Dushi freskon dhe ka një efekt gjenerues, por kur transformohet në një takim dashurie, kënaqësia është e dyfishtë, sepse ndihmon në krijimin e intimitetit. Ja disa ide për t’u ndjerë më seksi nën dush.
Përgatit atmosferën
Uli dritat dhe krijo një ambient relaksues që do të ndihmojë të largosh mendimet e ditës dhe të favorizosh emocionet erotike.
Largo vapën
Vaji esencial i mentes apo eukaliptit janë të këshillueshëm për ata që vuajnë nga djersitja, por njëkohësisht ndikojnë edhe ne humorin e mirë.
Vajrat aromatikë
Përgatit një vaj aromatizues për një masazh të nxehtë. Mjaftojnë disa pika vaji esencial, përzjerë me vajra vegjetal: i mrekullueshëm është vaji i kokosit, avokados ose orizit.
Ndriçimi
Dritat përbëjnë një element të rëndësishëm për një mbrëmje romantike. Ndizni qirinj dhe aromatizues, perfekt edhe kundër mushkonjave. Si alternativë, ndriçoni dhomën ngjitur dhe lëreni derën gjysmë të hapur.
Në hotel
Flini larg shtëpisë për të ndezur fantazinë dhe për t’ju larguar rutinës. Sapo hytë në hotel? Futuni në dush, është një mënyrë e mirë për t’u freskuar dhe për të rikuperuar orë të tëra pasioni.
Sapunët
Të laheni së bashku është seksi dhe ndikon në intimitetin e çiftit. Zgjidhni një sapun me aromë të veçantë dhe sensuale.
Lojërat erotike
Lojërat erotike të ujit stimulojnë dëshirën dhe e fusin çiftin në një atmosferë të veçantë. është rasti për t’i bërë një dhuratë speciale partnerit.
Masazhi i nxehtë
Përdor një sfungjer të burë për të masazhuar trupin e partnerit nga kavila tek koka. Mos u ngusni dhe dedikojuni çdo pike të trupit.
Muzika
Çfarë mendon për një kolonë zanore të dedikuar? Përgatit një listë të këngëve të preferuara. Do të surprizohet.