MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Kur karakteri i një personi përfaqëson dinjitetin e një populli. - Thesari

E Dielë 24 Dhjetor, 2017
Kur karakteri i një personi përfaqëson dinjitetin e një populli.

rama-obama-meeting

E mbani mënd këtë karagjozin që keni zgjedhur Kryeministër si hiqej kur ishte çështja e Lëndëve Kimike Siriane? Hiqej sikur konsultohej me Ambasadën Amerikane çdo ditë dhe mbante konferenca shtypi çdo orë duke na treguar se ai gjoja si patriot i mirë e kishte kuptuar se interesat tona kombëtare janë të lidhura ngushtë me Amerikën, kështu që duhej ndihmuar aleati ynë strategjik ta kalonte atë situatë. Dukej sikur kishte bërë zgjedhjen e duhur, por në fund me sebepin që ai respekton zërat e protestuesve (që në fakt nuk përfaqesonin popullin) u dorëzua duke e shitur sikur i dhëmb barku për popullin e varfër që do helmohej nga amerikanët. Në fakt atij ju dha urdhër nga ata që e vunë në atë karrike që ta linte atë muhabet e të dorëzohej nga frika se mos e rrëzonin nga karrikja dhe i shkonte dem investimi atyre që e kishin ulur aty. 

Po për Reformën në Drejtësi a e mbani mënd po të njëjtin karagjoz si hiqej... sikur çdo gjë ai e bënte sepse ashtu thonin amerikanët? Biles, tamam si ai qurraveci i lagjes që s'ka bythë vet, por shet mënd me trimin e lagjes që e mbron, bërtiste "...s'keni parë gjë akoma se ç'ka për t'ju gjetur po nuk bët ashtu siç duan amerikanët"? Aq vrull mori trimi ynë sy paepur, saqë nuk la stacion TV në botë pa dalë, deri tek CNN, me hundën lart e gjuhën poshtë, i sigurtë se ai dhe aleatët e tij amerikan nuk kishte forcë në botë që ti thyente. Në fakt, e gjitha ishte nje prapaskene dhe maskaradë politike prostitutash dhe kodoshash, ku kodoshët ishin George Soros me Hillary Clinton dhe prostituta ishte ky karafili ynë me emrin Edi Rama që ju populli im e vendoset t'ju përfaqësonte. 

Mirëpo punët nuk shkuan ashtu siç donin kodoshet, dhe as ashtu siç donte prostituta, të cilës i kishin premtuar se do e bënin drejtuese të shtëpisë publike. Dhe shyqyr që nuk shkuan ashtu, sepse do ju kishin kthyer të gjithëve në prostituta. Por ajo që doli në pah ishte se prostitutës tonë udhëheqëse që na hiqej si virgjëreshë e dashuruar me patriotizmin dhe ndershmërinë, i ranë brekët në rrugë dhe i dolën hallatet. Bashkë me to i plasi në dorë edhe besa që thoshte se i kishte dhënë amerikanëve, që në fakt nuk ishin për shtetin dhe interesat e Amerikës, por për interesat e një grushti globalistësh liberal, që për parà dhe pushtet donin të mbërthenin gjithë botën në dorë, duke mbajtur në pushtete prostituta tip Rama. 

Por në fushë luante edhe pasardhësi i Sulltanit, xhaxhi Erdogan, i cili donte ta bënte për vete prostitutën tonë joshëse që të punontë edhe për të. Pasi e ftoi në haremin e tij dhe pasi i numëroi të gjitha pasuritë dhe të mirat që kishte dhe që e prisnin, i dhuroi në shenjë simbolike edhe një palë brekë të reja me gjysëm hëne me yll në mes. Dhe momenti erdhi që prostituta duhej të dilte në punë. Semafori ishte hapur në Asamblene e OKB, ku Turqia dhe Jemeni ishin iniciatorët e resolutës fletërrufe ndaj SHBA-së për spostimin e selisë së Ambasadës Amerikane në Jeruzalem, duke e njohur atë si kryeqytet të Izraelit përfundimisht. Dhe prostituta e kreu me sukses misionin. Hoqi brekët dhe hodhi votën, me një të shkelur të syrit dhe disa të holla nga Sulltanët.

Unë nuk e di si do të votonte kryeministri ynë nëse ajo vota në OKB do ishte për njohjen e Kosoves si shtet i pavarur, por unë di diçka tjetër. Kam dëgjuar se si popull i ndershëm i përgojoni shumë vajzat e reja që shesin dinjitetin dhe trupin e tyre për një xhiro me makinë të bukur, apo për një darkë me karkaleca, apo për një gotë verë në motelet e periferisë. Unë ju sugjeroj të qepni gojën e mos i shani më, sepse ato janë vajza të varfëra në limitet e jetesës dhe duan të jetojnë sikur edhe dy orë të jetës së tyre mizerabël si njerëz. Duan të mbushin barkun, të vishen, të çojnë fëmijët në shkollë, të paguajnë qiranë e shtëpisë, në një shtet ku shteti nuk ofron asgjë tjetër përveçse rrugës, drogës dhe krimit, në çdo qelizë të tij. Ato vajza e gra nuk janë budallaqe. Ato e dijnë shumë mirë atë që bëjnë. Ato e dijnë që është një ëndërr e gënjeshtërt, por janë të detyruara ndonjëherë edhe të zgjohen në krevat me ariun e malit, por të ngopura e të veshura në mëngjes. Mos i shani më! Mos i ndëshkoni me fjalë të renda! Mos i merrni më nëpër gojë ato të gjora, ndërkohë që krye kurvën e keni në kryeministri.

fb/jvasili

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?