U linda dhe u rrita “i pabesë”, i “pagëzuar” me këtë emër nga pushteti i shtetit tim.
I pabesë sepse jam patriot dhe dua atdheun tim.
I pabesë sepse punoj me djersën time pa i hyrë në hak asnjë individi apo pasurie publike.
I pabesë sepse zbatoj ligjet e vendit tim.
I pabesë sepse dënoj çdo krim ordiner apo politik.
I pabesë sepse nuk adhurova komunizmin.
I pabesë sepse besova që shteti postkomunist do të ishte kombëtar duke punuar në interes të shtetasve të vetë përfshi edhe çamët.
I pabesë sepse nuk bëj zë kur vidhet prona publike apo fondet publike.
I pabesë sepse nuk bëj zë kur shteti im nuk mbron shtetasit e vetë ne Greqi, Itali apo kudo.
I pabesë sepse nuk bëj zë kur shteti im 2 herë “shiti” ujërat e detit Jon.
I pabesë sepse nuk bëj zë kur vidhet vota ime.
I pabesë sepse nuk bëj zë kur pushtohemi dhe nga te vdekurit.
Po, jam i pabesë i besimit të pushtetit.
Falë te “pabesëve” kemi pushtet te “besës”i cili sundon të “pabesët”.
Pushtet besnik i karrikes së vetë dhe atyre qe i ndihmojnë për këtë karrike.
Pushtet besnik i pabesisë ndaj shtetasve dhe popullit të vet.
Pushtet besnik i hajduterisë.
Pushtet besnik i tradhëtisë.
Më kujtohet shprehja “çam i pabesë” pas gjyqit te Teme Sejkos si tradhtarë të Partisë pushtetit.
Ndërsa sot të pabesët janë shtuar edhe me tropojanë te pabesë sepse s’duan t’u shkatërrohet Valbona, sot kemi myzeqarë dhe elbasanllij të pabesë që nuk duan të djegin plehrat e fqinjëve në tokën Shqiptare, kemi edhe permetarë te pabesë te cilët nuk pranojnë pushtues te vdekur, kemi Shqiptarë te pabesë që duan integritet territorial.
Pra, kemi një popull të “pabesë” dhe pushtet i cili për gati një shekull akuzon për pabesi këdo që mendon ndryshe apo lufton për dinjitet që nga Zogu që shiti Shën Naum-in dhe deri te Berisha dhe Edi qe shitën detit.
I madhi Konica thotë për ne të “pabesët”:
“Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë”.