MENU
Thesari.com © 2001 - 2024

Ptuuuu farë e keqe, edhe në varr doni ta merrni me vete këtë popull. - Thesari

E Shtunë 04 Shkurt, 2017
Ptuuuu farë e keqe, edhe në varr doni ta merrni me vete këtë popull.

Artan-Hoxha

Korporata e miliarderëve, latifondistëve, ndërtuesve, pronarëve të hoteleve dhe vilave turistike etj, reagon se i është prekur dinjiteti..., pse i kanë refuzuar nja 20 kokrrave vizën amerikane.

Po ju nuk u duhet hequr viza, këtë e keni sorbetto sa për shpëlarje. Juve u duhet hequr pasuria, diamantet që mbani në duar e qafë, makinat luksoze dhe vilat në bregdet.

Po ku keni dinjitet ju, që e keni masakruar këtë popull për 25 vite. I vodhët pronat, tokat e kullotat, shtëpitë prej qerpiçi e kullat në Alpe, u vodhët lopën në haur dhe pulat në kotec. I futët në vëlla-vrasje, u shkatërruat familjet dhe jetën. Nuk latë fakir e hallexhi, nga jugu në veri pa i plasur në burg si kriminelë, dhe nuk latë kriminel e hajdut, nga Konispoli në Vermosh pa i liruar nga burgu si gjynafqarë. Për çfarë dinjiteti flisni ju mor të pafytyrë?!

Po si ju thah gjuha dhe nuk e ngritët njëherë zërin për kolegun tuaj që e masakruan në mes të Vlorës, ditën për diell. E harruat Skerdilajd Konomin si një trung të djegur nga mafia e pronave, pse fitoi pronën e trashëguar në Gjirin e Lalzit.

Po ç'dinjitet keni ju, kur liruat nga burgu vrasësit e Gërdecit dhe 21 Janarit, kur votuat alla-manita 5-0 për të nxjerr pa lagur atë që del dhe u mbron sot nga mëngjesi në darkë.

Çfarë ligji keni zbatuar ju, kë politikan kusar dhe qeveritar hajdut dënuat ju? Kujt nga këta që u morën nga kursi i Plepave dhe u bën zëngjinë, i treguat burgun?

Ndërsa popullin, e ropet përsëgjalli, ia morët gjithçka kishte. Edhe qindarkën e fundit, edhe jetën ia morët. I treguat derën e burgut edhe për një faturë dritash të papaguar, kushtonte sa mëngjesi juaj. Katilë e xhahilë, të pafytyrë dhe të pacipë, matrapaz edhe kusarë si jeni, edhe pikën e fundit ia thithët si shushunja këtij vendi.

"Nderi", "burrëria", "dinjiteti" dhe "integriteti" juaj u prekërka pse u hoqën mundësinë të harxhoni përtej oqeanit një qime bythe nga pasuria juaj.

Ai, apo ata që u kanë premtuar se do t'ju kalojnë pa lagur nga kjo furtunë, ju kanë mashtruar. Këtë radhë nuk keni derman, as ju dhe as ata.

Ulni kokën si të menderosur dhe nxirosur që jeni, vrisni mëndjen si do e shpëtoni pasurine tuaj, se te dera po u troket ai që s'ja u pret mendja...

Ptuuuu farë e keqe..., edhe në varr doni ta merni me vete këtë popull.

fb/artan.hoxha.900

Jep një mendim
Komentet publikohen direkt pa censurë. Mundohuni ti përshtateni etikës së komunikimit.*
* Administratori rezervon te drejten per te edituar ose fshire komentet
Do a marri Berisha apo do e mbaje Basha drejtimin e PD?