Meshkujt dallojnë nga femrat, nuk kanë shumë zona erogjene. Mirëpo, në trupin e tyre ekzistojnë pika magjike që ndryshe nga sa kujtohet, asnjëra prej tyre nuk gjenden nën bel! A dini ku janë?
Pos thithkave, kërthizës, testikujve dhe, natyrisht, krenarisë mashkullore, në trupin e mashkullit ekzistojnë pika të cilat mund të shkaktojnë shpërthim epshi.
Për puthjet
Fjala është për qafën e tij, e cila fsheh zonat më të fuqishme dhe të cilat, ndersa preken, puthen apo së paku kafshohen butësisht mund të kenë efekt te papare.
Dëshironi të provoni trukun më të vjetër i cili vërtet eksiton: ‘sulmoni’ qafën e tij. Pas puthjeve në buzë ndryshoni drejtimin dhe shkoni drejt qafës, më saktësisht në rajonin nën veshë. Puthjet në këtë pjesë janë shumë të zjarrta dhe joshëse dhe konsiderohen zona më të fuqishme erogjene.
Për prekjet
Majat e mollëzave të cilat kalojnë ngadalë mbi trupin e femrave paraqesin kënaqësi të vërtetë. Mirëpo, të njëjtin efekt e kanë edhe tek meshkujt, posaçërisht në pjesën e qafës. Dëshironi të provoni këtë truk, përdorni imagjinatën dhe filloni aksionin, gjithnje butesisht.
Kur përqafoni mashkullin dhe filloni ta puthni, me maja të gishtave ngadalë kaloni nëpër mesin e qafës së tij, madje nga zverku e më poshtë. Kjo prekje e butë është shumë e fuqishme, posaçërisht nëse kombinohet me pikën e parë.
Për kafshim të butë
Të kafshuarit butësisht është akt shumë i zjarrtë, ndërkaq në afshin e marrëdhënieve seksuale spontanisht i përdorin të gjithë. Mirëpo kafshimet e buta bëjnë magji në qafën e mashkullit prandaj provoni këtë teknikë të mirë të vjetër për trazimin e afshit.
Filloni nga pika 2, pastaj kaloni në pikën 1 dhe për finalen e madhe përdorni dhëmbët. Fundin e qafës dhe pjesën e supeve kapni me dhëmbë pastaj kapeni lëkuren derisa ta ndiejë. Kënaqësia që e ofron ky truk, në shikim të parë i parëndësishëm, është e paharrueshme për meshkujt.