë. Shkolla e Magjistraturës, pema e keqe që ka prodhuar fruta të hidhura

besim-dervishi

“Në qoftë se një gjykatës mendon se do të ishte më mirë dhe më e përshtatëshme për të që të heqë dorë nga gjyqtarë dhe të marrin pjesë në gara elektorale si kandidat i partive politike. Ose në qoftë se ai mendonë se vendi i tij në Parlament, i jepë më shumë prestigj, fuqi dhe rëndësi se zyra e gjyqtarit. Ai gjyqtar me dorëheqjen nga gjyqësori ka bërë një zgjedhje të pakthyeshme. Ai gjyqtar shihet pastër që ka qënë vegël e sistemit të korruptuar politik….” (Rosario Angelo Livatino-Magjistrat italian, ekzekutohet nga mafia më 21 Shtator 1990 pasi nuk pranoj të korruptohej nga pushteti okult)

Gati Tridhjetë vjet më parë në 10 Shkurt 1986 nisi proçesi  gjyqësor i njohur si “Maxiprocesso” dhe njëkohësishtë rrënimi i mitit fals të Cosa Nostra-s. Merita për këtë proçes supermadhështor i takon shefit të Prokurorisë së Palermos 66 vjecarit  Nino Kaponeto. Kaponeto e mori detyrën në vitin 1980 menjëher pas vrasjes së Kryeprokurorit të hekurt  Roko Chinici. Suksesi i këtij proçesit me të drejtë ju akordua Kaponetos sepse ai për herë të parë përdori disa manovra strategjike për luftën efikase ndaj krimit të organizuar. Kaponeto themeloj të ashtëquajturin “Pool Antimafia”.

“Pool” ishte nje struktur organizative e cila bazohej tek modeli i punës në grup. Një grup prej pesë ose gjashtë prokuror. Kjo mënyrë operimi kishte disa të mira. E para duke punuar në grup prej pesë ose gjashtë prokuror, zvogëlohej  rreziku i atentateve sepse përgjegjësia është e shpërndarë.  E dyta, puna në grup ka anën e mirë, sepse mund të rrihen mendime dhe  situata, dhe vendimet përfundimtare mund të ishin më produktive.  E treta, informacioni i mbledhur nga disa kanale grumbullohet në një dorë. E katërta,  zvogëlohet rrjedhja e informacionit sepse “Pool” ishte përbër nga persona të besuar. E gjithë strategjia e Kaponetos rezultoj gjeniale. Mafia mori një grusht të fuqishëm me të ashtëquajturin “Maxiprocesso”. Por Kaponeto nuk kishte parashikuar   hakmarrjen  e krimit të organizuar, e cila kulmoj me  ekzekutimin e dy legjendarëve të grupit të “Pool-it Antimafia”, gjykatësve  Falkone dhe Borselinos. Menjëher pas ekzekutimit të Falkones ai  teksa po dilte nga zyra në Romë i deklaroj gazetarit të RAI-t  ” E Finito Tutto” (Mbaroj Gjithcka). “E Finito Tutto” deklaroj i zverdhur Kaponeto. Por jo, Kaponeto gaboj, nuk kishte mbaruar gjithcka. Një ditë më vonë në shtypin dhe mediat italiane të rinjtë idealistë shpërthyen me slloganin ” Non e Finito Tutto Nino Caponneto” (Nuk ka mbaruar gjithëcka Nino Kaponeto). Idealistët nuk mjaftuan vetëm me sllogane. Mijëra të rinjë të cilët kishin për idhuj të tyre Falkonen, Borselinon, Kaponeton e të tjerë magjistratë u rregjistruan nëpër universitetet italiane në fakultetet e drejtësisë. Vitet 1992- 1996 rezultuan  vitet me indeksin më të lartë të rinisë italian të rregjistruar në fakultetet e drejtësisë. Synimi i tyre ishte vazhdimi i rrugës së Falkones dhe Borselinos atje ku ata e kishin lënë.

