MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Pse vagina bën zhurmë gjatë seksit - Thesari

E Shtunë 20 Gusht, 2016
Pse vagina bën zhurmë gjatë seksit

vagina

Nganjëherë, edhe kur afshi shpërthen aq shumë, mund të ndodhin gjëra jo aq të këndshme. Ekspertët thonë se është diçka normale; mos u trembni!

Ndodh që gjatë marrëdhënieve intime, vagina të lëshojë tinguj të ngjashme me gazrat trupore. Por nuk duhet të shqetësoheni: Kjo është diçka që ndodh zakonisht, dhe nuk ka të bëjë me gazrat e sistemit të tretjes.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një masë ajri e cila hyn brenda vaginës, dhe më pas për shkak të presionit që ushtrohet në vaginë del duke lëshuar një zhurmë të mbytur.

Ekspertët shpjegojnë se këto zhurma mund të ndodhin kurdoherë, dhe është diçka krejt e zakonshme, pasi masat e ajrit mund të hyjnë në çdo moment brenda vaginës.

Megjithatë, ka disa situata në të cilat ka më shumë gjasa që kjo të ndodhë: gjatë stimulimit me gishtërinj, penetrimit të penisit, lodrave të seksit, të cilat e shtyjnë ajrin të hyjë.

Kur je e eksituar, hyrja e vaginës zgjerohet, duke e bërë më të thjeshtë daljen e masave të vogla të ajrit.

Ato nuk kanë erë të pakëndshme dhe nuk duhet të shkaktojnë turp sepse janë absolutisht normale. Edhe virgjëreshat mund të lirojnë gazra vaginale.

Çiftet e ndodhura në këto situata, zakonisht i kalojnë me buzëqeshje dhe humor.

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?