MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kjo vajzë e bukur po kërkonte një burrë të pasur. Përgjigja që mori nga një bankier s'kishte çmim - Thesari

E Dielë 30 Mars, 2014
Kjo vajzë e bukur po kërkonte një burrë të pasur. Përgjigja që mori nga një bankier s'kishte çmim

This-Pretty-Girl-Was-Seeking-A-Rich-Husband

Ja çfarë shkruante një vajzë në një forum takimesh në kërkim të një burri të pasur:

Dua të jem e sinqertë për atë që do them këtu. Unë mbush 25 vjeç këtë vit. Jam shumë e bukur, kam stil jetese dhe shije të mira. Do doja shumë që të martohesha me një djalë që ta ketë pagën vjetore 500 mije dollarë ose më shumë. Mund të mendoni se jam e babëzitur, por me një pagë vjetore prej 1 milion dollarësh sot në New York konsiderohesh klasë e mesme.

Kështu që kërkesa ime nuk është aq e madhe. A ka ndonjë nga ju në këtë forum që ka të ardhura prej 500 mije dollarësh në vit? A jeni të gjithë të martuar? Doja tju pyes: çfarë mund të bëj unë për tu martuar me një person të pasur si ju?

Nga personat që jam shoqëruar ose kam pasur lidhje, më i pasuri e ka patur rrogën 250 mijë dollarë në vit, dhe me sa duket kjo është maja më e lartë që mundem të kap. Por nëse dikush don të shkojë të banoj në një zonë rezidenciale të kushtueshme në perëndim të New York City Garden, 250 mijë në vit nuk mjaftojnë.

Jam këtu me përulësi për tju drejtuar disa pyetje juve:

1) Ku dalin pjesa më e madhe e beqarëve të pasur? (Ju lutemi me dërgoni një listë me emrat dhe adresat e bareve, restoranteve, palestrave)
2) Cilin grup moshe duhet të synoj?
3) Pse shumica e grave të pasanikëve janë mesatare në pamje? Unë kam takuar disa vajza që nuk janë as të bukura dhe as interesante, por prap kanë arritur të martohen me djem të pasur.
4) Nga e përcakton një djalë i pasur se kush mund të jetë gruaja e tij, dhe kush mund të jetë vetëm e dashura? (objektivi im tani është të martohen)

Faleminderit
Znj Bukuroshe

Dhe ja përgjigja filozofike nga Drejtori Administrativ i bankës JP Morgan:

E nderuar Znj Bukuroshe,
E lexova shkrimin tuaj me interes të madh. Mendoj se janë të shumta vajzat të cilat kanë pyetje të ngjashme si tuajat. Ju lutem më lejoni të analizoj situatën tuaj si një investitor profesionist.

Të ardhurat e mia vjetore janë shumë më tepër se 500 mijë dollarë në vit, dhe kjo e plotëson kërkesën tuaj, kështu që mendoj se çdokush këtu beson se nuk duhet të humb kohë në këto kushte. Por nga pikëpamja e një biznesmeni, do ishte shumë vendim i keq për tu martuar me ju. Përgjigja është shumë e thjeshtë, kështu që më lejoni t'jua shpjegoj.

Duke lënë mënjanë detajet, ajo që po përpiqeni të bëni ju është një shkëmbim i "bukurisë" me "paratë": Personi A ofron bukuri, dhe Personi B paguan për të, thjesht shkurt dhe shqeto fare. Megjithatë, ka një problem vdekjeprurës këtu, bukuria juaj do të venitet, por paratë e mia nuk do zhduken pa ndonjë arsye të fortë. Fakti është se, të ardhurat e mia mund të rriten nga viti në vit, kurse ju nuk mund të bëheni më e bukur vit pas viti.

Për këtë arsye nga pikëpamja e ekonomisë, unë jam një aset i çmueshëm, ndërsa ju jeni një aset i amortizueshëm. Dhe këtu nuk flitet per amortizim normal, por për zhvlerësim eksponencial. Nëse bukuria është aseti i vetëm që keni, vlera juaj do të jetë shumë më e ulët mbas 10 vjetësh.

Nga termat që përdorim këtu në Wall Street, çdo tregtim e ka një pozicion, dhe takimi me ju është thjesht një "pozicion tregtie".
Nëse vlera e tregut bie ne e shesim investimin dhe nuk është aspak ide e mirë ta mbash atë për afate të gjata - dhe e njëjta gjë vlen edhe per martesën që ju po kërkoni. Mund të duket mizore për ta shpjeguar në këtë mënyrë, por për të marrë një vendim që të quhet i mënçur asetet me vlerë të madhe amortizimi ose shiten ose jepen me qera.

Çdokush që ka të ardhura vjetore mbi 500 mijë dollarë nuk është aq budalla; ne vetëm do dilnim ose mund të shkonim me ju, por jo për tu martuar. Unë do ju këshilloja që ta harroni dhe mos humbni kohën për të gjetur kleçka se si të martoheni me një djalë të pasur. Dhe për më tepër, ju këshilloj të përpiqeni të arrini vet një rrogë vjetore mbi 500 mijë dollarë. Kjo ka më shumë shance për tu arritur se sa të gjeni një budalla të pasur.

Shpresoj që kjo përgjigje tju ndihmoj.

Nënshkruar,
J.P. Morgan CEO

Mendimi juaj
30 Mars, 2014 01:47 UTC
edi
E bukur kjo
30 Mars, 2014 21:43 UTC
KRITIKU
e BUKUR QENKA VERTET POR SHUME BUDALLAQE!
16 Mars, 2015 22:28 UTC
Bunjamin imeri
Po kjo vajza ka te drejt se qdo kush menon me mir ndrsa aj biznismeni e ka shpre mendimin e tij por ket vajzen nuk munet me pas qysh mendon aj mua nese me pelqen pranoj
24 Gusht, 2015 14:28 UTC
ida
per te qene e bukur esht po .......... e ka ul veten me kte gje qe ka bere, pastaj ne jete nuk ka rendesi vetem paraja por dashuria
24 Gusht, 2015 14:28 UTC
ida
per te qene e bukur esht po .......... e ka ul veten me kte gje qe ka bere, pastaj ne jete nuk ka rendesi vetem paraja por dashuria
24 Gusht, 2015 14:28 UTC
ida
per te qene e bukur esht po .......... e ka ul veten me kte gje qe ka bere, pastaj ne jete nuk ka rendesi vetem paraja por dashuria
Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?