Për ironi të fatit jo shumë larg nga Italia në brigjet përballë ndodhej Shqipëria e cila në atë kohë kishte dal nga regjimi diktatorial dhe po inspironte për një regjim demokratik. Shqipëria kishte shumë probleme, ndërrmarjet shtetërore po mbylleshin me shpejtësi, mijëra shqipëtar të ngelur pa punë po largoheshin, kishte filluar privatizimi, ndërkohë qeveria e ardhur ishte betuar për reforma radikale. Një nga  sektorët që  flitej me të madhe për reform ishte dhe drejtësia. Ishte viti 1992 kur Qeveria e asaj kohe dhe Presidenti i vendit vendosen hapjen e “Kursit të Përshpejtuar”  6 mujor për të prodhuar  të  ashtëquajturit “Juristët e Plepave”. Ky kurs u kundërshtua fuqishëm nga ish- Kryeprokurori i Përgjithshëm Maksim Haxhia i  cili ishte zgjedhur  nga mazhoranca e kohës dhe u shkarkua po nga mazhoranca  me arsyen madhore se nuk u bë “kombure politike”.  Ja si do shprehej ai  ne interpelancën parlamentare mbajtur ditën e Hënë në datën 7 Shtator 1992 ora 17.00 në Kuvëndin e Shqipërisë: “…Dëshiroj të bëj të ditur përpara këtij Parlamenti, Presidentit dhe opinionit tonë publik, qëndrimin tim të prerë kundër mendimit regresiv  për krijimin e të ashtuquajturave kurse disamujore për përgatitjen e juristëve. Pranimi i kësaj do të thotë që të përdhunohet drejtësia dhe me vetëdije të çohet shoqëria në anarki…” ( Shih Libri 4, fq. 1387 – fq. 1692 si dhe  Libri 5, fq. 1693 – fq. 2012 botim i vitit 2009, si dhe adresën https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/11/4-1992.pdf). Edhe Ministri i Drejtësisë së asaj kohe Kudret Cela kundërshtoj me forcë hapjen e një kursi të tillë, bile Cela ka  bërë propozimin ndoshta më optimal për kohën, ja si thotë ai: “…Një variant që e zbut shumë këtë uri të madhe për kuadër aktualisht do të ishte ai që thashë: mundësisht të merren studentë të kurseve të larta nga Fakulteti i Drejtësisë dhe pse jo edhe nga kurset e larta të korrespondencës. Këta janë shumë më të mirë nga pikëpamja e formimit profesional në raport me ata studentë që janë me shkollë të mesme dhe i nënshtrohen një kursi të përshpejtuar 3-4 mujor….”( Shih Libri 4, fq. 1387 – fq. 1692 si dhe  Libri 5, fq. 1693 – fq. 2012 botim i vitit 2009, si dhe adresën  https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2015/11/4-1992.pdf). Kjo ishte njëra anë e rrënimit të sistemit të drejtësisë, ana tjetër fillojë kur fakulteti juridik u kthye në  qëndër  akomodimi për  fëmijët e  aristokracisë së re politiko-ekonomiko-financiare e cila dalë nga dalë po ngjizej. Nëse gjatë këtyre viteve të rinjtë italian pushtuan fakultetet juridike me idealin e vazhdimit të rrugës së magjistratëve heronj të vrare nga pushteti okult. Krejt ndryshe ishte me rinin shqipëtare, qëllimi i saj ishte katapultimi në sistemin e drejtësisë, sistem  që po kthehej në  një mekanizëm fitimprurës. Klasa e korruptuar politike katapultojë njerzit e saj në fillim në Shkollën e Magjistraturës pastaj në gjykatat dhe prokurorit e niveleve të ndryshme.

Shkolla e  Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë 

U krijua me Ligjin Nr. 8136, datë 31.7.1996  dhe zyrtarisht u hap më 9 Tetor 1997.  Siç rezultoj më vonë edhe kjo ishte një manovër. Shumë shpeshë fitues të kësaj shkolle rezultuan individ me përkrahje të fuqishme politike. Por edhe persona që mbështeteshin nga aristokracia e re ekonomiko- financiare si dhe klanet e fuqishme brënda gjyqsorit dhe prokurorisë. Këta gjyqtar u kthyen në protektor të pushtetit politiko- ekonomiko-mediatiko-financiar.  Cdo vitë në këtë shkollë zgjidheshin dhe akoma zgjidhen rreth 20 gjyqtar e prokuror,  shumica e të cilëve të lidhur me këto qarqe. Në ambiente të ngushta flitej se mënyra e  diferencimit të kantidatëve të cilët kishin mbështetje politiko-nepotiko- financiare  zakonisht bëhej tek provimi me gojë( zhvilloheshin dy provime një me gojë dhe një me shkrim, mënyra e operimit ishte sipas parimit  ” E zeza mbi të bardhë mbeten, kurse fjalët dhe mund ti marrë era). Sot gati njëzëtë vjetë pas prurjes së kësaj shkolle, vetë performanca si dhe statistikat flasin vetë.

Faktori ndërkombëtar por dhe shqipëtarët e thjeshtë janë zhgënjyer nga performanca e gjyqsorit. Ne vënde ku sundon pushteti okult, burgjet janë të mbushura me kryerës të veprave penale të intesitetit të ulët. Vjedhës ordiner ( të dënuar për vjedhje zarzavate), përdorues të lëndëve narkotike ( të dënuar për dy gr. kanabis), persona të përfshirë në konflikte të vogla apo sherre ordinere, persona të cilët kanë vjedhur një mender gomar. Me këta  njerez gjykatat tona  janë të zëna në punë. Shteti yne  i cili  ankohet se është i varfër, nga ana tjetër  i ka të mbushura burgjet me kryerës të veprave penale të cilëve duhet t’ju ishin shqipëtuar të ashtëquajturat  “Dënime Alternative” si “Puna në Dobi të Përgjithshme”. Paramendoni një “kriminel” i cili  ka vjedhur një thesë me ullinj, të dënohet tre muaj burg, kur thesi kushton 2000 Lek. Ndërkohë  për “kontributin” që ai të dënohej janë paguar tre gjyqtar, një prokuror, disa policë, është  harxhuar karburanti për transportimin e tij. Janë  harxhuar dritat dhe ujin e birucës për  90 ditë. I dënuari është ushqyer tre vakte  pa lek për 90 ditë, ështe harxhuar gjithë ajo bojë shkrimi, e të tjera shpenzime pa llogaritur traumën familjare të tij që shpeshë herë ka mbaruar me ndarje dhe shkurorëzime, braktisje te prindërve dhe fëmijëve. Po t’i mbledhim të gjitha këto shpenzime ato shkojnë disa miliona lekë të vjetra. Ndërsa nga ana tjetër lirohet eksponent të fuqishëm të krimit të organizuar. Në ka përkufizim i cili i shkon për shtatë kësaj shkolle   është ai i profesorit të shquar të së Drejtës Romake, kroatit Ivo Puhan; “Pema e keqe prodhon fruta të hidhura”. Në rastin më të mirë kjo pemë duhet lënë të thahet dhe më të keqin duhet prerë.  

Faktori ndërkombëtar kohët e fundit u angazhua në një reform e cila do clironte gjyqsorin nga kthetrat e mafias politike dhe pushtetit okult i cili kontrollon pushtetin politiko-mediatiko-gjyqësoro-ekonomiko-financiar. Kjo reformë është për t’u përshëndetur, por për fat të keq  ajo akoma vazhdon të mbështetet tek marrja e prurjeve  nga Shkolla e Magjistraturës dhe  nga Sistemi  aktual i Drejtësisë, ndërkohë që duhet të zgjerohet duke thithur prurje të reja nga juristë të diplomuar nga shkollat perëndimore. Ja disa nga nenet të cilat na japin një tabllo më të qartë: Neni 117. Verifikimi dhe vlerësimi paraprak i kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga avokatia dhe kushtet për t’u zgjedhur. Pika d) të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë pune në profesionin e juristit, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesionin e avokatit pa ndërprerje. Neni  209 pika 6. Kandidatët për inspektorë, të cilët nuk janë magjistratë, duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme: germa  c) në kohën e kandidimit, të kenë përvojë pune si jurist, të paktën 15 vjet. Neni 221. Kushtet dhe kriteret për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit (KED) dhe proçedurat e përzgjedhjes. Germa d) magjistrati ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Pra është shumë e qartë se prurjet e reja do zgjidhen nga “Kazani i vjetër” i Sistemit të Drejtësisë. Se sa  i pavarur është  sistemi i drejtësisë këtë e tregojnë faktet se pas vitit 2001 S. Berisha, F. Nano, I.Meta, E. Rama kantiduan për deputet të ashtëquajtur “persona të fortë”, ish- Drejtora Policie, ish- Drejtora Dogane, ish- Prokuror, ish- Gjykates. Edhe në vende demokratike ka ndodhur që një ish gjyqtar të kaloj në politik. Si ish Kryeprokurori i Neë York-ut Xhuliani, ideatori i shkatërrimit te Cosa Nostra-s, ish- prokurori Tomas Lui tre herë senator, ish- gjyqtari Di Pietro ideatori i operacionit “Tangetopoli”, operacion i cili rrenoj sistemin e kalbur politik Italian. Por nëse në Shqiperi punonjsit e drejtesisë u emeruan ne poste te larta drejtuese si shperblim per suportin që i kishin dhënë politikës. Ne Itali dhe USA, Tomas Lui, Xhuliano dhe Di Pietro ishin ideator të një levizje e cila synonte moralizimin e politikes, këtë radhë duke marre pjesë brënda saj dhe kishte si qëllim final futjen në burg të amoralve në politik.

Për goditjen e tentakulave të “Oktapodit” në drejtësi, por dhe për thyerjen e aleancës së fshehtë midis mafies politike, të ashtëquajturve biznesmen të cilët kontrollojnë pushtëtin ekonomiko-financiar, pushtetit gjyqësor si dhe pushtetit mediatik ka vetem nje rrugë: Reforma radikale dhe të thella brënda sistemit të drejtësisë. Dhe kjo kalon nëpër keto pika:

1. Abandonimi i sistemit Interkontinental Europian dhe kalimi në  një sistëm të Përzjerë me tipare  Anglo Saksone.  Me pakë fjalë gjyqtarët dhe prokurorët  pasi të kenë kaluar filtrat e nevojshëm verifikues nga agjencitë ligjezbatuese të zgjidhen për një mandat 4-5 vjecar nëpërmjet një gare elektorale   njëlloj si deputetet e Kuvendit Popullore.

2. Të aplikohet provimi i Jurisprudencës. Ky provim ju lejohet vetëm atyre të cilët kanë kryer Fakultetin e Drejtësisë të barazvlefshëm me ciklin katër vjecar ose të kenë Master të Nivelit të Dytë. Provimi i Jurisprudencës duhet të përbëhet nga tre provime të fushave penale, civile dhe ndërkombëtare.

3. Të reformohet Shkolla e Magjistraturës.  Kjo shkollë duhet të pranoj në radhët e saj individë të cilët kanë një arsim juridik të ciklit katër vjecar ose të kenë Master të Nivelit të dytë. Në skemën e pranimit duhet të merren parasysh mesatarja e fakultetit, mesatarja e masterit, mesatarja e provimit të jurisprudencës. Si dhe gjyqtari duhet të ketë fituar garën elektorale.

4. Të shkrihet KLD.  Gjyqtarët dhe prokurorët të zgjedhin cdo katër vjetë një organizëm në mënyrë autonome.

5. Trupi gjykues të jetë  i sistemit “Porot” të zgjidhet ne mënyrë të rastësishme nepermejt telefonave nga pjestar të komunitetit vëndas të cilët nuk janë gjyqtar por me profesione të ndryshme si mesues, psikolog, intelektual, pensionist. Qytetari i përzgjedhur duhet të kalojë nëpër filtrat e agjencive ligjëzbatuese për verifikimin e pastërtis së figurës. Trupi i porotës përbëhet zakonisht nga 30 persona të cilët degjojnë, drejtojnë pyetje gjatë seancës kryesore gjyqesore dhe në fund terhiqen në dhomën e fshehtë për të vendosur me shumicën e votave nëse  i pandehuri është fajtor ose jo. Nëse vendosin për fajsin e tij, gjyqtari kryesor i cili është profesionist cakton lartësin e dënimit. Gjyqtari profesionist  ka dy detyra dirigjon seancat gjyqësore dhe cakton lartësin e dënimit. Minimizimi i korrupsionit në këtë variant është optimal.

6. Duhet te ndryshoj Kodi Penal i cili parashikon termin  “Grup i Strukturuar Kriminale” koha ka ndryshuar me plot gojen kudo flitet per termin “Mafia Politike”.

7. Në Shqiperi duhet të aplikohen  ligje të tipit “41 BIS” i cili j’u referohet vuajtjes së dënimit të bosve mafioz nëpër burgje si dhe politikanëve të korruptuar.

8. Duhet të aplikohet  ligji i “Të  Penduarve” .

9. Duhet të sekuestrohen pasurit e krimit të organizuar dhe mafies politike, kjo jo vetëm të shefit të bandës por edhe të vëllait, motrës, prindërve, bashkëshortit, kushërinjëve, vjerrit, kunetërve, xhaxhallarve, dajove, hallove, tezes, shokëve.

10. Të hapet “Shkolla e Hetuesisë”. Një nga shkaqet i cili  gjykatave shqipëtare ja u bënë punën më të lehtë për të liruar nga burgu figura të njohura të botës së krimit. Eshtë puna joprofesioniste e OPGJ sic quhet sot ose Hetuesisë. Këta duke mos dokumentuar provat cojnë uji tek mulliri i gjykatësve të korruptuar.

Ligji aktual i drejtësisë është për tu përshëndetur si një hap përpara. Por më optimalia do të ishte aplikimi i sistemit Anglo-Sakson. Unë kamë besim se edhe Shqiperia do të lindin një Falkone dhe një Borselino, sepse ky vend nuk është vendi që u kendohet hajdutëve, kacakëve apo djemëve te zotë të cilët  në gjuhën popullore quhen “Bij Kurvash”.  Ky vendë është vëndi i shqiptarëve!

/fb.com/besimklodiana.dervishi/

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?